Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve nga “Bild” ku dëgjohet kryeministri duke folur me një drejtor të Ministrisë së Brendshme Arben Keshi, i cili i ankohet për dhunën e ushtruar nga ish deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ndaj qytetarëve.
Në një shënim në tiwtter Rama shprehetpërgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi
“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi!
Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24?
Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla.
Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”- shkruan Rama në twitter.
Përgjimi i publikuar nga Bild:
Edi Rama: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi
Edi Rama: E keni realizu objektin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu e?
Arben Keshi: Them që po
Edi Rama: Po ata maskarenjtë
Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion m’thanë ëë
Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato po ndodhi punë dy minutash unë sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Ca të bënin ty ato
Arben Keshi: po ishin nja 50 veta,thjesht me kët pjesën e presionit më goditën e kshu Ai është legen ai, Ai Flamur Noka është.
Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë
Arben Keshi: Jo mo Ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli
Arben Keshi: Ato menduan se unë isha në makinë,Rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se ikën edhe se kapëm dot.
Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin ëë
Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë po tani nga ata që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top ëë
Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok, mire vllai
Arben Keshi: Ishalla, mire faleminderit
Edi Rama: ok, ciao ciao..
(TemA)
Pergjime deepfake te bera me kompjutera. Sot mund te imitosh me kompjutera zerin e kujdo mjafton te keshb zerin e atij personi te regjistruer. Sigurisht z. Rama flet ne telefon me llojn lloj personash dhe ja kane regjistruar zerin. Tani me imitime te paprovuara nga Gjykatat keta i nxjerrin sikur jane te verteta. Pa hetim nga eksperte te deepfake (kompjuterista) te gjitha keto pergjime jane NUL.
mos tolero asnje , kush luan me fatin e vendit tregoi vendin me forcen e ligjit , ke 75 perqind te shqiptareve me vete , je kryeminister , je I zgjedhur nga populli , likja ska asnje lidhje e asnje mandat me popullin , na ke ne cdo ore gati , shqiperia e para ??????????
I shkreti gazetar i Biles, ka nxjerre dhe banden e Nul Mokes me 50 bandite. Po nuk e njeh Nulin se ne cilin krahe eshte. Kujton se eshte i Rames. Nxori syte e Lulushit.
keto biseda ne fushate behen nga te gjithe palet …sikur nuk shkon qe vetem te rames mundohem te fitojne vota …ne i njohim te gjitha palet…keto pergjime jane seleksionuar politikisht…drejtesia duhet ti zbardh per te dale e drejta ..mbetet e informazioni ne kete rast jane te manipuluara