"Vota të deklarohet haptas mos të kemi llafe", reagon Pjerin Ndreu: Fluskë sapuni, ja e vërteta

17 Qershor 2019, 17:40Politika TEMA

Ish deputeti Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me përgjimet e prokurorisë të publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Ndreu i ka cilësuar si normale pasi zhvillohej mes strukturave.

“Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet.

 Eshte kominikim normal me strukturat tona.

As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga me socialisteve, athere eshte tjeter gje.

Pergjimi ehste nje flliske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet.

Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje”, nënvizon Ndreu.

Përgjimi 12

Drejtori i shkollës: Alo, mirëmëngjes drejtor.

Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?

Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.

Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?

Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.

Drini Gjeci: Në ç’a qendre voton ti?

Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.

Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.

Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Përgjimi 13

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po.

Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.

Lavdrim Murati: Urdhëro.

Drini Gjeçi: A ke votuar?

Lavdrim Murati: Jo, akoma.

Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Drini Gjeçi: Çfarë radhe?

Lavdrim Murati: Radha or ti.

Drini Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptas atje. Mos të kemi llafe më.

Lavdrim Murati:  Ç’a flet o drejtor?

Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke, t’i dua. Pesë vota sa ke.

Lavdrim Murati:  Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Drini Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull.

7 komente në ““Vota të deklarohet haptas mos të kemi llafe”, reagon Pjerin Ndreu: Fluskë sapuni, ja e vërteta”

  1. Loran shehu says:

    Ahahahahahahahah hahahahahahahah kur ben dhe ky presion ahahaha

  2. Qerim Qamili says:

    Hajde drejtor drejtorie arsimore, hajde, ky qënka për drejtor burgu. Ç’punë mund të ketë një bajgë e tillë me arsimin? Njerëz si ky të sjellin me shantazh 5 vota dhe të largojnë 55 të tjera. Vota është bindje mor lamash, që, për një vënd drejtori, je i gatshëm të qish në bythë dhe babanë që të ka bërë kokën.

  3. Lekmirakaj says:

    Po qe kjo bisede normals,at-here rrofte anormaliteti.Kto kujtoj ne se njerzit jane budallenj.Kur per nje bashku si e Dibres behen gjith keto prap Edi,mendoj se çfar eshte bere per krejt vendin

  4. Ali Pasha says:

    E verteta eshte ajo qe ke thene more mafioz…kete e dine gjithe shqiptaret…si nuk keni turp qe ta quani vehten intelektual pthuuuu

  5. Lira says:

    Dhe cfar ka ketu ku eshte shitblerja , pse militanteve te vet cdo pari ju jep porosi tevotojne per partine e tyre .Cna cuditet po mir ithone ato qe kane bere gjithnje vete I aludojne tani per PS.

  6. nardi says:

    i pd, i lsi apo i ps -se ky eshte skandal

  7. ilir says:

    Te dyja partite e medha kane bere presjon. Ka bere edhe PD-ja, bile kercenueshem. Pra ky pergjim eshte nje prej fakteve ne morine e mijerave te tilla te kryera nga te dyja partite : PS dhe PD. Ne 2013-en, kam mare nje telefonate nga nje person, I cili u prezantua si I PD ne pushtet, dhe me kerkoi hapur voten. Me c’guxim e kerkon kete, I them. A je ne pune, po – i them, qe nga koha qe partia jote nuk egzistonte. S’ke faj ti-me tha, faj kemi ne qe te mbajtem ne pune.
    Nje presion i tille I eshte bere te gjithe qytetareve qe ishin ne pune shteti, dhe qe nuk kishin teser partie.
    Kjo kategori partiakesh PS+PD jane te rrezikshem, sepse ata jetojne vetem me kete lloj sherbimi.
    Pra, si konkluzion : I mungon morali cdo partiaku te rangut te larte, qe te hiqet kritizer per kundershtarin e vet. Te vjen peshtire dhe na can veshet keta palo njerez. Por, per momentin eshte edhe me keq, sepse felliqsirat dhe intrigat e njeres pale i jane shitur edhe te huajve. Zhurma tashme na vjen edhe ne gjuhe te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje