E, megjithatë, Edi Rama mbetet

7 Qershor 2019, 20:59Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Opozita e ka kthyer në sport kolektiv sharjen, fyerjen dhe akuzat monstruoze ndaj Edi Ramës. Nëse do të lexosh tekstin e Lulëzim Bashës sot, por edhe nëse lexon të tjerët më parë, kur flitet për Edi Ramën, fjala « kriminel » pëe rdoret mbi tridhjetë herë. Edi Rama është bërë ankth për opozitën dhe është kthyer në obsesion për ta sepse aktualisht ai është lideri politik që kjo opozitë nuk e mund dot dhe si hakmarrje vërshon një logori dhe përroi psikik e i shthurur që për të vizatuar një portret që opozita do të donte të ishte, por, që në fakt nuk është.

Lulëzim Basha dhe opozita kanë krijuar një traditë regresive në komunikimin publik duke e ndërtuar atë me leksemat e marra nga fjalori i propogandës së shthurur komuniste dhe duke e përzierë me helmin e mllefit dhe patetikën e sharjeve që nuk gjendet në asnjë fjalor politik të botës. Lulzim Basha kujton se duke derdhur nga goja një lumë me fjalë pa referencë që vërtiten rreth dy apo tre nocioneve regresive si kriminel, narkotrafikant, bandit etj., dhe duke e mbushur tekstin me shenja të tilla, ai mendon se tashmë e ka mundur Edi Ramën dhe i ka frymëzuar fanatikët e tij që të ngrihen e të rrëzojnë kryeministrin e Shqipërisë. Ky banalitet i paparë ndonjëherë jo vetëm që nuk nxit njeri, por shërben vetëm si një matës i dëshpërimit të thellë ku është futur Lulëzim Basha dhe Berisha po ashtu.

Në fakt, po të kthehemi pak pas në kohë do të vërejmë se ligjërimi ynë publik, sidomos gjatë viteve të diktaturës, u karakterizua nga gjuha e rëndë dhe retorika e ashpër kundër kapitalizmit e borgjezisë. Për fat të keq, edhe sot, pa asnjë arsye të qartë, shtresa e sipërmarrësve shqiptarë thirren oligarkë, çdo sipërmarrës që shfaqet në publik menjëherë do të anatemohet si bandit i lidhur me mafien.

Po të dëgjosh Lulzim Bashën apo dhe të tjerë, të krijohet përshtypja që në Shqipëri, ashtu siç thoshin komunistët në diktaturë, njerëzit po hanë njerëzit e tjerë. Të gjithë ata që merren me politikë janë hajdutë, mjekët, pedagogët, policët të gjithë janë monstra që vjedhin e rrjepin popullin. Kulmin e arriti ajo gazeta on line kanadeze që thoshte se Shqipëria është bërë si Venezuela ku mungon uji dhe dritat. Patosi negativ që ka shpërthyer këto ditë për ta paraqitur Shqipërinë si vendin më të urryer në botë, vendin më të pajetueshëm të mbuluar nga droga e krimi, po dëmton jo Edi Ramën por ne të gjithëve.

Mirëpo, në gjithë këtë zallamahi fjalësh, të huajt që vizitojnë Shqipërinë, përfaqësuesit e vendeve europiane dhe të SHBA-së në vendin tonë, kanë një mendim tjetër për Shqipërinë dhe Edi Ramën. Sado të mundohet opozita dhe Lulëzim Basha që të vjellin mbi Edi Ramën gjithë fjalorin e mbrapshtë dhe të ndyrë me sharje e fyerje, ata duhet ta dinë se është dhe një opinion tjetër në këtë vend që ka një mendim tjetër për të. Edi Rama është politikani shqiptar që ka lënë gjurmë në Shqipërinë e re.

Tirana është bërë metropol i lakmueshëm falë tij, politika e jashtme e këtij vendi është bërë vitale falë tij. Ekonomia shqiptare është stabilizuar dhe qytetet shqiptare kanë marrë një pamje tjetër falë Edi Ramës. Të gjitha shifrat makro janë impresionante dhe vendi ka njohur një rritje të shkëlqyer të turizmit. Shqipëria është bërë më e bukur dhe më me dritë. Mirëpo, në anën tjetër, janë një grup i madh shqiptarësh në media dhe opozita gjithashtu që Edi Rama i ka shpërfillur dhe nuk i ka bërë pjesë të programeve të tij. Histeria e kësaj kategorie ndaj tij dhe histeria e opozitës nuk tregojnë realisht defektet e kryeministrit shqiptar, por shfaqin inatin dhe zemërimin e hidhur ndaj tij.

Pikërisht kjo e ka bërë të vështirë ta gjykosh Edi Ramën drejt siç do të duhej bërë me një kryeministër normal. Nëse opozita dhe ata që hedhin mbi Ramën nga mëngjesi në darkë tonelata me zift, do të ishin racionalë dhe do të ishin marrë edhe me punë të tjera që ka ky vend përveç Edi Ramës, me siguri që sot do të kishim një profil tjetër të kryeministrit shqiptar, një profil që do të ndërtohej më ato të mira që ka dhe ato defekte që manifeston. Mirëpo, nëse nga mëngjesi në darkë të gjithë ulërasin krimineli, droga banditi, etj etj, atëhere një pjesë e madhe e opinionit ka të drejtë të vërë buzën në gaz e të thotë : kështu Edi Rama mund të rrijë edhe nja pesë mandate si kryeministër.

(TemA)

17 komente në “E, megjithatë, Edi Rama mbetet”

  1. katarakti says:

    Shkrim shume objektiv dhe qe shkon kunder rrymes. Yzeiri e thote bukur dhe qarte: Edi Rama ka shperfillur nje pjese te rendesishme te protagonisteve te talk-shou-ve ne tv dhe i ka bere te gjithe kundershtare. Dihet se Berisha ne kohen e tij jo vetem qe u hidhte nga nje kocke te ashtuquajturve anal-iste te shtypit si Zheji, Lubonja e kompani, por nje pjese te tyre si Frangaj, Faqeziu me shoke i beri milionere me tenderat dhe kontratat qe u falte. Ndersa Edi Rama jo vetem qe kerkon te beje shtet, por kulmi i kulmeve nuk perjashton daljen para drejtesise te Berishes, Bashes etj. Nuk jam dakort me shprehjen e fundit ku Yzeiri thote se sharjet dhe shpifjet kunder tij nuk lene gjurme. Une mendoj se eshte e vertete shprehja:” shpif e shpif se diçka do mbetet”.

  2. petrit says:

    BRAVO, nje analize analitike. Faleminderit qe me ne fund po flet dikush qe di cfare flet per kete qeveri. Perse duhet qe vetem kryeministri ti dale zot qeverise se tije, ku jane ministra, deputete, shtetare te tjere, > nuk ka dite qe ne gazeta dhe tv te mos degjojme fyerje nga me te ndyrat nga analitike – inatcike si zhej , lubonja. gjeka, gjata, marku etj etj. cdo njeri ka te drejte te flase por duhet te flase me fakte, vetem shikoni se si zihen me njeri tjetrin kush e kush te njollose me pare tjetrin, kush te fryhet me shume e kush ti tregoje shokeve pas emisionit – e pate si ja bere kryeministrit, e pate ca i thashe gazetarit jeter etj etj. Kur flet me tjetrin ti respecton veten ne fillim pastaj bashkefolesin, kur flet me qeveritaret duhet ti respektosh karrigen e jo te tregohesh i paftyre. Pyet me fakte dhe vere me shpatulla pas murit, por jo me sharje nga me banalet.
    Duhet te vendoset ligji kunder shpifjeve sa me pare. Per gazeta, emisione kanale tv qe perhapin lajme te paverteta apo shpifin duhet te kete gjoba miliona dollaresh , vetem atehere do shterojne shpifjet .kur thuhen te werteta atehere fjalen e ka LIGJI, atehre po le te flasin analiste,inatciste shoke e ish shoke ( zhej dhe lubonja nuk do dpoja kurre te kisha pasur shoke si ju e as te njohur si ju, per qejfmbetjet e jusaja arrini te denigroni dhe vetveten pa le ramen, jam i sigurte se me kete urrejtje ne zemer e mendje po te kishit gje ne dore ju do vrisnit). Mos harroni DEMOKRACIA perfaqeson mendimin e kundert biles dhe ne familje. Nuk do te thote se duhet te mendojme njesoj, por duhet te thote se RESPECTOJME dhe ata qe mendojne ndryshe, nuk jemi armiq te njeri tjetrit pse mendime te kunderta kemi.

    faleminderit

  3. Niazi says:

    Z.Yzeiri! Jeni shume i sakte ne analizat tuaja! Ju admiroj sepse jeni i perpikte ne ato qe thoni ! Cdo analize behet mbi faktet reale dhe jo mbi thashetheme dhe hamendesime!

  4. Jimi says:

    Qe ne krye te heres, Rama dhe gjithe mbeshtetesit e tij, duhet te jene te bindur, qe te shkateroje mafien e instaluar ne pushtet nga qoftlargu ne vitet e sundimit te tij, nuk ishte e lehte. Kur them nuk ishte e lehte, kam parasysh se kjo beteje nuk do te perfundonte me shporjen e qoftlargut, por fill pas shporrjes se tij, duhej te fillonte cmontimi i gjithe administrates se inkriminuar. Kjo vertet filloi, por me rritme shum te ngadalta, por edhe me nje fare utopie. se keta kalandere qe e kishin zene per fyti kete vend, do te largoheshin ne menyre vullnetare, pa i detyruar kush!? Por c’ndodhi ? Pas kaq vitesh ne pushtet, Rama u bind se kjo mafie shteterore e instaluar nga qoftlargu, nuk do te largohej kurre me deshire, u bind qe e vetmja menyre per te shpetuar prej saj ishte vetem forca e ligjit. Pas kesaj, ky i fundit filloi te tregonte “dhembet” , por ishte teper vone!? Perball nje “rrepresioni” te mundshem dhe perballe nje hezitimi per te zbatuar ligjin nga forca qe erdhi ne pushtet, te gjithe horrat e mbetur ne administrate me shpejtesi u riorganizuan, ne menyret te tille qe ti bejne balle me te gjitha mjetet ketij “urragani” ligjor!
    Sot sic edhe parashikohej jemi ne nje stuate te tille, qe paramilitaret e qoftlargut, jo qe nuk jane dakord te dorezojne pushtet, se de fakto jan ne pushtet, por edhe jane gati, qe nese ky shtet vazhdon ti “kercenoje” ti hapin lufte atij! Prandaj mendoj qe Rama, sebashku me te gjith faktoret e brendshem dhe te jashtem, te bejne c’esht e mundur qe ta shmangin kete skenar, por ne pamundesi edhe ti pergjigjen ashper per ti neutralizuar te gjitha perpjekjet e tyre per skenarin me te keq.

  5. Jimi says:

    Qe ne krye te heres, Rama dhe gjithe mbeshtetesit e tij, duhet te jene te bindur, qe te shkateroje mafien e instaluar ne pushtet nga qoftlargu ne vitet e sundimit te tij, nuk ishte e lehte. Kur them nuk ishte e lehte, kam parasysh se kjo beteje nuk do te perfundonte me shporjen e qoftlargut, por fill pas shporrjes se tij, duhej te fillonte cmontimi i gjithe administrates se inkriminuar. Kjo vertet filloi, por me rritme shum te ngadalta, por edhe me nje fare utopie. se keta kalandere qe e kishin zene per fyti kete vend, do te largoheshin ne menyre vullnetare, pa i detyruar kush!? Por c’ndodhi ? Pas kaq vitesh ne pushtet, Rama u bind se kjo mafie shteterore e instaluar nga qoftlargu, nuk do te largohej kurre me deshire, u bind qe e vetmja menyre per te shpetuar prej saj ishte vetem forca e ligjit. Pas kesaj, ky i fundit filloi te tregonte “dhembet” , por ishte teper vone!? Perball nje “rrepresioni” te mundshem dhe perballe nje hezitimi per te zbatuar ligjin nga forca qe erdhi ne pushtet, te gjithe horrat e mbetur ne administrate me shpejtesi u riorganizuan, ne menyret te tille qe ti bejne balle me te gjitha mjetet ketij “urragani” ligjor!
    Sot sic edhe parashikohej jemi ne nje stuate te tille, qe paramilitaret e qoftlargut, jo qe nuk jane dakord te dorezojne pushtet, se de fakto jan ne pushtet, por edhe jane gati, qe nese ky shtet vazhdon ti “kercenoje” ti hapin lufte atij! Prandaj mendoj qe Rama, sebashku me te gjith faktoret e brendshem dhe te jashtem, te bejne c’esht e mundur qe ta shmangin kete skenar, por ne pamundesi edhe ti pergjigjen ashper per ti neutralizuar te gjitha perpjekjet e tyre per skenarin me te keq. Ne te kundert, le t’ja dorezoje perseri pushtetin qoftlargut dhe horrave te tij!

  6. Raul says:

    Analiza perfekte, exelent ILIR Yzeiri, je njësh,, do i bjerë të fikët Flamur Herman Geringut komandant i naziskineve të Mamurrasit kur ta lexojë këtë artikull para pordhestes.

  7. Jimmy Trendelina says:

    E paske qit buken edhe per sot o Liro.

  8. "BOHOTINA" says:

    Kur ish Salihu mbreteronte kishte vrasje, vjedhje grabitje, rritja ekonomike nuk e kaloi 2%, vec atyre bemave te petrbindshme qe i dime te gjithe dhe zoti Salih qendroi pa u tutur, shteti filloi te punonte vetem per familjen e tij. Ketu e ka zanafillen edhe rubrika humoristike :” Antena brenda familjes”. Ate kohe vec Salihut te gjithe ishin hicgje. Me opozite qe i vrau, me prokuror, me gjykata qe i urdheronte, me president, me ambasador qe u ngjiste nofka etj… Mund te flasesh gjate, por esencen e ka thene Yzeiri.
    Edi Rama u prishi folene grerave me reformen ne drejtesi, ndaj me 17 fjale te perseritura nga mengjezi ne darke luftohet. Dhe se mos vetem ajo reforme edhe plot te tjera qe nuk u bene kurre. Rritja ekonomike po shkon deri ne 4.5%. Nuk po zgjatem me tej se i ka thene autori i shkrimit…

  9. Permetari says:

    Perfundimisht zoti Yzeiri qenkeni i semure mendor me simptomatike skizofrenie halucinative, qe vete i dyte jetokeni ne boten e maskarait Rama. Keqardhje per ju.

  10. antonio says:

    Kete Yzeirin e ftoj te vizitoje Yzberishtin (KMY) me 50 mije banore,ku 3-4 mije femije nuk kane nje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,kend sportiv,biblioteke,lulishte megjithese Veliaj ka xhvatur miliona leke ne muaj me taksat vendore,por ketu nuk ka investuar asgje!

  11. Kopili I Mones says:

    1000000 BRAVO. E Sakte dhe reale.

  12. luka says:

    Izeiri thote me ze te plote te vertetat e medha rreth pisllekut qe e ashtuquajtura opozite Berishe Bashe Mete e kopete rreth tyre, po perpiqen te hedhin mbi vendin tone. Sa per Ramen, ai aq me shume lartesohet me veprat dhe qendrimet e tij.

  13. ideali says:

    Sherbetor mbete tere jeten o i zi.I roberuar i pushteteve. Bukur kjo prove e fundit.

  14. Illyria-Shqiperia says:

    Si gjithmone Yzeiri, objektiv dhe shpresedhenes, qe ne Shqiperi ka ende njerez intelektuale.

  15. Donald says:

    “E megjuthate Rama mbetet…ne klase!” Mbetet qe ne klasen e pare te demokracise, klase ku mesobet se opozita eshte vete demokracia, cilado qofte ajo.Po perdoret populli per te shuar PD se eshte e Berishes! Te ishte keshtu partia e Rames duhej te ish shuar 100 here se eshte e Enverit dhe qe nga varri frymezon nje pjese derrmuese te politikes se majte,dhe pse gjoja i nderruan emrin.Dhe Enveri me 1948 i nderroi emrin nga partia komuniste ne partia e punes por ideologjia,praktikat e lidershipi i saj mbeten njesoj.Dhe partia e punes pastaj na u gdhi socialiste. Cfare ndryshoi? Me 1945 e shuan me zjarr opoziten tani me dredhira ligjore e propogande e nen ok e nderkombetareve qe fatkeqesisht duan renien e demokracise e Shqiperise.Vetem Shba mund te shpetoje Shqiperine e demokracine shqiptare!

  16. ESAFAILED says:

    Si the o Ilir,si the?
    Po behet Shqiperia si Venezuela ka shkruajtur gazeta kanadeze
    ha ha ha,mos e ke perkthyer gabim,po behet venezuela si ne,
    ky eshte problem i madh per ta.
    Mos ka shkruajtur ndonje tjeter ne emrin tend se ky nuk
    eshte Iliri qe kam lexuar.

  17. FLUTURA says:

    Shqiperia po behet perdite nje vend normal dhe me i bukur per te jetuar. Histeria e politikaneve opozitare nuk na e prish dot lezetin e jetes tone. Edi Rames zoti i shtofte energjite ne te miren e mbare shqiptarise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje