Basha qetëson demokratët: Nuk ka asnjë marrëveshje midis meje dhe Edi Ramës, këtë radhë do e rrëzoj

11 Qershor 2019, 19:25Politika TEMA

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari Lulzim Basha është përqëndruar gjatë në mohimin e lajmeve se është një arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës.

Basha ka deklaruar përpara anëtarëve të forumit më të lartë të PD-së se këto pretendime janë dezinformim dhe thashetheme që përdoren nga kryeministri Rama.

“Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës”, raportohet të jetë shprehur kreu i PD-së.

“Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht: 1-Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar. 2-Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm”, ka shtuar ai.

Sipas Bashës, këto dy pika qëndrojnë në themel të kërkesave të opozitës, ndaj ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo demokrat dhe çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës.

“Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte cmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, ka thënë kryeopozitari.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën”, është shprehur kreu i opozitës, duke vënë në dukje se gjithçka që ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal njëpartiak është meritë e drejtëpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike.

Basha raportohet se ka përforcuar mesazhin kryesor të opozitës se “zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje.”

Basha u ka kërkuar gjithashtu anëtarëve të Këshillit që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fals, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”, mësohet të jetë shprehur Basha, duke shtuar se këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme.

10 komente në “Basha qetëson demokratët: Nuk ka asnjë marrëveshje midis meje dhe Edi Ramës, këtë radhë do e rrëzoj”

  1. Koba says:

    Kete rradhe do ti hash MUNE me gjithe Mend.Sa me shume e shani Ju Legena ,aq me shume i shtohen perkrahsit se Ju Horra dhe Hajdute jeni te Neveritshem

  2. Juri says:

    Ky eshte me komik se Benny Hill.

  3. sapa says:

    Qe te gjithe jeni kriminele njesoj!I grabitet shqiptaret,i bete te marrin arratine dhe te urrejne vendin e tyre!Asnje lloj reforme se ben kete popull hajdut nga ku keni dale edhe ju!

  4. LULJA says:

    LULE LERI PORDHET DO HYSHE NE BURGE RAMA NUK TE LLOGARIT FARE AI TALLET ME TY EDHE TI E KE PRANUAR TI BERTET PER TI HEQUR FRIKEN VEHTES ESHTE I KEQ BURGU LULE ME MIRE VEUT VEHTEN DHE SHPETON

  5. jurgen says:

    SA ME SHUME THOTE SE NUK BEN PAZAR ME rAMEN AQ ME SHUME ESHTE I INTERESUAR PER NJE TE TILLE. KJO ESHTE NE MENTALITETIN E HIPOKRITEVE .

  6. xhoxhi says:

    O gomar o idiot o qelbësirë e ndyre ti do ta rëzoah?Ti i ha munë Ramës.Njeri i fëlliqur njeri pa të ardhme.Do e rëzoj këtë radhë thotë.Ja e rëzove e pataj?Ti nuk ulesh kurë në atë karike.Dëgjove?Na çave me nder prapanicën këtu e dy vjet dhe del vetm për gallatë me bagabondët e tu të gjithë ata që i sollët nga mali dhe që nuk duah shtet duan rampallë…Ske faj ti ka faj drejtësia që nuk ta pret gjuhën…

  7. Flamuri says:

    déri tani e ke xeruar jo rrezuar 10 HERE amon LULE IK SE n’a hape barkun nga karragjize je kthyer ne legen fare

  8. top_njishi says:

    edhe nje koqe si jozefina topalli e kishte kuptu: ilir – ti e din se ta ka hedh edi rama o (pall kari) ilir.

    po likja, loqe qe ne 2006 dhe loqe eshte akoma!

    rama po ia fut sa krahu ktyne funderrinave: qiftit meta; lulzime bythes; hale berishes. ne burg!

    opa!

  9. Lyl kllouni says:

    S’pranon Rama bisedime me ty mer klloun i PeDes.Ca letra qe te dergoi e beri te fitonte pike te nderkombetaret.Rama e di se ju e futet veten aty nga sdilni me mer qelbesira kriminale,hajdute dhe vrases.As mos e co ndermend se do behesh ndonjehere kryeminister.Shqiptaret e dine kush jeni ju PeDet

  10. MH says:

    Kesaj rradhe ti besohet Lulit.Mbasi ka ba pergaditje fiziko mendor me shume se 8 rrezim Rama Ik.Kjo e fundit ishte prova gjenerale e lojes se Lulrrushit.Traineri ne heshtje i erdhi ne ndihme “papandehur”,cdekretoi zgjedhjet.Tashti betet rrezultati apo fundi dalt hajer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje