Nuk është hera e parë që krerët e opozitës kërcënohen në këtë vend. Pas 21 janarit 2011, një grup i ashtuquajtur i Kitarave, i çoi Edi Ramës një SMS me tone kërcënuese, sipas të cilit ai do ta paguante djegien e një makine të këtij grupi, gjatë protestës së asaj dite. Ngjarja menjëherë u fry dhe Ndrea Prendi thirri në zyrë Fetiun, rojën historike të Ramës për t’i dhënë lajmin, vetëm 24 orë para se PS të organizonte marshimin e heshtur para Kryeministrisë me 28 janar 2011. Jo vetëm kaq.
Rreth orës tre të mëngjesit, drejtues të lartë të policisë, kaluan rrugën që ndante Drejtorinë nga pallati ku jetonte çifti Rama dhe trokitën vetë në derën e tij. Organet e sigurisë u treguan aq “inteligjente” sa ia shitën këtë informacion amerikanëve aq të ekzagjeruar, sa Ambasadori Arvizu e përdori këtë “kërcënim” për të frenuar Ramën, që “së paku ai vetë, të mos dilte në protestë”.
Dihet se çfarë ndodhi më pas. Rama doli në marshimin funebër, i veshur me një pallto të gjatë gri, ku dukej qartë jeleku anti-plumb poshtë. Marshimi nuk u sabotua dot sepse sigurisht asgjë nuk ndodhi atë ditë.
Gjithashtu edhe Lulzim Basha mori një kërcënim dhe atëherë ai në fakt i pranoi pa bërë zë dhe zhurmë. Truprojat e tij të shtuara i qëndruan gjatë atij, pasi vijoi edhe fushata elektorale. Po çfarë ka ngjarë kësaj radhe? Cila është e vërteta? Përse Gaz Bardhi dhe Ilir Meta nxituan ne garë se kush shqetësohej më shumë për sigurinë e Bashës? Çfarë informacioni ka Bendo dhe Lleshaj për kërcënimin e sigurisë së Bashës?
Në fakt po thuajse asgjë të re. Në kuadër të një situate të tensionuar politike dhe meqë dy palët flasin për përplasje, Garda e Republikës dhe Ministria e Brendshme kanë menduar t’i shtojnë zotit Basha rojet, ashtu siç kanë bërë edhe me personalitetet e tjera. Për zotin Basha për të shmangur keqkuptimet, është tentuar edhe një komunikim informal. Është thirrur truproja kryesore e tij, që është edhe punonjës i Gardës dhe i është njoftuar një masë e tillë dhe arsyet përse. Një burim i lartë në Ministrinë e Brendshme, i pohoi RealStory.al se nuk ka asnjë kërcënim serioz apo konkret ndaj zotit Basha.
Dhe këtu fillon pjesa tjetër e historisë. Sekretari i Përgjithshëm Bardhi, bën një letër që e shpërndan në media, për të goditur kështu Qeverinë dhe për ta bërë atë të duket intimiduese ndaj Bashës, 4 ditë para protestës së thirrur prej tij. Më pas, Ilir Meta, që si lider de facto i Opozitës, thërret me urgjencë kreun e SHISH dhe të Gardës (duhet të kishte thirrur Lleshajn në fakt) për të kërkuar më shumë informacion. Por informacion nuk ka. Ka vetëm një zhurmë, që nuk është e paprecedentë, siç thotë Gazi.
Përkundrazi precedenti është në 2011. Por nëse autoritetet do ishin treguar më pak të kujdesshëm, nuk kishte përse ministri i brendshëm, t’i jepte rëndësi një njoftimi formal. Atë mund ta bënte Komandanti i Gardës apo shumë shumë Drejtori i Policisë. Ose ndonjë nga ata që ishin dje drejtues të Policisë në kohën kur “kërcënohej” Rama dhe ministër i brendshëm ishte Lulzim Basha, dhe që janë kthyer sërish sot, sërish në të njëjtat pozita. Tonin Vocaj për shembull. Ose edhe Met Rrumbullaku. Meqë edhe bota është e rrumbullakët, megjithëse asnjëherë nuk rrotullohet njësoj.
Gjithsesi lajmi i mirë është që Lideri i Opozitës është kaq i fortë sot, sa të sfidojë Prokurorinë megjithëse është i pandehur, një shans që Fatos Nano nuk e pati kurrë. Lajm i mirë është që Lideri i Opozitës sot, nuk ka përballë një kryeministër që e kërcënon me 5 snajperë nëse i afrohet zyrës së tij. Dhe sot, ndryshe nga Rama dje, Lideri i Opozitës e ka një bodigard personal që e ruan nga gjithçka, bile edhe nga vetja e tij. Ai quhet Ilir Meta. /Realstory/
RUHENI NGA SALI KRIMINELI E NGA LIKE BURATINI FLORIRI SE PER TE NUK PJERDH NJERI NE BOTE.LULUDHAQEN LERENI VETEM SE NUK BIE RRUFEJA NE HALE JOOOOO POR ME PARE IZOLONI DOKMORR VDEKJEN.
Kërcënohet Basha si Meta para 10 vjetëve kur erdhën amerikanët për ta ngrit prej leckash,çështja A.Rrapo, po u mbrojt nga FNSH në Lalëz!!!
Filmi i parë për mos të shkuar në Prokurori….
Të shohim vazhdimin çdo bëjnë rregjizorët Hollivudianë Berisha Rama Meta Basha për të mbrojt njëri-tjetrin……????
lalai ! amon si e gjet pisllekun e ketyre legeneve ! hongshin kokat e veta ! politikane pisa !
Hahaha! Shume shume e bukur! ?
Plani eshte bere ne restorant Viva la vita. Saliu dhe shkerdheni po I mban me gajret iliri qe thote ta Vrasin bashen grupi rafit dhe liri vret 2 zogj saliun Dhe lulin qe vritet iliri bohet kryetari opozites.
Kjo eshte nje ceshtje “serioze”, qe bie ere Like & Mona ,
100 km larg. Mire thuhet qe per pushtet keta shesin dhe femijet e tyre.
Sa te peshtire, sa te ndyre pfffff ptuuuu
Aman,kemi hallin e munikes se eshte koke shkencore per filxhan,na ngelen edhe macet vetem
Lulushe ruaja nga saliu se ai te vuri kryetar dhe ai te ze pusi pas ferres si cub malsie
O SHKERDHATAT E KOMBIT,PO KE JU RREN MENDJA JUVE QE MUND TE MASHTRONI,JU JENI FUNDERINAT E KETIJ KOMBI,JU DO TE PERVUNDONI SI SHKERDHATA ,SI FUNDERINWAT E KETIJ KOMBI.ROBT KU TI KENI.POPULLI DO TE BEJE SEHIR ME JU ,MEGJITHE ATE SHKERDHATE PRESIDENT,QE NUK ESHTE I ZOTI TE MENAZHOJE FAMILJEN E TIJ,JO SHQIPETARET.TURP DHE TURPI JU MBULOFTE,BREZ PAS BREZI
E HE MENDER QENKA DHJER I ZIU . PO I THOM SE NGA EDI STE GJEN GJE PO RRUHU NGA TE TJERE QE KE AFER.
MOS U SHQETESO LIKE SE LULIN E RUAN MONA BAXHELLA PTU TE QIFSHA ROBTE O SHKERDHAT HAJDUT MUTI
I KANE PAZARET ME NJERI TJETRIN .DO TI KETE SHPETUAR GOJA NDONJERIT PA DASHJE PER PAZARET E BERA ,DHE NUKE I DALIN LLOGARITE.KETA NUKE I BESOJNE ASNJERIT VETEM ASAJ QE NUMROJNE KESHE ,APO NDONJE DHURATETE MAJME SI MAKINE APO NDONJE HEKTARE TOKE.
PASTAJ BEHEN EDHE PAZARET E POLITIKES. KE TE ELIMINOJNE ,NDONJE QE PO I SJELLE DEME TE MEDHA NE PLANET E TYRE.
SA ME SHUME TE RRIJE URTE SALIU ,AQE ME FRIKE DUHET TA KENI.PLANET E TIJE JANE SHUME DJALLZORE,POR PROBLEM ESHTE SE NUKE I BESON ASKUJT .AQE ME TEPER LULUSHKES APO FLORIRIT.JANE ME TE VERTETE PER TI QARE HALLIN .