Nga Alfred Peza
Më 30 Qershor, Shqipëria politike kishte vetëm dy alternativa: Zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, ose do të zhvilloheshin ose nuk do të zhvilloheshin.
Rrugë tjetër dhe alternativë ndryshe, nuk u diskutua që të kishte nga askush. Kërkesa për mos zhvillimin e zgjedhjeve, është e njohur. Është e vetmja alternativë dhe e vetmja kërkesë që opozita jashtparlamentare ka bërë.
Në vend të zgjedhjeve më 30 qershor, ata kanë kërkuar pushtet në tavolinë, nëpërmjet largimit të Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore. Përpara protestës të së shtunës së 8 Qershorit në Tiranë, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se kjo nuk ishte zgjidhja e tij, por e detyruar nga Kryeministri Edi Rama. Ndërsa Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, tha se vetëm largimi i Edi Ramës do të sjellë mbylljen e tranzicionit politik të pas 1990 në Shqipëri.
Dihet që PS dhe parti të tjera e kandidatë të pavarur, kanë përqafuar alternativën e pjesëmarrjes në procesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Fushata e tyre tashmë ka filluar prej afro 10 ditësh. Pas 3 javësh, në gjithë Shqipërinë rreth 5500 qendrat e votimit, do të presin të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, që të shprehin vullnetin elektoral.
Pas kësaj mbetet për tu parë e për tu provuar nëse Lulzim Basha nuk kishte, apo nuk e lanë që të zgjidhte alternativë tejtër përveç asaj që ia ka përcaktuar prej kohësh, si vijë të kuqe Sali Berisha: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”
“Nuk ka burrë që e diskuton këtë”,- tha “lideri historik” i demokratëve. Dhe sigurisht që brenda PD, as ka patur dhe as ka për të patur ndonjë burrë që të bëjë dysh fjalën e tij, për sa kohë që ai është aty.
Sikundër pas 30 Qershorit do të shohim nëse do të iki Edi Rama që të mari fund tranzicioni sipas koncepteve të Kryetares së LSI? Apo do të ikin personazhet e ditës së parë të tranzicionit, të cilët vazhdojnë të mbajnë peng Shqipërinë, edhe sot pas 30 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit!
E shtruar në këtë mënyrë, atëherë për ta bërë më të qartë alternativën e asaj që do të përcaktojë 30 qershori, pyetja mund të shtrohet më troç është: Nga 1 korriku e tutje në skenën politike shqiptare do të rrijë Edi Rama dhe do të ikin Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, e kështu me radhë të gjithë kryetarët e partive të tyre aleatë? Apo do të ndodhi e anasjellta?!
Njëra nga këto dy mundësi do të ndodhë. Alternativë tjetër, ashtu siç rrugë të mesme nuk u la, nuk do të ketë me sa duket. Ose do të thyhet “veza” e mazhorancës, ose “veza” e opozitës kryesore. Ose do të triumfojë sistemi politik, demokratik dhe ai institucional i vendit. Ose do të triumfojë alterantiva e rrugës. Ajo jashtë institucioneve, jashtë sistemit politik dhe jashtë procesit elektoral. Rrugë tjetër nuk ka mbetur më, me sa duket.
Në fakt, nuk kemi pse të habitemi për këtë. Për aq kohë sa Sali Berisha dihet që në të tilla raste, nuk flet kot. Ai e di mire se çfarë do të thotë, e se çfarë fshihet pas ultimatumit: Ose do të iki Edi Rama, ose do të shkrihet opozita!
E bukura e kësaj historie është se 30 Qershori, shënon edhe pikënisjen e funksionimit të sistemit të ri të drejtësisë. Ndaj fajtorët kanë frikë. Sepse, ashtu si si në Bibël: “Ti gjyqtar do të jesh i drejtë, kur ti fusësh frikën fajtorit!”
Fajtorët e kanë kuptuar se nuk mund ta komandojnë dot më drejtësinë, siç kanë bërë këto 30 vjet. Ndaj gjyqtari do të jetë i drejtë, sepse po del jashtë kthetrave të tyre. Kjo është arsyeja se përse fajtorët, kanë filluar që të dridhen, paradhënie. Duke harruar, se ti ikësh zgjedhjeve dhe gjykimit të qytetarëve më 30 Qershor, nuk do të thotë se mund ti shpëtosh edhe ditës së gjykimit.
Sepse pas kësaj nuk ka më: Tik- tak, tik- tak…
Por vetëm Tak-tak, tak- tak, taaak… Hape se po vjen SPAK!
Berisha nuk ka çare ndinjehere koke per demokraci dhe opozite. Keshtu si i ka drejtuar ngjarjet, eshte ngaterruar komplet se nuk i dolen llogarite, se i ka dale perballe RAMA, dhe nuk i ka mbetur rruge tjeter veç te djege vetveten. Bukur Peza me “Tak tak se po vjen SPAK”.
Shqyptaret e shkrete, naive si gjithmone!
–
Spaku i Arta kukulles apo Donika Peles?
–
apo e i brahimit, lol!
Hajd ishalla
Po kapterri Peqinit ka frike nga SPAK? APO 1 million euro i beri me pune te ndershme.Dil cdo nate ne Tv te na japesh mend.Mjere PS kush e perfaqeson
Ky Berisha nuk ësht ne lartësin tia jape vetes ne se e faktojn si agjent. Ia ka marr doren dhe eshte mesues i mire per trajnimin e pasuesve duke i bër si vetja .
Zgjedhjet edhe po te behen jane te pavlefshme pa pjesmarrjen e Opozites pavarsisht se ajo nuk don te mar pjese .’
Skandalet qe kane shperthyer nuk do te ndalen sepse jane edhe 675 Video te tjera ku maren pjese pos te tjerve , Damlla Gjiknuri , Dritan Leli i Vlores , Gjushi i Durrsit , Gojaçi dhe Jargaçi Ben Blushi , Armando Subashi , Endri Fuga Edi Rama d.v e te tjere Rilindas .
Prandaj O Alfred mos u gezo sepse SPAKU edhe ne se fillon pune ( per mua KURRË nuk do aktivizohet Spak-Sapllaku) nuk do te beje asgje por ne radhe jane Deshet e PS-se me Byqe me Kembore pastaj do tu vije radha Zileve dhe Trokevev te PD -Lesh e Lise .
O Alfred mos u dhjas para kohe , megjithse ti ke detyre te mbash te karikuar detashmentin e komentuesve te Temes e te PS-qe me sa duket e ka mare rrugen per ne Pte s.mes .
Artikull I goditur . Nje pasqyre e sakte dhe e qarte e realitetit politik shqiptar .
Komentet jane te teperta , nuk ke cfare te shtosh !
BUKUR SHUME BUKUR E SAKT , ALFRED !!!
SALIUN . LULIN..ILIRIN E MONIKEN …TE PARET QE I KA ZEN TMERRI.
TE …SPAK QE PO NGRIHET NUK KANE MIQ E VASAL TE POLITIKES.
SALI KRIMINELI SHIKON ENDRRA CDO NATE…TAK….TAK. HAPE PO VJEN SPAK.
I KA NGELUR VETEM TE VETVRITET …TE HELMOHET ETJ VETEM TE MOS DORZOHET…POR DO TE KENAQET PARA SE TE VDES …TA DJEG SHQIPERINE …QAMETI PAS TIJ.
PER KETE KA GJETUR MALOK KOK TRASH QE I PERDOR PER NJE PANINE E NJE BIDON UJE.
MJER SHQIPERIA PO RREZIKOHET NGA MALOKERIA.
POPULL VENDIN E SHPETONI JU.
MBESHTETJE NDAJ …EDI RAMES.
TE GJITHE NE ZGJEDHJE.
SALIU KERCENON KOT.
NUK KA ME FUQI
DO PENGOJ CA QENDRA VOTIMI ME CA PA TRU …TE MARRE MALOK POR ATO PERSERITEN JAVEN TJETET.
DEMOKRACIA DO TE TRIUMFOJ.
SALIU ..LUL PINOKU E MONA NE GOP TE SEMES.
I pari je ti mor pleher per tak tak. U bere milioner eurosh me poshtersi dhe allishverishe.Ptuuu race e poshter, skenderbegas enverist qae e kthen bythen nga fryn era.
Po pra Tak-Tak po vjen spak po nga ty do filloj o qenie e shemtuar tipiku bythlepirsit qe te ra per hise kock e madhe. Car cilsie ke ti apo bashkeshortja jote wr keni deklaru 1 milion euro. A rrace e ndyre katunari peqini. Mashtrues ordiner. A thua dpaku po vjen per popullin po per ty vjen o delenxhi. Zoti ju ardht hak se ne shqiptaret hemi dele dhe secili mbrojm bariun e vet.