Me fillimin e sezonit turistik, segmentet rrugore Maminas-Gjiri i Lalzit dhe Plepa- Golem mbingarkohen nga fluksi i madh i mjeteve, sidomos në fundjavë.
Për këtë arsye, Policia Rrugore e Qarkut Durrës ka marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Pushuesit duhet të sensibilizohen lidhur me parakalimet në zonën Maminas-Gjiri i Lalëzit, pasi në sezonet e kaluara dhe jo vetëm janë bërë shkas për burime aksidentesh, me pasojë humbje jetësh.
Përveç shërbimeve fiizike, në këto segmente të njohura si problematike, masa të shtuara janë policët civilë të pajisur me kamera të cilat do të bëjnë të mundur filmimin e të gjitha parakalimet e gabuara.
Në rast të këtyre shkeljeve paralajmërohen masa të rrepta administrative, deri në heqje të lejeve të qarkullimit.
Nuk do të mungojnë edhe punonjësit me uniformë të cilët do të angazhohen për këshillimin dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve duke siguruar një aks rrugor sa më të sigurt.
Policia Rrugore bën apel për qytetarët dhe shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim evitimin e aksidenteve.
Tebelat rrugore ende nu respektohe dhe kjo me cudit mua dhe gjithe te huajet qe vizitojn Shqiperine
Shpejtesia maksimale e lejuar ne rrugen Fier-Portez-Patos eshte me 40 km/ore. Te gjitha makinat levizin pothuajse me 80-90 km/ore
Ju lutem verifikoni kete qe po shkruaj, vini gjoba dhe disiplinoni trafikun
Besoj qe e njejte gje mund te jete ne gjithe Shqiperine
Po pse police civile mor Mitat Tola mor katunar mooti.
Me police civile rregullohet trafiku apo synoni vetem te vini gjoba?
Po Kujt ja mban te ndaloj karderrat me Benza e Cayene. Ça thoni ju? Me vertet e Keni? Kto svejn gjoba ne mes te Tirones ku rregullat shkelen ne menyren me flagrante. Yp ypppp xhixhi