Kërkesa e 55 deputetëve socialistë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka mbërritur në Kuvend dhe ka hyrë në rendin e ditës së Komisionit të Ligjeve. Janë 9 shkelje që socialistët kanë renditur në kërkesën e tyre.
“U kam vënë në dispozicion të gjithë kolegëve të komisionit të ligjeve kërkesën. Nga ky moment komisioni ligjeve e ka futur në procedure shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve”, Ky ishte deklarimi i kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja për vijimin e procedurave të shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Komisioni ka 15 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve firmëtar të shkarkimit të kreut të shtetit.
Por socialistët duket se nuk do humbin asnjë ditë kohë.
Top-Channel ka mësuar se duke nisur nga paraditja e të mërkurës, kërkesa e shkarkimit do ta jetë në rend dite në këtë komision.
Komisioni ligjeve është përgjegjës për hartimin e një raporti ku detyra e parë është shqyrtimi ligjshmërisë së kërkesës së 55 deputetëve.
Raporti shkon në seancë për diskutim me debat duke i hapur rrugën ngritjes së komisionit të posaçëm hetimor parlamentar.
Sipas mazhorancës qeverisëse Presidenti ka konsumuar 9 shkelje kushtetuese me çdekretimin e datës së zgjedhjeve, ku më kryesorja cenimi i parimit të ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit si dhe ka cënuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Kur kanë kaluar 24 orë nga dorëzimi kërkesës për shkarkim Kuvendit, presidenca nuk ka bërë asnjë koment.
Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë kur një president merret nën hetim nga parlamenti me qëllimin final shkarkimin.
Ilir Meta themelues i LSI në koalicion qeverisës me socialistët në mandatin e parë qeverisës të Edi Ramës, u zgjodh president në prillin e 2017-tës me 87 vota.
Dy vite më pas presidentit Ilir Meta i duhet të përballet me shkarkimin për të cilin duhen 94 vota e më pas certifikimi nga gjykata kushtetuese.
Por a do të jetë Ilir Meta presidenti i patë në historinë e Shqipërisë që do të shkarkohet nga Parlamenti?
Përgjigja e kësaj pyetje ndodhet në duart e socialistëve të cilët për momentin duken të vendosur për ti shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit të zgjedhur me bekimin e tyre, por sëfundmi të shpallur armik dhe akuzuar si pjesë e një konspiracioni për destabilizimin e vendit.(tch)
First impeachment në historinë e Shqipërisë. Me këmbë të mbarë. Dhe kjo për shkak të piçkës se Monës. E çfarë të boka vrima.
SA ME SHPEJTE QE MUNDESIA PER TA ARRESTUAR TE JETE ME E THJESHTE
hajt per mbar e kollaj , dhe te kalojme shpejt e shpejt ne fazen tjeter per keta vampira qe na kane vjedhur vatanin dhe enderrat e femijve tane ketu e 30 vjet.
O Tema! Bejani tamam biografine!
Femijeri rurale, pastaj shrangist, deri 24 vjec i palexuar! Libri artistik , romani, filozofia – armiqte e tij me te rrezikshem! Njeh per zot vetem te “fortet dhe parallinjte e dyshimte”! Popullin e quan kokepalar! Hajdut i damkosur me Vidio dhe dosje (978)!
Mallkuar kush e beri president! Per kete popull fisnik minus Voltanen dhe Molotovsat!
Hiqeni sa me shpejt hajdutin se po pengon Shqiperine
Jo vetem kaq. E duam ne burg kete felliqsire.