‘Bild’ nxjerr në përgjime edhe Damian Gjiknurin: Do sjell një furgon me ‘çuna problematikë’, të jenë aty për çdo nevojë

17 Qershor 2019, 17:11Kronika TEMA

Në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’, të siguruara nga dosjet 339 dhe 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, është përfshirë edhe ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës.

Gjatë komunikimit me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, i cili ndodhej në një prej zonave zgjedhore në 2017-ën, Gjiknuri e njofton se do i dërgojë një furgon me ‘çuna problematikë’, për t’i patur aty për çdo nevojë.

Biseda

Damian Gjiknuri: Ç’a bohet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani deputetët, se kanë ardhur ata të PD-së

Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë ata, se si duket kanë fjetur pak se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do të vijnë.

Arben Keshi: Unë nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di, tani janë duke ardhur.

Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra, te njerëzit tanë.

Damian Gjiknuri: Patjetër

Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë nga rrethet, nuk i njeh njeri.

Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë sjellë ata sepse nuk kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty.

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Në rregull.

11 komente në “‘Bild’ nxjerr në përgjime edhe Damian Gjiknurin: Do sjell një furgon me ‘çuna problematikë’, të jenë aty për çdo nevojë”

  1. rukia says:

    Ha Ha Ha Ha cfare muhabeti……Po me keto muhabete fushatash dun me e demtu edi ramen keta???? Po qekan tmarum fare….. Po pse nuk e di mileti kush ka vjedh vota verdalle?????
    Hej, i paskan rujt kto mesazhet per sot qe ja ka mbledh sumen prokuroria bashes. Domethon ky qeka maksimumi i dosjeve, domethon i mut i modh

    1. Kalec DeGA says:

      Cunat e Shijakut, cunat e Ramiut?……
      Cikat prej Puke dhe trimat e Tepelenes me Audi, lol
      Ene na ana tjeter cunat e Bathores, Hajdare.

      Mire se vini ne Alb aniston

  2. Edi says:

    Nuk shikoje asgje te keqe pune milantesh

  3. eli says:

    Keto pergjime nuk tregojne gje tjeter vetem se ate qe te gjithe e dime:Menyra se si garojne berishistet.Ne te gjitha sa degjuam duket frika e funksionareve te shtetit nga bandat e PD-se.Asnje shkelje nuk shoh nga PS-ja.Edhe ky furgoni me cuna problematike do rrinte ne gatishmeri nqs Flamuri do sulmonte.Merre me mend sikur te konkurosh keta me ndershmeri!Ta marrin kutine e votave me vete.Ai qe ka pergjuar duhet te denohet maksimalisht.Nuk lejohet pergjimi i funksionareve shteterore!

  4. Sa per dijeni says:

    Ku eshte blerja ketu?! Madje porositen te rine tek shtabi.

  5. eli moj ta morrsha says:

    Eli moj Eli.Pergjimet nuk na tregojne ndonje gje te re porse vota merret e ruhet e vidhet me te forte.Ky furgoni qe thoni ju jane cunat e Elbasanit.Kamer Mehja alias Agron Mehja i kerkuar dhe denuar nga drejtesia italiane per pjesmarrje ne organizata mafioze dhe shperndarje kokaine por qe rri i qete ne Elbasan.Krahu i djathte i Aqif Rakipit ose Aqif Kahramanit ish deputeti i PDIU.Ka licensen e shperndarjes se drogave te forta ne qarkun e Elb qe njihet si nje qark me shume perdorues por jo vetem brenda Shqiperise.Grupi i tij nisej cdo mengjes ne Diber per zgjedhjet lokale.Parata e droges u shperndaheshin votuesve dibrane.Ishin aty si “ceta e armatosur”.U perdoren me aq mencuri nga Rama me 2016 ne Diber dhe me 2017 ne Elbasan.Asnje sot nuk flet per zgjedhjet e 2017 ne Elb.Pse?Te gjithe jane perlyer ne zgjedhje.Ky grup deri me 2013 ishin krahu i armatos i PD.Qifi nxirrte deputetin e PD ne Peqin.Dash Sulen apo Dash Pisqollen e zgjidhte Qifi.Me 2013 me grupin e armatosur qe zoteron fuqi ekonomike dhe me krahet e ngrohte nga politika arriti te siguronte nje vend ne parlamentin shqiptar njeriu qe helmoi gjysmen e Tr dhe Italise po ashtu dhe ne Elb.Asnje nuk i permend dot emrin sepse dhe Alfred Peza qe i permendi emrin dhe me pak se kaq hengri shpulla ne korridorin e parlamentit.E kuptoni kur goditet nje parlamentar leje me njerezit e thjeshte.Me 2017 grupit te “zjarrit” iu la dore e lire ne intimidimin dhe blerjen e votave dhe si rezultat 2 deputet nga Pd i “fitoi”PDIU.28 935 vota jane votat e siguruara nga Qifi,Kameri(alias Agron Mehja)dhe Bujar Muca qe nuk mbante mend ditelindjen.Keto vota jane ato te blera te fituara me kercenime dhe presione e sidomos vota te partive te vogla qe shkonin tek shporta e PDIU gjate numerimit.LSI i bleu me leket e rrugeve prandaj Dash i Rrugeve u fut ne burg si presion ndaj LSI.PDIU po ashtu dhe PS ne fshatra sidomos “punoi shume fort”.Nuk ka patur e nuk ka votime ne Elb. dhe ne gjithe Shqiperine per aq kohe sa politika perdor bandat dhe pastaj bandat bejne ligjin.

  6. Dori says:

    Pd Lsi po pellcet se populli dhe leket ja mori dhe voten nuk ja dha.Po dhe me dhune nuk po qullosin dot me gje.prandaj jane ne hall se nuk dine te veprojne ndryshe.

  7. Roberto says:

    Ku eshte e keqja ketu?? Ata kane vajtur te mbrojne votat dhe jo te mos lejojne te tjeret te votojne apo te prishin zgjedhjet sic kerkon opozita djallezore dhe shume problematike. Une kam shume merak ate Ervin Salianjin se po tregohet shume kar derr. Do ti hyje ndonje hu ne bythe ndonje dite se po e trash si shume gjuhen.

  8. Qerim Qamili says:

    Gjithë problemi është ky: Në kohën kur është bërë përgjimi, Arben Keshi ka qënë punonjës policie, apo jo? Nëse ka qënë punonjë policie, turp e faqja e zezë për Edi Ramën që nuk jep dorëheqje. Por nëse Arben Keshi nuk ka qënë punonjë policie në kohën kur është bërë përgjimi, ligji tu thyej dhëmbët manipulatorve. Me mashtrime dhe sajesa nuk mund të kërkosh të vish në pushtet.

    1. enter"" says:

      Nuk ka qene punonjes policie

  9. Lani says:

    O ftofshi mu ne bythe me gjithe pergjimet tuaja te k…it! Nuk e dime ne valle se si i keni bere zgjedhjet ju o plehra?! Tani ju vjen keq qe po tregojne dhe te tjeret se kane dhembe si te Azemit dikur e te Mul l…oqes sot?! E kishit monopolizuar dhunen e po e qani tani qe e kane marre kundershtaret tuaj. Mire t’ju behet se e meritoni plotesisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje