Protesta e opozitës, Basha: Jemi e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve, populli i ka hequr vizën Ramës

8 Qershor 2019, 17:14Politika TEMA

Lulzim Basha thotë se nuk do të bëjë asnjë hap pas.

Teksa fton sërish shqiptarët për në protestë, ai i iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të gjithë bashkë në shesh për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën.

Kreu i demokratëve siguron se opozita është e vetmja shpresë për shqiptarët sot për sot.

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin.

Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”, shkruan lideri i opozitës.(TemA)

5 komente në “Protesta e opozitës, Basha: Jemi e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve, populli i ka hequr vizën Ramës”

  1. Gri says:

    Mire! Mire! Po thuaj plakut te mos beje dhune!
    Se si dihet! Spak po ecen! Reci po pret!

  2. Taraboshi says:

    O kajrafil gjithe se cilit lider populli ja hek vizen vetem me vote dhe jo se dua une apo don ti Kjo eshte me elementaria e demokracise qe ti nuk e din akoma .E dhe pse gjoja na paske marre shkolle jashte Por me sa duket te ka pare shkolla .gje qe e tregon edhe mos paraqitja e diplomes.

  3. Aleksander says:

    Ju jeni e ZEZA e Shqiperis, jeni vetem per te shkaterruar, Lulash ju nuk merrni kurr votat e Shqiptarve, Shqiptart ju kane vu vizen e zez.
    Me 30 qershor do vim ne Shqiperi dhe do votojm, por jo PD. Capito mi hai?

  4. 19 says:

    Bravo luli i vocer po prit pak se ke dhe ca pengesa qe sdo ti kalosh kaq rehat .ok bibilushi i sales

  5. h says:

    Ti je vetem marioneta e mënxyrës tropojane.
    Vetëm bathorja dhe astiri ju mbështet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje