Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka folur sot në seancën plenare lidhur me raportin vjetor të ILDKP-së.
Murrizi e ka kritikuar fortë raportin.
Ai e ka vënë theksin te mungesa e hetimeve të pasurive për njerëzit e politikës, që kanë, sipas tij, pasuri marramendëse.
Disa kanë “hale edhe për macet”, tha ai, duke nënkuptuar pasuritë e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, që janë përfolur për një vilë superluksoze në Gjirin e Lalzit, në të cilën kishin ndërtuar banjo edhe për macen e tyre.
Ndër të tjera ai përmendi se në raport janë edhe 53 persona me pasuri të dyshimtë, të cilët, shtoi Murrizi, duhet të merret vesh nëse janë ministra, deputetë, apo drejtor drejtorish.
“10 faqe të këtij raporti ia kushtoni sinjalizuesve, ose në një farë mënyre spiunëve.
Shqiptarët janë tejngopur me spiunë dhe nuk besoj se i intereson të merren më me këtë gjë.
Këtu vini për të raportuar për 2018, ndërsa vendosni shifra edhe për vitet 2013 dhe 2015.
Do doja që nëse ka ardh koha për të përgatitur një ligj për të përcaktuar punën e këtij institucioni.
Nëse kthehesh thjeshtë në një magazinë në të cilën dorëzohen thjesht disa formulare, atëherë kot që punohet.
Unë e shikoj institucionin tuaj si një paradhomë e SPAK-ut, organi pararojë i Prokurorisë.
Janë vjedhur 500 milionë leke në Rivierën e jugut, ju jeni për të parë se kush i ka marrë.
Politikanët dhe këtra që janë këtu kanë pasuri marramendëse, disa kanë edhe hale dhe për mace, ndaj ky Inspektoriat duhet të merret edhe me këto verifikime.
Shikoni se kush i ka ato sarajet, deputete, ministra, drejtore drejtorish, këta që kanë qenë dhe janë këtu, janë strehuar atje.
Me 70 punonjës ti ke mundësi të bësh një farë investigimi.
Shqiptarët shikojnë si u vidhen para nga taksat e tyre dhe ku ishim hiç gjëkundi.
Ndoshta ka ardhur koha të bëni një ligj të thjesht konkret.” ka thënë Murrizi ndër të tjera.
LU ESHTE PER PRÉSIDENT
Murriz mazllemi,je me shume vones..
Ne kemi vite qe i themi ket,ndersa ti heshtje se kishe ngrene lugen e corbes nga saliu.
Po pra vetem per meten e kishte…
Kurse per ramen e te vellane fare
Denanco ti cfare di per ramen dhe vellai e tije je i lire
C’lidhje ka Rama ketu o katunar?
Sheiku Meta me princeshe Monalizen, le ti tregojne popullit keshtjellen e gjirit te Lalezit
Ku i gjeten kata qelbesira
Si shqiponje Sefer Murrizi
Kurr asqereve nuk ju tute
Sa here pushka me ta krisi
Punet i zgjidhte me barut
2.
Pamvarsistet Myzeqar
——————————
Per vatan shkrihej tere fisi
Ne Shën e Premte sa u fute
Me tabor vinte nga Durresi
Na i tha djalit prij Mesut
3.
Po more babe ja ktheu Mesuti
Djali trim edhe beses
Por keta vellezer po i luti
Ti ndihmoj gjere pertej Xenges
4.
Se kane rende e spo i nguti
Dhe jane lodhur shume prej peshes
Fjale zakoni tha i zgjuti
Se ishe nip i Nebi Sefes
5.
Po prij vet po thote Nuriu
Se Murriz jam edhe une
Dhe pisqolla se ci ndriu
Ngjeshur brezit nen gune
6.
Pastaj hapin mire e shtriu
S’do tja dij as per furtune
Për ne Divjake taborin priu
Anes kodres mbi lagune
Po per apartamentin lluksoz qe ka Murrizi tek ish Blloku i Durresit, ne nje godine katerkateshe me Tritan Shehun a e permendi?
Ke te drejte o Murriz, ja the, po kujt ja the. Ilir Meta ka njezet vjet qe po e shtrin derrin si tja doje palla mones, me pasuri e shantazhe ky shtyri dynjallikun per njeqind vjet te tjera. Sot i ka dal ne mbrojtje nji koqe nga berati, qe thot se kam qene polic, hajde parlament.
Mire e ke murriz Po tani o fol dhe mbaje o pjerdh e haje. Kur te flasesh nxiri foto Vilat e mette politikaneve se my popull do mesoje abetaren nga A
po Murrizi vete si e beri vilen ne Sauk? Mbase ka dhe tjeter, po une kaq i di
Bravo te fort z.Murrizi!!!
Asht per ti vene kujen disa komentuesve qe komentojne negativisht qendrimin burreror te Deputetit Murrizi.Aty ne kuvend ash vendi per ta thane burnisht e ndershmerisht fjalen.Mbas kuvendit pellit sa te doje germazi nuk ka fjale qe zen vend.