VIDEO/ “Lutju Zotit, lutju Zotit”: Panik në avionin e linjës Prishtinë-Bazel, tmerrohen pasagjerët

17 Qershor 2019, 10:48Lifestyle TEMA

Pasagjerët e avionit të linjës Prishtinë – Bazel – Mulhouse (Francë) kanë përjetuar momente tmerri për shkak të turbulencave rreth 30 minuta para zbritjes në aeroportin e qytetin zviceran të dielën. 

Problemet nisën kur avioni po fluturonte në krahinën e Tirolit të Jugut në Italinë veriore.  

Rreth 10 udhëtarë kanë pësuar dëmtime dhe pas uljes kanë marrë trajtim mjekësor në spital. 

Sipas autoriteteve, avioni nisi të kishte probleme pasi piloti u përpoq të devijonte për të shmangur një stuhi.  

Fatmirësisht nuk pati dëmtime të rënda dhe avioni arriti të zbriste në aeroportin e Bazelit me 30 minuta vonesë. 

Në avionin Boeing 737-300 ndodheshin 121 vetë, të cilët ishin nisur nga Kosova. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje