DETAJET: Grabitja në Rinas, shoqërohet një tjetër person. 48 vjeçari u kap me një sasi të madhe parash në valuta të ndryshme

15 Qershor 2019, 10:14Kronika TEMA

Policia ka shoqëruar një tjetër person për grabitjen në Rinas më 9 prill, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

Efektivët e policisë kanë vënë në pranga shtetasin Hasan Kanaçi, 48 vjeç, punonjës në aeroportin e Rinasit. 

Në momentin e arrestimit shtetasit Hasan Kanaçi i janë sekuestruar një sasi e madhe monedhash të huaja.

Grabitja ndodhi brenda aeroportit të Rinasit, teksa thasët me para po ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë përlasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.

Njoftimi i policisë: 

Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019  ku u vodhën  me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera,  informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar  të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit:

H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i  strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. (TemA)

3 komente në “DETAJET: Grabitja në Rinas, shoqërohet një tjetër person. 48 vjeçari u kap me një sasi të madhe parash në valuta të ndryshme”

  1. ¬ says:

    Të gjithë ata që u ndodhën në aeroport atë ditë janë suspect.

  2. me kaq shume te kapur dhe leket akoma iken ne drejtim te paditur ???? cfare dreq investigimi po behet ??? apo sa per ti mbyllur gojen popullit nepermjet mediave ??? nese keta qe u kapen kane qene vertet bashkepunetoret e hajduteve pas kaq kohe duhej qe te ishte zbardhur cdo gje .

  3. Ledio says:

    Te gjithe do arrestohen, por leket nuk do gjenden kurre pasi shejtani i ka xhepat e thelle edhe shpirtin e vogel. Shikoni me rradhe: Sali Berisha, Ilir Meta, Basha, Nano, Rama, Ruli, Ahmetaj, Fino, Ruci, Imami, Bode, etje -etje, ku jetojne, si vishen , cfare makinash drejtojne , pa hapur asnje biznes ose punuar asnje dite, thjesht duke rrjepur popullin pa shtylle kurrizore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje