Fluturimi i fundit, 27 vjeçari në Dibër rrëzohet me parashutë dhe ndërron jetë

14 Qershor 2019, 19:16Kronika TEMA

Një i ri në Dibër ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e parashutës.

Për Gëzim Elezin, 27 vjeç, fluturimi i sotëm ka rezultuar fatal pasi, sipas miqve të tij, ka humbur kontrollin e parashutës nga era e fortë.

Ai ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.

27 vjeçari ishte i apasionuar në sportet ekstreme, ndërkohë që punonte mësues në shkollën e mesme profesionale ‘Nazim Rrushiti’ në Peshkopi.

1 komente në “Fluturimi i fundit, 27 vjeçari në Dibër rrëzohet me parashutë dhe ndërron jetë”

  1. Tanaj says:

    U prehte ne paqe.

    Ngushellime miqeve dhe familjes.

    Zoti e marrte prane fronit te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje