Kryeministri Edi Rama i tha Metës se më veprim e djeshëm “u shfaqe si shpëtimtarë i atyre që kanë mbetur në rrugë”.
Nga Burreli teksa vijoi fushatën elektorale Rama e cilësoi veprim e Metës nul dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, do apo nuk do Saliu, Iliri, Lulzimi apo filxhani.
“Qeverinë nuk e heq dot asgjë veç votës së popullit. Dje, sipas parashikimeve të mia u shfaq shpëtimtar i atyre që kanë mbetur në rrugë Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, moralisht është turp si s’ka më turp dhe ligjërisht është nul.
Mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk kemi parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit, do të ketë dhe të tjera.
Por do apo nuk do Saliu, do apo nuk do Iliri, do apo nuk do Lulzimi, apo filxhani, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
Dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë.
Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do të ikin të gjithë vetë.
Kjo luftë nuk është për Bashkitë.Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet” , – tha Rama. (TemA)
Te kesh pushtetin ne dore dmth edhe te dish ta ruash ate.
Vepro me vendosmeri sic thotë kushtetuta dhe mbro shtetin .
Zoti kryeminister,jemi me ty.Ju si qeveri jini brenda te gjitha ligjeve te kushtetutes dhe po vazhdoni punen tuaj normale.Anormale eshte puna e opozites dhe e presidentit qe kohet e fundit kane shkalluar e kane dale nga binaret.Duam qe ju te mos levizni nga instikami.Zgjedhjet te behen ashtu si e ka percaktuar presidenti Meta me 30 Qershor dhe pike. Nuk eshte faji popullit qe ata tallen me ate, presidenti dhe Basha me te tjere, kane pire ndonje shishe raki dhe bejne ç’a u thot bardhaku.
???
Jeni bere me keq se Saliu ne zgjedhjet e 96s
Je shume vone ne keto konkluzione Edi. Lexo pak daten e ketij shkrimi te botuar te Respublica!
Vota unanime për presidentin e Çadrës*
Postuar në 03 Maj, 2017 15:24
Ilir Mborja
Hise do të thotë: pjesë që të takon me të drejtën e Zotit.
(Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për drejtësi.)
Më 28 prill Ilir Meta jo vetëm u bë me pa-hir president i Shqipërisë, por korri edhe një “fitore të pastër” morale 87 me 0.
E gjithë historia e tij e rrugëtimit drejt presidecës filloi me nenin e famshëm 449. Neni i një amnistie të pamoralshme, që u votua në seancën e 30 marsit në Parlament, u bë vetëm për ta marrë me të mirë Ilir Metën që të dilte prej Çadre dhe të futej në zgjedhje në 18 qershor. U kuptua ashiqare se duhej shpëtuar nga rigjykimi i asaj që fitoi “pesë me zero”, atëherë pas publikimit të videos së Dritan Priftit, që e paraqititi atë me zë e me figurë duke vjedhur me bllok në dorë shqiptarët… Shkurt, me nenin 449, duke iu hedhur hi syve shqiptarëve shpëtohej nga ndjekja penale e dilte pa lagur nga ajo histori Ilir Meta. Gjithsesi, besohej se hajdutllëqet e tij të pafilmuara kanë qenë aq të shumta, sa do të ishte e vështirë t’i shpëtohej Vetting-ut… Por, më 27 prill, pamë Gramoz Ruçin të interpretonte nga foltorja e Parlamentit një skenar të habitshëm… U duk qartë se bënte kinse se po “kërcënonte” hajdutin të bëhej president dhe mori kurajon t’u printe të gjithë deputetëve në këtë turp. Gramozi dhe ai që ia kish shkruar tekstin “kërcënues” që i lexoi Ilir Metës më 27 prill, i fyeu rëndë shqiptarët nga foltorja e parlamentit. Një ditë më pas, duke e votuar atë për president, të 87 deputetët, rezultatit “pesë me zero” i bënë kurban 87 background-et e tyre në favor të “ndershmërisë” së tij… Të gjithë e mbajmë mend si na e përplaste para fytyrës sonë pëllëmbën e djathtë Ilir Meta pas vendimit të pesë gjykatësve të Berishës. Nejse. Ai nuk ka më mundësi fizike të ngrejë aq gishta sa vota mori, se edhe këmbë e duar po të ngrejnë përpjetë ai, Edi Rama dhe Gramozi bashkë, nuk i bëjnë dot aq…
Sidoqoftë, duke shkelur mbi moralin e çdo shqiptari të ndershëm, të 87 ata që votuan hajdutin për president, ia arritën ta nxjerrin nga Çadra dhe mërzitën shumë atë që mbeti besëprerë aty brenda. Por nuk duhet harruar se, në çfarëdo rrethane, hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga më e sigurtë drejt një reforme për drejtësi…
Fjala “hise” (pjesë që i përket me të drejtë dikujt) ka për rrënjë fjalën e vjetër “hi” që shpjegohet me “e perëndishme” (kishë), prej nga kanë ardhur dhe fjalët “i hirshëm”, “hirësi” apo shprehja “me-hir apo pa-hir” = (me kishë apo pa kishë). Prandaj padrejtësia vret më shumë se varfëria. Këtë harroi autori i skenarit që bëri me pa-hir Ilir Metën president… Sidoqoftë, një sms e një miku që nuk e përfill shumë moralin sepse nuk e di kuptimin etimologjik të fjalës “hise” dhe që duket se “gabimisht”, Ilir për Ilir, më “ngatërroi” me Ilir Metën, pas urimit që më bënte “për detyrën e lartë si kreu i shtetit”, më paralajmëronte që të mos gëzohesha shumë se: “ata që të propozuan në atë post, të frynë artificialisht për të të bërë “peshk të madh” në “tavën” e drejtësisë, siç e kanë vënë kusht në “menynë” e tyre BE. Vetting-u të ruajtë!” Sipas sms së mikut tim, për amerikanët, Presidenca e Shqipërisë, kësaj here, as më pak e as më shumë, qenka “Paradhoma e SPAK-ut”?! A thua të jetë tamam kështu? Miku im shquhet për njeri serioz, por këtë herë shakanë e ka të hidhur… Mesazhin e tij ai e mbyll (gjithnjë duke “më marrë” për Ilir Metën) duke më kujtuar se: “President të bëri Çadra që ngrite me Sali Berishën. Ndërsa ajo që u ngrit përpara Parlamentit të Maqedonisë të vuri vulën… Zoti të ruajtë nga Vetting-u o Presidenti i Çadrës!”
*Titulli është i ResPublica
Tkjofte hall, Edi Rama!
Na cove per skrap, e meritojshim.
Por , prit sa ta marr un PD-ne mbas 30 qershorit, tash po te baj rezistence mutit un.
Po marr edhe Jozin , tash po tmysim krejt.
Tash po ta hajme mutin.
Ju zoti KM ose jeni i marre ose kerric.
Ne te dyja rastet mos guxo te besh zgjedhje farse.
Perpara Edi Rama populli ka besim tek ju vetem ju mund ta shpetoni shqiperin nga gjarprinjte qe e kane mberthyer kete vend .Ata duan te mbrojne gjithe vjedhjet qe i kane bere ketij populli. Populli eshte i zgjuar dhe bene dallimin. Gjithemone jane munduar te vene shkopinje nen rota forca edhe kete radh jemi me ty Edi Rama.
EDHE MADURO THA QE .. NQS NJE LIDER KAPET QOFTE EDHE ME NJE VOTE TE BLERE OSE TE VJEDHUR ,GJYKATA E PRESIDENTI I HEQIN FUQINE DREJTUESE MENJEHERE ,E HETUESIA VAZHDON VEPRIMTARINE E SAJ KUNDER KETIJ INDIVIDI TE PAMORALSHEM .. .. NUK E KUPTOJ PERSE NUK DOREHIQET EDI E ME PAS HETUESIA TE VEPROJE KONFORM LIGJEVE NDAJ PERSONIT NE FJALE … A NDODH KJO NE EUROPE ?? EDHE MADURUA E KRITIKON QE ESHTE DIKTATOR..
na ke gati o trim
Ah o i uruar ,po ti doje qejfi Bashes ,me ore te rezon ty..Ne 97 ju Berishen e rezuat me disa ZAN CAUSHA E KRIMINELA VLONJATE QE NUK BEHESHIN ME SHUME SE 100 VETE..A e ke pare se sa popull ka Basha ?? a e kupton qe Basha ka ne dore faktin magjistral te vjedhjes se votes e bashkepunim te qeverise me organizata te rezikshme kriminale ?? Prandaj Lulit ti lash kembet e ti pish ujin..Nje mareveshje mes ju dyve eshte e pamunder qe mos te ekzistoje se populli nje shkendije te vogel do edhe ti je i aratisur menjehere nga Shqiperia ..Prandaj loze politiken si te do qejfi ..
Mos bëj Gabim ta shkarkosh!Anullo vendimin e e Presidentit edhe mos e shkarko!Mos i jep mundësin të thot më shkarkoi Rama!Mos i jep mundësin të bëhet viktim më shkarkuan do thoj barboni!Lëre të rri si kukull!
O Edi Rama !
Po ti kujton se Opozita nuk e di se çfare Trimi je ti qe e ben ne breke .
Merkel +Daj Sami ta kane thene qe zgjedhjet di behen ne 27.10.2019 dhe se Dorheqjen tende ta kane lene ne Tavoline
Pse kerkon qe ti hedhesh benzine Zjarrit .
Te henen “Bild” vazhdon me Serite e Radhes , per Gjiknurin , Dritan Lelin , Blendi Klosin , Subashin e plot te tjere .
Nuk te leme ne ty qe ta shkaterrosh edhe me shume PS-ne more karagjoz .
Ke tradhtuar elektoratin duke e lene rrugeve dhe uz ke shitur Shqiperine 2-3 Oligarkeve duke u dhene mbi 1 Miliard € dhe na ke lene nje borxh per 25 vite qe do i paguajme Ne populli .
Rri mire p trim se ti nuk je Saliu qe e mbrojne me jete te tijet
kurse ty nuk te mbron asnje sepse e ke kthyer qeverrine ne Kup lala
Ik me kembe sa nuk eshte vone sepse Nuk ke Pare Gje Akoma .
Gazeta TemA
17 June 2017
KUR ARMATOSEM UNË EVGJITI…
***
I dashur Ilir Meta!
Edhe unë që po ju shkruaj quhem si ju Ilir Meta, por jam evgjit dhe, siç mund ta marrësh me mend, ndryshe nga zotrote, jam pak i zi në paraqitjen e jashtme. Para shumë vjetësh, kur isha kalama dhe më çonin në shkollë, shokët, për të më ofenduar, më thërritnin me mbiemrin tim të parë “Muti” sepse, gjyshi im që quhej Mete, kish qenë dikur pastrues i gropave të mutit të qytetit. “Ku je Ilir Muti? Do vish të luajmë o Ilir Muti?” – më thërritnin gjithmonë ata. Kur isha në klasën e gjashtë, aty nga mesi i vitit, desha ta lija shkollën fare, por nuk më lanë ata të këshillit popullor të lagjes. “Shoqja Hava! Po nuk e dërguat Ilirin të mbarojë tetëvjeçaren, do të hani gjobën!” – iu kërcënua një ditë gjyshes sime kryetari i këshillit kur shtyu derën e oborrit të barakes sonë e na pa të dyve aty tek vija e ujit… Ishim duke larë plëncin dhe zorrët e një derri dhe po prisja, që pasi të mbaronim punë me ujin, të ndihmoja gjyshen kur, para se ta hidhte në kusi, do të duhej t’i thurte gërshet zorrët e lara. Po të mos mbaja dy duart e mia të shtrira drejt saj, ajo s’mund ta bënte kukurecin… Unë, nga gjithë ç’tha kryetari atë ditë, nuk kuptova vetëm fjalën e fundit “gjobë”, atë që do të hanim… Por, duke parë fytyrën e prishur të gjyshes dhe kur dëgjova përgjigjen e saj: “Të na hash mutin o kryetar!” e mora me mend se, gjithsesi, “gjoba” duhet të ishte diçka më e pashijshme se plënci dhe zorrët e ziera të derrit. Era e asaj fjale të çuditshme duhet të ishte afër erës së mutit dhe shumë larg aromës së mrekullueshme të gatimit të gjyshes time ezmere që nuk e kursente rigonin për t’ia hequr plëncit e zorrëve grahmën e ndyrë të derrave… “Kur isha e re, kam qenë më e bardhë, por më nxiu jetën yt gjysh, Mete Muti që ngrysej mes mutit e gdhihej me kurva” – thoshte ajo për të shoqin e vdekur dhe e përfundonte rrëfimin për të: “Deshën ta bënin dhe anëtar partie, por ai, si evgjit muti që ishte, iu shmang duke u justifikuar se në parti nuk mund të hynte, pasi u tha se: “Vërtetë kam ton, por nuk kam shprehje””…
***
Gjyshja ime emrin e plotë e kishte Havadane dhe i vinte shumë inat kur dikush ia shkurtonte në “Hava”. Lëre pastaj po t’i vije përpara atë fjalën “shoqe” që gaxhinjtë e Partisë së Punës e kishin në majë të gjuhës… I dukej se e tallnin… Prandaj atë ditë ajo ishte gati që t’ia vishte me zorrët e derrit surratit kryetarit të këshillit kur iu drejtua ashtu si idiot: “Shoqja Hava”… Ajo pranoi të rikthehesha tek shokët, vetëm kur një nga anëtarët e këshillit i tha asaj me të mirë: “Moj Havadane! Çoje djalin në shkollë sa për sy e faqe, sa të duket që vete!..”
***
Gjyshja ime thoshte se nga i ati e kishte pasur llagapin “Kapedani” dhe e qau me lot ditën kur u martua me tim gjysh dhe e ndërroi në “Muti”. Një herë, gjyshin tim Mete, e kishin thirrur të zhbllokonte nevojtoren e kinemasë së vetme të qytetit dhe, si shpërblim, e lejuan të shikonte pa biletë filmin që shfaqej atë ditë… Pasi doli nga kinemaja dhe kishte parë për herë të parë në jetën e tij një film, im gjysh, 16 vjeçar atëherë, ishte sjellur tamam si personazhi kryesor “Raxh Kapuri”: Shkoi e kapërceu avllinë e ulët të barakes ku jetonte bukuroshja Havadane dhe, duke kopjuar melodinë e këngës së indianit Raxh, i tha asaj me të kënduar: “Të dua për nuse moj Havadane kapedane!”… Gjyshja ime, që atëherë nuk i kish mbushur ende të 14 vjeçët, u mahnit nga bukuria e zërit që dëgjoi dhe, aty për aty, vendosi ta ndjekë pas trimin e zi që binte era mut… Më pas u pendua shumë por s’kishte ç’bënte. Ku të shkonte? Për tetë vjet Mete Muti e bëri me dhjetë fëmijë. Që të dhjetë djem… Unë jam i atij të parit fare dhe, që ndryshe nga të tjerët, mbaj llagapin Meta. Më ’91-shin u meremeta disi nga ekonomia, se fitova jo keq nga privatizimi i nevojtores publike që trashëguam nga gjyshi… Më 2011-n ia shita dikujt që më tha se nevojtoren do ta bënte hidrocentral dhe nuk i bëra zë kujt… Paratë, siç ma kishte lënë amanet gjyshja: “O Mete, për vete”, i mbajta të gjitha për vete… Pra, ma mbante xhepi dhe iu drejtova zyrës së gjendjes civile e kërkova që të mbaja për mbiemër emrin e gjyshit, dmth Meta. Pagova dhe, me thënë të drejtën, jo pak… Nëpunësja më la të kuptohej se, që të regjistrohesha si “Ilir Meta” kryetari i LSI-së, do të duhej të paguaja shumë… Nëpër dhëmbë dëgjova vetëm shifrën shtatë… E kuptova dhe nuk e zgjata. Pagova 700 mijë lekë dhe mbeta pa asnjë dysh në xhep. As për të blerë sapun nuk më mbetën më para… Të më besosh! Që nga ajo ditë nuk e kam larë kurrë kokën… Por i kam bërë hallall të gjitha. Shpëtova nga llagapi “Muti”…
***
I dashur adashi im!
Kam marrë vesh që të kanë zgjedhur President. U gëzova dhe m’u bë qefi shumë. Jo për gjë, por duke qenë në atë post të lartë, me fjalorin tënd, na përfaqëson edhe ne evgjitëve të varfër… Veç kësaj, besoj se do të flakësh tej edhe racizmin ndaj ne lëkurzinjve e kokëpalarëve, prandaj më lejo të të kujtoj nja dy gjëra që ju si President duhet t’i keni parasysh!..
Ne evgjitët jemi kokë-ulur sepse jemi të ndërgjegjshëm për mëkatin që kemi bërë ndaj Krishtit… Qysh prej atëhere ne akuzohemi se gozhdët që u përdorën në kryqëzimin e tij në vitin 33 i kishin prodhuar të parët tanë zeshkanë… Jemi në 2017-n dhe sot bëhen plot 1984 vjet që, vetëm për atë, ne evgjitët paguajmë haraçin e atij mëkati…
Ah!.. Për pak më doli nga mendja e ndjera gjyshja ime Havadane dhe një porosi e saj: “Ilir! Mos u kthe në shtëpi pa i hedhur një sy kazanit të plehrave! Ç’të gjesh aty që mendon se na shërben, sille në shtëpi. Edhe mut të jetë… Jashtë hedhurinave jo! Sado të çmuara të jenë. Edhe florinj po të gjesh në rrugë mos i prek kurrë me dorë!..” Tani, ju Presidenti Ilir Meta, jeni i lutur të pranoni edhe një porosi tjetër vëllazërore nga unë Ilir Meta evgjiti: Mos harro, se edhe ty, ashtu siç “Raxh Kapuri” gjyshërit e mi, një film të ka marrë më qafë!.. Ai filmi me Dritan Priftin më 2011-n… (Mos harro! Njerëzit na kujtojnë ende gozhdët tona që kryqëzuan Krishtin 1984 vjet më parë…) Fjalori që përdorje zotrote në atë film ishte tamam si (ndjesë pastë!) i gjyshit tim Mete Mutit …
Dhe e fundit: Sado lart që të ngjitesh, mos i kërcëno kurrë njerëzit! Mos na thuaj, se pas 25 qershorit, po s’të deshi mender bytha ty, nuk do të dekretosh kryeministër askënd tjetër përveç Petrit Vasilit tënd!.. Mos na bëj thirrje që të armatosemi! Sidomos, me ne evgjitët bëj pak më shumë kujdes, se kur kemi pushkën në dorë ne, nuk dimë se ç’bëjmë?!. Mund të vrasim edhe babanë… Se vërtetë, shprehje nuk dimë të lidhim (siç bëjmë me gërshetin e kukurecëve), por ton kemi sa të të përgjigjemi si (ndjesë pastë!) gjyshja ime Havadane dhe të themi: “Të na hash mutin o Ilir Meta!”.
Ç’është e vërteta, ne evgjitët jemi pak gojë qenefë dhe lëkurën, vërtetë, e kemi të zezë, por shpirtin nuk e kemi të keq… Prandaj, për të mos ju nxirë sado pak juve, tani që u zgjodhët President, unë po e zëvendësoj llagapin “Meta” dhe po përdor si të tillë emrin e një katundi që ka një minierë me qymyr të zi… Atë të Mborjes e jo të Krrabës, se te kjo e fundit, siç mund ta dini më mirë se askush tjetër ju adashi im, thonë se qymyri kishte ngjyrë të verdhë, si e floririt…
Me përulje evgjiti, Ilir Mborja.
***
Mbeshtetje KM. ik PERPARA e ne pas….
PUBLIKOINI KOMENET JU LUTEM .