DETAJET/ Operacioni i RENEA-s në Elbasan: 8 të arrestuar dhe 4 persona në kërkim, në pranga edhe Florenc Çapja

14 Qershor 2019, 14:14Kronika TEMA

Gjatë operacionit të kryer sot në Elbasan nga forcat RENEA ku u arrestuan 8 punonjës të administratës është arrestuar edhe Florenc Çapja.

Çapja dyshohet për një vrasje dhe ndodhet tashmë në ambientet e policisë së Elbasanit ku u shoqërua pas arrestimit.

Burime të pakonfirmuara thonë që për të mund të jetë dhënë edhe një urdhër arresti nga gjykata.

Më herët, forcat RENEA nisën një operacion blic ku u prangosën 8 persona, punonjës të administratës në Elbasan si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre.

Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit dhe në lagjet e konsideruara problematike në këtë qytet.

Që prej mëngjesit të sotëm, forcat RENEA bllokuan të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja dhe ushtruan kontrolle në të gjitha ambientet e resortit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje