Makinant luksoze si ato moderne dhe klasike janë mbuluar nga pluhuri në një nga varrezat në Dubai, që konsiderohet si varreza e veturave më të shtrenjta në botë.
Bëhet fjalë për vetura si Ferrari, Rolls Royce, Bentley, Range Rover dhe Lamborghini që “pushojnë” në një varrezë në Sharjah, jo edhe aq larg nga qendra e Dubait.
Temperaturat e larta, rrezet e diellit dhe shkretëtira kanë bërë të vetën, megjithatë nëse i shikoni me vëmendje do ta kuptoni që janë vetura që kushtojnë shumë shtrenjtë.
Shumica e pronarëve të tyre besohet që kanë ikur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi që janë zhytur në borxhe dhe kështu janë detyruar t’i lënë veturat peng. (TemA)