Sot Hazbiu publikoi një video ku mallkonte Presidentin Meta, e fyente atë dhe uronte të vdiste, por jo si Allende. Ky ishte një teprim ekstrem, i cili revoltoi shumë Jarin dhe ai mori vendim të mos i shpërndajë më letrat e Hazbiut.
Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron!
Siç e dini unë kam shpërndarë disa ditë letrat e Hazbiut drejtuar popullit pas reagimeve që ai kishte me të drejtë, mbi vjedhjen e të drejtës së autorit nga Neritani. Por me sa duket Hazbiu u inkurajua shumë dhe sot ka mallkuar Presidentin, duke uruar, larg qoftë, dhe vdekjen e tij.
Kjo më bindi se nuk duhen publikuar më letrat e tij dhe ai duhet izoluar. Po ashtu do t’i dërgoj një letër dhe Koços që e kishte kandidat të partisë së tij, që të mos e konsiderojë më, nëse dëshiron të jetë në aleancë me ne.
Mendoj se mallkimi i Hazbiut ka prapavijë politike. Ai e di se është shumë popullor në mallkimet e tij dhe kërkon që duke e mallkuar ai i pari Metën, të tjerët ta ndjekin pas dhe të kthehet në modë mallkimi për Presidentin.
Për të ndaluar këtë fenomen njoftova dhe zotin Ceka që të mos e përsërisë më atë që bëri duke imituar Hazbiun. Po ashtu dhe Monikën, e cila zakonisht ka gojë të keqe kur mallkon.
Fakti që Hazbiu ka mallkuar Presidentin do të thotë se do ketë trazira më 30 Qershor dhe ai kërkon t’i dalë para të keqes, që nëse ndodh ndonjë gjë larg qoftë me Presidentin, Rama të thotë që e zunë mallkimet e Hazbiut. Por ne jemi të përgatitur dhe nuk do të lejojmë kurrë që mallkimet e një të marri të bëhen realitet.
Nga ana tjetër fakti që Rama flet çdo ditë për filaxhan kafeje, për shikim filaxhani dhe hedhje falli, tregon se taktika jonë ka funksionuar dhe Rama po kapet në befasi nga veprimet tona dhe shpresa e vetme e tij janë të shikojë filaxhanë.
Duke ndërprerë publikimin e letrave të Hazbiut dua t’u bëj me dije po ashtu se tani e tutje, duhet të përqëndrohemi vetëm tek ato që thotë Luli publikisht, pasi aty do të gjeni mesazhin e koduar se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të bëjmë deri më 30 Qershor. Mos u shpërqëndroni nga tipa si Hazbiu se duan të na frikësojnë dy javë para fitores së madhe. Ndiqni Salianusin nëse doni të vrisni frikën, ose Tit Vasilin nëse nuk doni të vrisni mendjen.
I juaji Jari!
Fantastike!
Hahahahahahahahahhahahhaahahhahvha o Tema jeni të mëdhenj hhahahahahahahaahHa