Mustafa Nano: Nëse nuk e shkarkojnë, Meta do japë vetë dorëheqjen. I hanë duart të shkojë nga opozita

12 Qershor 2019, 08:36Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano ka dhënën versionin e tij lidhur me krizën politike në vend, ku vendimi i presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e ka thelluar edhe më shumë.

Teksa mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit, Nano shprehet se nëse kjo nuk ndodh, Meta do e japë vetë dorëheqjen.

Sipas analistit Metës po i hanë duart të bëjë atë që di më mirë.

Ilir Metës do i shkonte ta shkarkonte, po i hanë duart të shkojë andej ku është opozita.

I hanë aq shumë duart, sa edhe nëse nuk e shkarkojnë ka për të dhënë dorëheqjen vetë.

Kam përshtypjen se nëse ndarja do bëhet më e madhe mes opozitës dhe qeverise ai nuk do rrijë më aty”, deklaroi Nano.

Ndërkohë, ditën e djeshme presidenti Meta dha këtë deklaratë përpara gazetarëve: “Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës.

Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit?

Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”.

1 komente në “Mustafa Nano: Nëse nuk e shkarkojnë, Meta do japë vetë dorëheqjen. I hanë duart të shkojë nga opozita”

  1. ¬ says:

    Meta (068 203 17 01) ishte para se të ftohej në politikë, si familja Toska nga fshati Kurtin, komuna Hysgjokaj të rrethit Lushnje.Sot e thot lart dhe fort që s’ka frikë nga varfëria. SHBA të mos ndërhyj në mos shkarkimin e tijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje