Lulzim Basha po përpiqet të mbrohet si viktimë e "drejtësisë politike" amerikane!

13 Qershor 2019, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk është lajm që Lulzim Basha është marrë i pandehur nga Prokuroria në Tiranë, pas hetimeve në SHBA, dhe në Tiranë për pagesën prej 500 mijë dollarësh nga dy biznesmenë rusë, për llogari të Partisë Demokratike në SHBA. Ky skandal ka gati dy vite që është bërë i njohur, dhe lobisti i Bashës në Uashington është po ashtu nën hetim nga drejtësia amerikane.

Lajmi i vërtetë është se Lulzim Basha po përpiqet të mbrohet si shqiptar, përballë drejtësisë amerikane.

Meqë lajmi se Lulzim Basha është marrë i pandehur, ka ardhur në kulmin e një krize të rëndë politike, ku ai është shkaktari kryesor i saj, ai po përpiqet të mbrohet dukë e quajtur procesin një hakmarrje shqiptare dhe amerikane ndaj sjelljes së tij kundër këshillave amerikane, për t’u tërhequr nga bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve.

Pra, në një farë mënyre, meqë nuk ja doli të shpëtojë dot nga marrja i pandehur si politikan shqiptar, po tenton të shitet si hero shqiptar kundër SHBA.

E vërteta është se hetimi për Lulzim Bashën erdhi nga SHBA dhe nuk u shpik nga Shqipëria. Nga Shqipëria u vonua sa mundi, aq sa po kalonte çdo afat. Prokurorët shqiptarë që strukin kokën para politikanëve, kanë lënë në sirtar për gati një vit urdhër- porositë nga SHBA e Skocia për lidhjet e Lulzim Bashës me kompaninë që ka paguar 500 mijë dollarë për të.

Ndërkohë, vetë Lulzim Basha ka thënë gënjeshtra të frikshme me qetësinë e një njeriu të papërgjegjshëm për faktet, duke shpikur se ato para i kanë paguar 100 shqiptarë në një “faund raising” në New York, dhe ka vazhduar më pas me versione të tjera.

Fakti që ai po merret nën hetim para zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe në kulmin e raporteve të acaruara me SHBA, duhet të ishte një arsye që ai të shmangte këtë pozicion që po merr ndaj hetimit, pasi kështu po fyen dyfish SHBA-në.

Fillimisht po fyen origjinën e hetimit, duke e shpallur sajesë amerikane, dhe së dyti po e shpall SHBA një shtet politik, një lloj diktature, ku politika komandon drejtësinë dhe e përdor si kërbaç ndaj kundërshtarëve të saj.

Kjo është edhe më fyese se sa vetë ajo që ka ndodhur me pagesat ruse për Lulzim Bashën.

Aq më tepër që ato pagesa janë bërë për zgjedhjet e vitit 2017, ato zgjedhje që Lulzim Basha thotë se kundështari i tij i ka blerë me lekët e krimit, ndërsa ky ka tentuar t’i blejë me paratë e rusëve.

Ndaj është mirë që Lulzim Basha në këtë proces të mbrohet si administrator i Partisë Demokratike, pasi nuk është në pyetje vetëm fati i tij, por fati i partisë së parë antikomuniste në Shqipëri, e cila pas tridhjetë vjetësh për shkak të një birboje në krye të saj, përfundon nën akuza si e financuar nga rusët.

Mënyra se si Lulzim Basha ka vepruar pa respektuar asnjë rregull në Partinë Demokratike, duke e kthyer arkën e partisë në arkë të Kunatit, fakti që ai përdor thesarin e partisë për interesa tërësisht klienteliste të miratuara ligjërisht nga institucionet e partisë, pa përfillur ligjet që qeverisin një parti dhe pastaj, mbrojtja e tij si hero anti-amerikan për një gjëmë që i ka bërë partisë së tij, janë krime të reja që thellojnë krimin fillestar të Lulzim Bashës.

Krimi fillestar i Lulzim Bashës realisht buron më shumë nga kultura e tij politike si i korruptuar, se sa si anti-amerikan apo pro-rus. Por duke hyrë në spiralen e mos pranimit të së vërtetës, dhe aq më tepër paragjykimit të hetimit ndaj tij, tashmë ai po kthehet në një dordolec, që PD duhet t’i vërë shkelmin qoftë dhe për njollën që po i lë si parti e financuar nga rusët. Ato para në rastin më të mirë janë paratë që u ka vjedhur shqiptarëve të justifkuara si pare ruse dhe  në rastin më te keq, thjesht para ruse. Në të dyja rastet PD nuk ja ka borxh Lulzim Bashës, as t’i justifikojë paratë e vjedhura, as t’i justikojë lidhjet e mundshme me rusët.

Ndaj Lulzim Basha nuk shpëton dot duke u paraqitur si viktimë amerikane për shkak të konfliktit të sotëm. E vetmja viktimë në këtë histori është PD, dhe ajo është viktimë e Lulzim Bashës, jo e amerikanëve.

25 komente në “Lulzim Basha po përpiqet të mbrohet si viktimë e “drejtësisë politike” amerikane!”

  1. ???????????????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  2. Veshgues says:

    Por ai eshte mashtrues “hyjnor”: ylli ne ngjitje i Arvizus!

  3. Fred says:

    Kur do merret ne hetim nga amerikanet?

  4. Gjergj says:

    Mero, vetem nje pyetje kisha: Sapo Basha mbaroi konferencen per shtyp e shtypi butonin prokuroria per ta “ftuar” si te pandehur?! Ne kete mjedis te kriminalizuar e ilegjitimiteti cdokujt prej nesh mund ti nxirret dicka aljgjore. Drejtesia duhet te filloje ndaj shume me te fuqishmeve e gangstereve te ketij tranzicioni , politikane, kryeministra e ish te tille ,oligarke e supertrafikante.Pastaj proporcionalisht te procedohet Basha per sa me siper.Po sikur Rusia te kete paguar miliarda per shkaterrimin e demokracise e Shqiperise e zhytjen e saj ne lufte civile? Po bizneset ruse ne sektoret me fitimprures ketu nuk thone gje? Kromi e nafta etj..Cmund te presesh nga modelet parti shtet te organizimit shoqeror! Partia e shoku Enver mbi te gjitha! Prorusi me i madh ai qe mbjell ketu modelin putinian te tyre!

    1. D.Didani says:

      Eh mor Gjergj…Po sikur,po sikur, po sikur>>>Kur te shkoje ne prokurori ,atje pa tjeter do shikoj qe ata njerez do kene letra dhe dokumenta ne tavoline dhe nuk do flasin me “Po sikur!”…Ne te ardhmen ndoshta do te kete fakte edhe per politikanet,per kryeministrin dhe per te korruptuarit,por tani eshte per Lulin tuaj!…Kaq gje nuk e kuptoni!

    2. Illyria-Shqiperia says:

      O Gjergjo, po Bashen cfare e kemi, njeri te thjeshte keshtu. Ka qene 3 here minister, nje here kryetar I bashkise me te madhe te vendit, dhe kjo per nje periudhe brenda 8 vjeteve. Ka akuza per vjedhje, vrasje etj qe I ka kaluar duke shkelur afatet, e ti po na tregon, qe ne fillim te marrin te pandehur “politikane, Kryeminister a e ish,” pastaj kete “qingjin e urte”?! Po pse cfare e di drejtesine amerikane ti? Eshte marre nga ata, se te ishte per tanet, prape do kishte shkelur afatet ky qingji. Na thuaj qe je “gjasme demokrat” qe te ka ngelur ora tek 1990 e ke idhull Saliun, e do medomemos qe te ndeshkohet Edi rama, e mos na bej ketu moral. Kur te kete prova qe Kryeminister te kete shkelur ligjin, atehere ta marrin, po ngaqe skane nuk e marrin, se drejte sia e saliut do ia kishte bere gropen me kohe.

    3. ? says:

      @Gjergj
      Kromin e ka ilir Meta. Pse nuk e thua me emer?

  5. Luli says:

    Mos I bini me qafe. Luli eshte e ardhmja. Eshte I ri dhe I duhen paret.

  6. Deshmitari. says:

    Mos te harrokme se ky birboka, sapo u kthye nga anonimati ne KOP e pastaj minister, na solli Fazlliçin ne familjen Berisha. Çka do te thote se ky birbo kur u be lider e rriti piacen…iku me tutje per nga Rusia. Ca gjera nuk ndodhin rastesisht…

  7. Ce says:

    Ka dhe vjedhjen e 230 milionë euro te Rrugës Kombit ky Sumkapuci i Pd_se dhe qeveria e kap lepurin me qerre thotë populli. Laku po mblidhet dhe tani do japë llogari për lidhjet me rusët ky që i ka mbetur fjala vetëm, kriminelët, kriminelët,krim, që ja hongshin kokën këtij dhe Himlerit te Pd se shefi i policisë sekrete Gazmend Henrih Himleri

  8. viktima says:

    C’je pjerdhur o Luli , te duket vetja i rendesishem, sikur amerikanet te quajne rrezik potencial per Ameriken , dhe per t’u hak mare ndaj teje po te sulmojne politikisht .
    C’te genjen mendja o i zi , a do te shpetosh , kollaj fare, i penduar i drejtesise , se ti thjesht VIKTIME je , e kesaj meseleje !

  9. j says:

    Ky loqja kujton se po flet me llallen dhe noken.
    Tani populli do ngrihet ne protesta….qe ti arrestojne te gjithe.
    Rrofte amerika,poshte maloket me kurs plepash.

  10. Qelbesira nga Vicidoli says:

    Gjergj ,,,,,,,Edhe ti po e kruan [email protected] me drejtesine amerikane ???
    Eshte prokuroria amerikane qe ,”shtypi ” butonin per kete dordolecin hollandez

  11. servet says:

    Ju ju eshte ngarkuar detyre nga partia qe te gjeni sa me shume armiq dhe po si gjetet ti sajoni. si i thone nje fjale;shpif ,shpif se dicka do mbetet. Po ku ishit ju qe deri tani nuk kryet asnje veprim per ti arrestuar keta keqberes e te korruptuar por filluat tani qe po ju cjerrin masken.

  12. MH says:

    Politikani gomar Lulzim Basha ne vend te kerkonte Korrupsion Ik qe te shpetoj bithen e vet.Na ka terbue ne keto 5 muej Rama Ik.I korruptuer me rubla ruski jazik oqen rrezik.Tashti te kendoj kangen ra Basha prej fikut! Asht pak bithe te hahet nji spurdhjak ne shpergaj me Kollosin Amerikan.

  13. Alban Dega says:

    Mendime me gjuhen e fakteve

    LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Flake per flake

    Vetem 12 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
    Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit,
    ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
    E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo
    opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
    Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e
    Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
    Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor
    strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
    Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve
    si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !

    Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito

    Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
    Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e
    deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
    Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
    Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
    i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike
    nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
    Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
    Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere
    liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.

    Dy zogj me nje gur !

    Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen,
    por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe
    te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i Hewitt edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u zbraze si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
    Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
    Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
    Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
    Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht
    ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
    Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
    Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”, pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Titoja, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
    Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !

    Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes

    Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
    Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
    Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
    Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister i Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
    Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
    Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
    Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…

    Nga keq ne keq e me keq

    Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
    Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e perkedhelur e saj Serbia.
    Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive,
    Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
    propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kimike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e qeverise Rama-Meta.
    Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1:3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim, cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
    Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
    para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,

    Ogur apo skenar i ri antishqiptar i Putinit !?

    Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
    Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
    Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin
    rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
    Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi,
    Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile
    ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e
    lidhjeve te tyre me Mosken.

    “Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit… !

    Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne
    historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
    Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e
    madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
    Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati
    te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
    Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
    Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin
    e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
    E sa a sa here te tjera me pas,
    Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
    Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
    Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit !
    Syceltesi

    From: Alban Dega
    Date: April 5, 2018 at 1:18:44 AM EDT

  14. Alban says:

    MARINSI AMERIKAN “BRAWN ”…
    MUZHIKU RUS PUTANIN … APO NACALNIKU SERB BERISHA !?

    – Maska dhe fytyra e e vertete e nje ” bande gangsteresh “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ CityNews” dhe pothuajse te gjitha mediat shqiptare botuan sot foto dhe fakte te plota ne lidhje me pergatitjen organizative te Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine per protestat destruktive te 13 majit.
    Pjese e ketyre pergatitjeve eshte edhe stervitja dhe pergatitja e “ nje trupe patamilitare” e perbere nga fanatike te PD-se. Pjese tyre eshte edhe “Korpusi Azem Hajdari”, nje bande tipike ala nazisete si nga simobolet e uniformat , i cili financohet dhe drejtohet nga Partia e Cadres se Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi.

    Miti i “marinsit amerikan Brawn ( !? )” dhe…

    Ne krye te ketyre pergatitjeve eshte “ Marinsi amerikan Brawn” qe nga vet menyra si shkruhet emri i tij ngjall dyshim dhe nuk para perdoret ne SHBA. Emri apo pseudonimi ka pak rendesi.
    Me rendesi eshte fakti qe shoqerues dhe perkthyes i tij eshte keshilltari i liderit de jure te PD-se Lulezim Basha…
    Sa poshte ka rene Kartagjena. Keshilltari i liderit te opozites ben terxhumanin e nje marisni!? Per te qeshur e per te qare kjo loje e felliqte sa edhe foshnjore e qesharake , aq edhe e lexueshme e Partise Cader e Sali Berishes!?
    Pak perkthyes anglishtjeje ka Cadra sa per te shperdorur nje keshilltar “kryetari” te saj!
    I duhet dhene rendesi “marinsit amerikan Brawn” ne syte e shqiptareve. U duhet shitur sapuni per djathe bashke me mashtrimin qesharak ala Lul Bashici e Sali Karaxhici.
    Mesazhi eshte teper djallezor aq sa edhe trashanik.
    Marinsi Brown e jo Brawn, eshte simbol fitimtar i SHBA-se.
    Hajde cfare keshilltari e perkthyesi ka Basha sa nuk di te shkruaj sakte as mbiemrin e marinsit amerikan!?
    Mesazhi i cadres eshte: Amerika eshte me ne!
    Ky eshte miti!

    Realiteti: Nacalniku serb Berisha

    Realiteti eshte krejt tjeter.
    Uashingtoni hapur e ne menyre te perseritur ka denuar e demaskuar politiken anti-Amerikane dhe antishqiptare te Partise Cader e Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi .
    Cdo organizem, cdo i paramilitare ala “Korpusi Azem Hajdari”, Cdo strukture paralele e armatosur ose jo, cdo njesi para ose ushatarke qofte edhe “vetmbrotjeje” , kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike kudo ne Bote vleresohet e cilesohet si nje akt terrorist dhe denohet si i tille .
    Cdo personi qe pershihet ne to jo vetem qe nuk i jepet Azil Politik, Karde Jeshile ( Green Card ) apo Shtetesi Amerikane apo euro-perendimore por edhe u hiqet ose arrestohet ne flagrance per terrorizem e veprimtari subversive e terroriste.
    Po pergjegjesine kryesore per akte te tilla e mban rekrutuesi, organizatori, financuesi dhe perdoruesi i tyre ne rastin konkret “Banda e Gangestereve” Sali Berisha, me emrin Partia Demokratike Sali & Shkelzen Sllobodanka Berisha.
    Deshmia me e qarte dhe prova e pakundershtueshme eshte shoqerimi i “Marinsit amerikan Brawn “ nga keshilltari i qehajajt te kesaj bande , Lulezim Bashic.
    Ne kete rast shtrohet pyetja kush eshte Marinsi amerikan Brawn?

    Marinsi amerikan Brawn apo … ?

    Eksperti , ekspertet ukrainas qe ne delir e siper permendi Lulezim Bashic ne Opinionet e Klanit kur u zgerlaq keqazi dhe doli krejt jashte kontrollit, njesoj si Mafia e bosit te tij perballe fakteve rrenuese te Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut !?
    Apo naclniku serb Sali Berisha ?
    Apo ekspertet ukrainas apo ujqerit e vjeter te Putinit !?
    E keta ekspertet ukrainas nuk jane askush tjeter vec ujqerve te vjeter te RIA-s = KGB-se se Vladimir Putinit qe bashke me UDB-ne serbe, Asaline greke, Urbanin hungarez te Kremlinit, jane te vetmit qe mbeshtesin Partine e Cadres se Berishes dhe Korpusin paramilitar Azem Hajdari qe u krijue dhe drejtohet nga Shkelzen Berisha e co.
    Cfare ben e me se merret Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe kryeprokuhorat e Krimeve te Renda, SHISH-i i Visho Ajaz Gazidedes e paramilitaret e tjere politike Berishes dhe Garda e tij Pretoriane kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi kete e tregon Cadra e krimit, e ngritur mbi vendin e krimit, per llogari e leverdi te krimit dhe terrorizmit antishteteror e antishqiptar ne zemer te Tiranes.

    Murtaja e Botes !

    A ka sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten krim me te rende e rrezik me te madh kombetar e nderkombetare, mbareboteror se terroizmi?
    Jo vetem veprimi por edhe mosveprimi ndaj tij eshte po ashtu akt terrorisit po aq i rrezikshem me kosto te paripariparueshme ne sherbim te tij dhe kunder lirise e demokracise ne Shqiperi e Bote.
    Ndaj Qeveria, kryeministri, presidenti, policia te veprojne menjehere kunder akteve te tilla terroriste , te ndalojne , arrestojne cilindo qe eshte perfshire ne veprime te tilla duke filluar nga Sali e Shkelzen Berisha, Lulezim Basha e keshilltari i tij perkthyes, “marinsi amerikan Brawn”, qe me siguri do te na dale muzhik rus i Vladimir Putinit !
    Terrorizmi dhuna, dinamiti, Molotovet jane mortaja e Botes, kercenimi me i madh per njerezimin e aq me teper per nje shtet te vogel si Shqiperia !
    “Marinsi amerikan Brawn” eshte vetem maska e Berishes dhe Bashes per tu hedhe hi syve shqiptareve se gjoja “Amerika eshte me ne” ne nje kohe qe me ta eshte vetem Beogradi, Shkupi , Athina, Urbani dhe Putini … !

  15. Daku says:

    O Mero se kuptoj pse ben naivin dhe ke hallin e pd qe luli po i le nje njolle te pamerituar?
    Ti, une dhe gjithe Shqiperia e di dhe e ka provuar partine demokratike qe ka lindur, eshte zhvilluar dho do vazhdoje si parti e anarkise, dhunes, injorances dhe kriminelave te serbise, greqise dhe rusise.
    Luli eshte kryetari i dizenjuar nga keto qarqe si i gatshem per te shkaterruar Shqiperine ne çdo menyre. E vuri sala ne krye por edhe salen e vune serbet ne krye.
    Te lutem Mero meqe je nga ata pak gazetare qe flet hapur, mos e ngaterro kot muhabetin me pallavra sikur pd eshte e virgjer dhe luli po e njollos.ne 30 vjet na trego ku pd ka bere gjera te mira per Shqipetaret?

  16. Mira says:

    Te henen Luli do jete semure. Justifikim mjekesor per te mos shkuara ne séance me datent 17!!!

  17. Drejtesi says:

    Pa shtylle kurrizore, kokrra e legenit. I peshtire bure.

  18. FLUTURA says:

    Ta marin me barele po qe se shtiret si i semure

  19. Dash says:

    I madh si gjithmone Mero….vetem ne nje pike sjam dakort , ti e trajton PD si nje parti normale qe erdhi L.Basha dhe e futi ne qorrsokak te gjoren…. jo Mero PD , nuk ka qene kurre normale, se para Lylit ka qene (ose ska ikur kurre) nje moster i quajtur Sali Berisha dhe kjo parti ishte gia nje bande delinkuentesh….normale mund te kete qene ne momentet e para te jetes se saj kur te gjithe enderronim nje Shqiperi ndryshe ,nje shtet ligjor europian , …..

  20. pokeristi says:

    Z.Baze!
    Nje scanim i sakte.
    Kam nje korektim te nje shprehjeje tuajen:
    Partija demokratike si parti e pare antikomuniste…me kryetar nje komunist te perbetuar.Sikur s’shkon!?
    Come on man! Luj vendit burre!
    Dua te kujtoj edhe nje here shprehjen emblematike te z.Trebeshina ne mitingun tek sheshi para stadiumit “Arena kombetare”.
    Foshnja paska lindur evdekur!
    A mund te pritet dicka nga nje i vdekur?!…
    Partia demokratike ishte nje krijese artificiale e Alise dhe vetem emrin kish demokratike .Qe ne embrion u uzurpua nga njeri mbi te gjitha antishqipetar.Sali Ram Berisha.
    Partija demokratike ndolli dhe grumbulloji rreth vehtes nje perqundje te madhe shqipetaresh te ndershem dhe patriote qe me kalimin e kohes mbeten te zhgenjyer nga iluzionet qe paten fillimisht.
    Aq me teper sot Partija demokratike ne heshtje eshte shpallur katerciperisht:”Parti autokratike “.

  21. Roni says:

    Lul basha kryeminister 2030

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje