Rreth 115 milionë djem dhe burra në mbarë botën janë u martuar në moshë të mitur, raporton sot UNICEF.
Ndër ta, 1 në 5 fëmijë, ose 23 milionë, ishin martuar para moshës 15-vjeçare.
Pasi ka mbledhur të dhëna nga 82 vende, studimi zbulon se martesat e djemve në moshë të mitur mbizotërojnë në Afrikën Sub-Sahariane, Amerikën Latine dhe Karaibet, Azinë Jugore, Azinë Lindore dhe Paqësor.
“Martesa vjedh fëmijërinë. Dhëndërit fëmijë detyrohen të marrin përgjegjësitë e të rriturve, ndërkohë që nuk janë gati për ta bërë këtë. Martesa e hershme sjell babanë e hershëm çka rrit presionin për të mbështetur familjen, duke lënë arsimimin për të gjetur punë”, tha Drejtorja Ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore.
Sipas të dhënave, Republika e Afrikës Qendrore ka përqindjen më të lartë të martesës së fëmijëve meshkuj (28 për qind), pasuar nga Nikaragua (19 për qind) dhe Madagaskari (13 për qind).
Numri total nuseve-fëmijë dhe të dhëndrave-fëmijë ka arritur në 765 milionë. Vajzat mbeten më të prekura nga ky fenomen: 1 në 5 vajza të reja të moshës 20-24 vjeç janë të martuar para 18 vjeç, krahasuar me 1 në 30 të meshkujve.
Fëmijët më të rrezikuar janë ata që vijnë nga familjet më të varfra, që jetojnë në zona rurale dhe nuk arsimohen. (TemA TV)