Nga Alfred Peza
Mediat kanë raportuar sot se gjatë një takimi me trupën diplomatike të BE në Tiranë, Ilir Meta paska “paralajmëruar se nëse do jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar procesin e zgjedhjeve”
Presidenti citohet të ketë thënë gjithashtu se se ai “është komandant i forcave të armatosura dhe mund të bëjë ç’të dojë sa i përket kopetencave.”
Nëse kjo është e vërtetë atëherë ajo çfarë thotë Ilir Meta është një gënjeshtër e pastër.
Në nenin 168 pika 2, Kushtetuta jonë shprehet se “Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshmëm i Forcave të Armatosura”. Por, në pikën 1 të nenit 169 saktësohet se: “Presidenti i Republikës, NË KOHË PAQEJE, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”.
Ndaj Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vetëm në kohë lufte. Në këto kushte Ilir Meta ska asnjë shans të komandojë Forcat e Armatosura për asgjë për aq kohë jemi “në kohë paqeje”, e jo më ti urdhërojë ato për 30 Qershorin.
Shqipëria as nuk është e pushtuar nga ushtria e ndonjë vendi të huaj, as nuk ka aktualisht ndonjë ballafaqim të armatosur e të dhunshëm me ndonjë popull apo shtet tjetër. Për rrjedhojë Republika e Shqipërisë NUK është në luftë.
Por edhe nëse do ishte në luftë, duke qenë anëtar i NATO, bashkë me Shqipërinë do të ishin në luftë edhe 28 vjendet e tjera të Aleancës.
Kështu që rrini të qetë!
Më 30 Qershor, lufta është vetëm në kokën e katërshes së liderëve të opozitës së rrugës. Nuk kanë faj. Sepse janë pushtuar nga frika e SPAK dhe BKH.
Lerini llafet po nxirrini per leckash perpara drejtesise se boll na keni care trapin dhe juve me leksione. Mjaft eshte Mjaft. Ne te kundert thyeni qafen se ose jeni te paafte te drejtoni ose jeni bashkefajtore. Nuk duam te degjojme krisma, duam pushtat ne biruc nje ore e me pare. Fillojeni me hollandezin, ndryshe nese s’keni bythe te zbatoni ligjin, qerrohuni dhe le te vije lulushja me cizmen, vicidolsin e floririn dhe t’ju marrin para juve e gjithe ate popull dele.
ka keshilltar ushtarake te trasheguar nga nishanlliu qe pervec injorances dhe militantizmit te PD ska as nje vlere ik vete o LIKE FLORIRI te shpetoje populli shqiptar dhe presidenca kjo do jete ndershmeri e jo ato pallavrat e tua nese do qe te behet shqiperia ???
Kjo eshte e vertet por ti Fredi jep shembull qytetarie shko llogarit sa taksa te takojne te paguash dhe je ok