“Bomba” e Bild për Ramën, publikon një përgjim me drejtorin e Ministrisë së Brendshme që i ankohet se Flamur Noka i ka rrahur njerëzit

17 Qershor 2019, 15:41Politika TEMA
“Bomba” e Bild për Ramën, publikon një përgjim

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede, që tashmë është bërë i përditshëm në median shqiptare, një ditë më parë paralajmëroi se do të publikonte të tjera përgjime të forta, që tregojnë se si kryeministri Edi Rama ka blerë zgjedhjet.

Por, në përgjimin e publikuar pasditen e kësaj të hëne, vetëm prova që nuk paraqiten.

Ai ka publikuar një përgjim të kryeministrit Edi Rama me një drejtor të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, në të cilin ankohet për Flamur Nokën se po e prêt poshtë hotelit me 50 vetë për ta rrahur.

Përgjimi

Edi Rama: Hë mo si duket

Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi

Edi Rama: E keni realizu objektin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu e?

Arben Keshi: Them që po

Edi Rama: Po ata maskarenjtë

Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion m’thanë ëë

Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato po ndodhi punë dy minutash unë sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Ca të bënin ty ato

Arben Keshi: po ishin nja 50 veta,thjesht me kët pjesën e presionit më goditën e kshu Ai është legen ai, Ai Flamur Noka është.

Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë

Arben Keshi: Jo mo Ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli

Arben Keshi: Ato menduan se unë isha në makinë,Rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se ikën edhe se kapëm dot.

Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin ëë

Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë po tani nga ata që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top ëë

Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.

Edi Rama: Ok, mire vllai

Arben Keshi: Ishalla, mire faleminderit

Edi Rama: ok, ciao ciao..(TemA)

22 komente në ““Bomba” e Bild për Ramën, publikon një përgjim me drejtorin e Ministrisë së Brendshme që i ankohet se Flamur Noka i ka rrahur njerëzit”

  1. FLUTURA says:

    Cfare ka ketu?!!!
    Nje komunikim normal, parashikim rezultati dhe frike nga rrugacet e PD se.

    1. Kalec Dega says:

      Gjuha e turpshme dhe analfabete e Shqiptareve, lol!

      ok, mire vllai?????!!!
      …kjo eshte gjuha e karagjozeve qe kane ndyre cdo qelize shqiptare….

  2. Pato says:

    Bomba qenkan katundaret e Maqellares paskan shitur vota… A jane ne vete keta apo jo? Sa te trashe qe jane o zot. Ik o plehre jep llogari per parate qe ke lare me Ruset

  3. Ismail Qemali says:

    More mashtrues muti, jane plot 16 pergjime, pse nuk i publikoni o plera

  4. PATRIOTI says:

    HAHAHAHAHAHAHAHAH NA SHKRINE FARE. QENKA PERGJIM I MADH KYYY. PASKAN MBARUAR ATO TE DROGES TANI KALUAR TEK KRYEMINISTRI.
    I KA GJET BELAJA KETO TE OPOZITES FARE.

  5. Eri says:

    Ku eshte ketu shitblerja e votes nga kryeministri ? ??????.E paska marr kestin e dyte ky gjermani ???.Edhe sa keste te tjera kemi ?

    1. artiles says:

      Kjo eshte prove e perdorimit te personave nen uniformen e policise (nese eshte e vertete qe z.Keshi ka qene polic ne ate kohe), e cila ne fakt duhet te garantoje zgjedhjet.
      Te mos harrojme se ne diten e fundit te fushates ai u beri thirrje (per te cilen kerkoi falje me pas) njerezve te policise per te votuar PS-ne.
      Jo se PD njk e ka bere kete kur ka qene ne pushtet, por…….o popull keteu behet fjale kush eshte i perlyer me pap. Cfare fatkeqesie per kete pppull qe sdi ke te zgjedhe, se te gjithe jane te perlyer.

  6. Tani says:

    E ca ka këtu për tu habit se fushatë është , veç KM që përdor termin ‘vllai’ me një drejtor politik. Alamet KM kemi, person trendy, to zgjidh hallet. Edhe në BE do na fusë. ..

  7. undefined says:

    Cfare ka ketu per “bombe” hahahahahaha…..a eshte ne rregull nga trute e kokes ai b..q..i gazetes Bild se keto zagaret e opozites tone bashke me Ilir Meten bastardin dihet qe kane dale duarsh….

  8. Lili says:

    C,te keqe ka ketu? Ku eshte shitblerja e votes? Arrestojeni kete gangster se vetem gazetar nuk eshte.C,pune ka ky,qe fut hundet ne punet tona te brendsgme.Me sigurivke vrsre njerez ne Gjermani.Je vrases me pagese.Qelbesire.

  9. Qylafi says:

    Ky gazetari qenka burre i zgjuar po boton ca dialogje qe skane asnje kuptim dhe me e cuditshmja eshte se per to basha duhet te kete paguar mbi 3 milion euro, pirdh o basha pirdh, po harxhon parate e korrupsionit te rruges Durres-Kukes, se nuk besoj se paguan apo sponsorizon kush per keto idiotizma qe te duken cudira.

  10. Tani says:

    Prisni,se dardha e ka bishtin mbrapa. Do dale pergjimi i rradhes ku ky Ben Keshi eshte duke bere pazare votash. Kjo implikon dhe Ramen mqs ka lene si te plotfuqishem per zgjedhjet e Dibres , kete horrin e ministrise

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Cfare bombe eshte kjo !?!? A po shkojne mire zgjedhjet.. Po pyet duke e quajtur molotovin maskarenj..

  12. Qerim Qamili says:

    Këtu del fare hapur, drejtorit të policisë, i cili as që ka punë me rezultatin e zgjedhjeve,por thjesht me miradministrimin e tyre, i kërkohet nga kryeministri të shpjegojë nëse di diçka rreth rezultatit të mundshëm që pritet. Duket sikur ai është drejtues i fushatës politike të PS në zonë..Kjo vërtet është e pakonceptueshme në një shtet demokratik. Si PS sot dhe PD dje, këta janë e njëjta gjë, kot të kërkosh diçka të ndryshme tek të dy. Vertet turp! Dhe mjerim për këtë vënd, këto janë thjesht dy banda politike. Ka plotësisht të drejtë populli që nuk përzihet por shikon punën e tij. Vetëm militantët fanatik të të dy palve janë pjesmarrës në këtë gjoja luftë për demokraci dhe përparim. Dhe duan që ti pranojnë në europë!!! Është njëlloj sikur të futësh talebanët në europë. Turp e shkuar turpit! Gjynah për këtë popull!!!

  13. Noku Maloku says:

    Per te qeshur dhe per te qare: PD paguan nje zuzar Gjerman per ti bere reklame Edi Rames. Nga keto pergjime Rama del nje kryeminister paqesor qe interesohet per rezultatin e zgjedhjeve natyrisht per partine e tij. BRAVO RAMA.

  14. Sitëdush says:

    Po MOLOTOVIN e bashkndarses së shtratit me Like Skarparin dhe shoqes së saj Lulnxime Mender Bashoviçit si e quan nipi i Hitler-Himler-Gebelsit?

  15. Redi says:

    Nuk shikojë as datë as orë as emrin e ndonjë prokurori. Po ndonjë vendim gjykate kanë këto se po përgjojnjë kryeministrin.Dhe po nuk zbatuan liget e hanë sapunin.

  16. Nje qytetar . says:

    I zgjuar Pjetri prej gjermanie.
    Hidh lek per çdo informacion sado kot te jete oj Lule.

  17. Kuma says:

    Gjylja e madhe plasi!
    Pirdh te shfryhesh!

  18. Isa says:

    Po me kutite e Libofshes o plehra qe mos gjetshi derman keto jane vjedhje?.Po per bashkine e Tiranes vodhen me ze dhe figure o plehra ,,,,

  19. LORA says:

    I rrofshin nahijes nevojtare shqup-se dhe lesh-e-liste
    Babalet nderkombetare,,,rekrutuar me parate e vjedhura
    Popullit Shqiptar dhe kontributin ekskluziv te llallerise,se pademontuar ende.

  20. lexusi says:

    Billd Basha , AUTOGOL , ku qendron shitblerja e votes , me porosite per mbrojtjen e saj, nga hordhite e Mul Nokes ?!
    Mesa duket diten e votimit keta te SHQUPIT , nuk bisedojne per voten , por pyesin sa eshte kilja e PRESHIT ne Lushnje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje