Opozita nxjerr bllof Metën: S'duam shtyrje zgjedhjes, por largimin e Ramës

10 Qershor 2019, 20:04Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pas dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas përfundimi të mbledhjes, kryetari i PR, Fatmir Mediu, foli për gazetarët në emër të opozitës.

Ndryshe nga sa u shpreh Ilir Meta, në argumentet për shtyrjen e zgjedhjeve, për t’i dhënë mundësi dialogut, Mediu nxorri bllof Metën, duke thënë se opozita nuk hyn në zgjedhje, pa largimin e Ramës.

Pra, opozita nuk kërkon dialog dhe shtyrje zgjedhjes, por largimin e Ramës, dhe zhvillimin e zgjedhjeve pa të kryeministër.

“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij.

Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë”, tha Mediu

Do ketë protesta?

“Qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo veprim që do të ketë të bëjë me qytetarët, i opozitës, me ndërkombëtarët për të garantuar këtë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm do të jetë pjesë e axhendës së opozitës”, u shpreh kreu i republikaneve.(TemA)

11 komente në “Opozita nxjerr bllof Metën: S’duam shtyrje zgjedhjes, por largimin e Ramës”

  1. X says:

    Si e lene kete vagabond ne politike more ?
    Ky eshte njeriu qe personifikon te gjitha te keqiat qe mund te kete njerezimi.

  2. ¬ says:

    Opozita është e kujdesëshme. Bënë protesta pa dhunë, dhe merr leje.

  3. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    atje ku ishe me bogdanin ta paskan bere bythen shpelle.te jemi te qarte.zgjedhjet i organizon,drejton vlereson shpall fituesit dhe opoziten kqz.ne krye ke antarin tend te devotshem,zgurin.per zgjedhe lokale nuk kishit interes,puna juaj.te mbarojme keto dhe pastaj te pervishemi per ato parlamentare.ketu beni kujdes.se ,me keto qe i bete ketij populli,partite tuaja nuk marrin me teper se 20 mije vota.prandaj hiqni dore nga dhuna,distancohuni nga dhuna,nga lsi .ndryshe nuk do merrni vota as per vehten tuaj.po patet kurajo,beni lista te hapura.kjo do favorizohet edhe nga ligji per dekriminalizimin.ju siguroj,do dilni te…menderuar.dhe fajin nuk ua kaas edi ,askush,vec koka juaj.keshtu na lini dhe ne te qete se nuk mbetetgomar qe djeg mandatet.

  4. Nje "koke-pa-lare": says:

    Po ky Ilir Floriri qenka edhe shurdh nga veshet…Nuk degjon ai cfare i kerkon Salehu?!

  5. Liria e saliut says:

    NE REALITET OPOZITA NUK DO AS ZGJEDHJE AS SHTYRJE AJO DO PUSHTET PA ZGJEDHJE OSE PA ZGJIDHJE THJESHT TE SHPETOJE NGA BURGU SHOKUN SALI . PO KEQ ME VJEN PO KRIMIT E KRIMINELIT BERRISHA JANE TE SHUMTA BURGU ESHTE PAK PER TE

  6. Vlonjati says:

    PO ILIR FLORIRI PUNON PER RAMEN .

  7. Aleksander says:

    Drejtuesit e PD jan injoranta, ashte sikur Empoli te thot qe nuk lun kunder Juventusit, ndeshja shtyhet deri sa 22 Ronaldot e Juventusit te terhiqen nga futbolli, o injoranta, Partia Socialiste nuk ka 22 Ronaldo sot, ka 2 milion avete capito,
    E DOMANI AVRA 3 MILIONI.
    Me vota fitohet ne demokraci , po ju nuk ju voton kush.

  8. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️?? says:

    O na hënksh mun, ti or ti .
    Në vërë të miut do futeni, ti or ti.

  9. Koli says:

    Vrasesi i dhjetra personave te pafajshem, qe e ben bythen terbiet cdo dite me vazeline, po kerkon doreheqjen e kryeministrit….!!!!

  10. edi rama ja krref bishtin ketij ! i jati i fatmir medihut thote lart e poshte qe edi rama eshte mik i madh tavoline me fatmir mediun ! edi rama njeriu i pa skrupullt ne politike ! zaten te gjithe meta berisha basha monika tallen me militantet e shkrete !

  11. Qimi i pekes says:

    Me beri pershtypje keshilla, qe ky mender president jepte forcave politike per tu marre vesh ne caktimin e dates se zgjedhjeve. Po te qe se e kish seriozishte do ti kishte thirrur per te marre pelqimin e tyre ne se jane dakort qe ato ta shtynin kete date. Por dihet, qe ky eshte totalisht pale dhe ne sherbim te opozites. Po i jap edhe une njd keshille ketij menderi: lidhe ate bucen tende , qe me dredhjen e bishtit te saja terboi dynjane e po ashtu thuaj edhe atij qenit plak qe pi vere me te , qe ta nderprese derdhjen e jargeve ne bulevardet e Tiranes dhe kjo pseudo krize eshte e zgjidhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje