Ambicia hapësinore e Indisë, stacion të vetin para vitit 2030

14 Qershor 2019, 15:13Hi-Tech TEMA

India ka ndërmend ta çojë më tej ambicien e saj hapësinore. Ajo nuk do të kufizohet thjesht te dërgimi i astronautëve në kozmos, por planifikon të ndërtojë stacionin e vet hapësinor. Dr. Kailasavadivoo Sivan, kreu i Organizatës Indiane për Kërkime Hapësinore (ISRO), thotë se astronautët e parë indianë do të nisen drejt orbitës para gushtit të 2022-shit.

Një plan më i detajuar për stacionin hapësinor brenda vitit 2030, t’i paraqitet kryeministrit Narendra Modi. Ky stacion me peshë 20 tonë do t’u bëjë të mundur astronautëve indianë të qëndrojnë atje për rreth 15-20 ditë.

Ndërkohë, India është në fazën e përgatitjeve të fundit për lëshimin e raketës Chandrayaan 2, e cila pritet të ulet në Hënë në korrik të këtij viti. Nëse kjo sipërmarrje përfundon me sukses, India hyn në listën e vendeve që kanë arritur të çojnë sonda në Hënë, duke u renditur pas SHBA-ve, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

1 komente në “Ambicia hapësinore e Indisë, stacion të vetin para vitit 2030”

  1. american16al says:

    Populli Indian eshte me i varferi ne bote, qeveria nderton station planetar ne hapesire!!!!
    Marrezite e pushtetareve nuk kane kufi, India do te lere breket ne hapesire si Rusia duke konkuruar USA!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje