Kostot e luftës, Pentagoni ndot më shumë se Suedia

14 Qershor 2019, 22:10Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara prodhojnë më shumë gaze serrë nëpërmjet operacioneve mbrojtëse sesa vende të tëra si Portugalia apo Suedia. Kështu, sipas një studimi të ri, vetëm Pentagoni ka lëshuar 59 milionë tonë dioksid karboni në vitin 2017. Studimi është kryer nga Brown University.

Nëse do të ishte një vend, do të ishte i 55-ti në listën e emetuesve më të mëdhenj në botë, me një sasi gazesh ndotëse me të madhe se Portugalia, Suedia ose Danimarka“, thotë autorja e studimit, Neta Crawford, në Universitetin e Bostonit.

Kjo e bën Pentagonin konsumatorin më të madh të karburantit të fosileve të qeverisë amerikane, pasi ajo përbën rreth 77% dhe 80% të të gjithë konsumit të energjisë nga qeveria federale që nga viti 2001“, thuhet në studim.

Transportimi i trupave ushtarake dhe përdorimi i armëve përbën rreth 70% të konsumit të energjisë, kryesisht për shkak të lëndës së djegshme që përdorin avionët.

Kina është emetuesi më i madh i gazrave serrë në botë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara. Por, çdo vit, sasia e gazeve ndotëse që emeton Pentagoni është më e madhe se ajo e shumë vendeve të vogla.

Temperaturat globale po shkojnë drejt një rritjeje prej 3-5 gradë Celsius në këtë shekull, duke tejkaluar një objektiv global për kufizimin e rritjes në 2 gradë C ose më pak, bëri të ditur në shtator të vitit të shkuar Organizata Botërore e Meteorologjisë, pranë Kombeve të Bashkuara.

Në janar, Pentagoni e cilësoi ndryshimin klimatik “një çështje të sigurisë kombëtare” në një raport në Kongres dhe ka ndërmarrë nisma të shumta për t’u përgatitur për ndikimet e tij.

Crawford vuri në dukje se Pentagoni e ka reduktuar konsumin e karburantit në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2009, duke i bërë makinat e saj më efikase dhe duke përdorur burime më të pastra të energjisë në bazat e saj.

1 komente në “Kostot e luftës, Pentagoni ndot më shumë se Suedia”

  1. Ushtaraku says:

    Ajo ndotje e mbanë këtë paqe të brishtë në të cilën jetojmë dhe që po bëhet çmos të prishet.

    Edhe amjentalistëve që ju duket vetja si të zgjedhur nga zoti po forca ushtarake e SHBA ua garanton sigurinë fizike të na ndriçojnë mendjet me perlat e tyre sepse në kushte natyrore do ishin thjesh parazitë jo produktivë.

    Pa forcën ushtarake të SHBA vendet evropiane dhe perëndimi do haeshin në luftë me njëri tjetrin.

    Ushtria është nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje