Përgjimet, Rama: Dosja është mbajtur në sirtar për ditë të zeza, shantazh politik dhe maskarallëk. Gazetës së huaj i shkoi llokum

7 Qershor 2019, 21:45Politika TEMA

Nga Kuçova, kryeministri Edi Rama komentoi sërish deklaratat e Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Rama tha se kjo çështje është mbajtur në sirtar për një ditë të zezë të partisë tjetër, dhe për t’u përdorur më pas politikisht.

“Dëgjova Prokuroren e Krimeve të Rënda, e cila bëri një panoramë të përgjimeve, është e mjaftueshme për të parë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. 

Ndërkohë, kjo çështje duhet të kishte përfunduar dhe çdo fajtor të ishte dënuar.

Kjo çështje është mbajtur në sirtar  në një ditë të zezë të partisë tjetër, për t’u përdorur si shantazh si muhabete për të çorodituar  dynjanë me muhabete që duhen hetuar.

Mjafton të dish atë që e dijnë të gjithë.

Është nxjerrë dosja për propagandë politike në vend që të hetohen fajtorët.

Ajo që është më e rënda është fakti që ky maskarëllëk bëhet jo vetëm për të sulmuar qeverinë po për të përbaltur Shqipërinë në sy të gjithë ndërkombëtare.

Gazetës së huaj i kanë shkuar llokum për të treguar se është mafia në pushtet. Nuk e di nëse këta i bëjnë gjërat me vetdije të plotë por urrejnë forcën e suksesit tonë me vetëdije.

Asnjë shqiptar që e do Shqipërinë, pavarësisht që jeton jashtë nuk duhet t’ia falë atë që po i bëjnë Shqipërisë duke e nxjerrë në çdo cep rruge.

Shumëkush pyet se çfarë do ndodhi a do bëhen apo jo ndeshje, ne do i dalim borxhin të gjithëve deri në fund.”-tha Rama.

7 komente në “Përgjimet, Rama: Dosja është mbajtur në sirtar për ditë të zeza, shantazh politik dhe maskarallëk. Gazetës së huaj i shkoi llokum”

  1. Vatra says:

    Bravo Rama, shume e vertet. Por njerezit nuk duhen te habiten sepse PD-LSI k’te kane bere per Shqiperine gjithmone, djegie dhe plaçkitje te shtetit Shqipetare dhe mbare Shqiperise.

  2. Lona says:

    Basha dhe Saliu nuk jane shqiptar qellimi tyre djegja dhe shkaterimi shqiperise

  3. Timi says:

    Gazeta Bild është gazetë koti. Bild do të thotë Foto. Dhe më shumë ka Foto se tekste. Por Luli do shkas që nesër të ketë dhunë, mundësisht edhe viktima. Se ska qka humb më.

  4. Kalec Dega says:

    Hajde kryeminister, hajde…edhe kjo puna jote si ajo e Ilir Floririt….u kapet me presh ne dore por prapeseprape nuk ju ben pershtypje ose te kuptoni qe populli e di qe jeni njelloj te zhytur dhe kredhur ne krim.

  5. espinoza says:

    O Timi topi lexo njehere wikipedia dhe shiko cfare shkruan per gazeten Bild pastaj hajde na ndrico ketu me komentet e tua.Rilindesi drogaxhi duhet te hape krahun dhe te coje vendin ne zgjedhje te parakohsme per nje arsye te thjeshte .Eshte vertetuar we ka vjedhur zgjedhjet.

  6. Ju flet Moskva says:

    Per kuriozitet i hodha nje sy faqes ne Tweeter te ketij mballosesit te shiritave te prera e te montuara sipas midese.
    Mire ky boton ato qe urdheron Luli po me fotografine e lulit ne protesta me zjarr cka ky qe e ve ne profilin e tij. Kjo shkon pertej biznesit te zakonshem . Çfare po luhet me kete korrespondentin. Mos ben mdonje pune me shume se korrespondent gazete? Cfare nuk ndodh.

  7. Bekim Peja says:

    Gazeta Bild është e njohur për shkrime te pa vërteta dhe siç thotë komentuesi me lart gazet me pak tekst.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje