Në shtator të vitit 2018, mediat turke raportuan arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejtë Stambollit.
Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.
CNA.al pas raportimit të lajmit, duke ju referuar mediave turke zbardhi lidhjet e biznesmenit të arrestuar turk Lev Aslan dhe marrdhëniet e afërta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku rezultoi se gjithçka të çon tek Ekim Alptekin, që edhe në rastin e Lev Aslan del si partner në biznese.
Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.
Për më tepër, Lulzim Basha është edhe kumbari i Ekim Alptekin. Në foton më poshtë, Ekim Alptekim është duke u martuar dhe “kurorën apo bekimin” ia jep Lulzim Basha.
Por, ndërkohë mediat e huaja vijojnë të publikojnë skandale që lidhen me emrin e Alptekin, të ashtuquajturin edhe ortak i Lulzim Bashës.
Më poshtë po përcjellim një shkrim të publikuar nga politico.
Shkrimi në fjalë, tregon se një biznesmen i ngarkuar si menaxher nga ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA Michael Flynn, në lidhje me një skemë lobimi të paligjshëm në SHBA gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, vijon të jetë i lirë, edhe pse është në kërkim nga FBI.
Por, këtu del sërish emri i mikut të Lulzim Bashës, Ekim Alptekin, i cili në dhjetorin e vitit të kaluar u përball me akuzën se kishte bërë komplot me biznesmenin i cili ishte bashkëpunëtor i Flynn, Bijan Rafiekian në lobimin e fushatës me qëllim të ekstradimit të Fethullah Gulen, një klerik musliman që fitoi azil në SHBA dhe jeton në Pensilvani.
Alptekini besohet të jetë në Turqi dhe u trajtua si çështje dytësore pasi prokurorët po përgatiteshin për një gjyq të planifikuar në datë 15 korrik për Rafiekian i njohur ndryshe dhe si Kian.
Më poshtë shkrimi i plotë i Politico:
Në çështjen Virxhinia klientët e Flynn janë përballur me lobimin nëpërmjet avokatëve.
Një biznesmen i ngarkuar si menaxher nga Michael Flynn si pjesë e një sekreti, e një skeme lobimi jo të ligjshshme në SHBA, në emër të qeverisë Turke gjatë dhe pas fushatës të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, është ende i lirë edhe pse i kërkuar nga FBI.
Por vetëm me një ndryshim sepse tani ai ka dërguar avokatët e tij të luftojnë me prokurorët për çështjen penale në një gjykatë federale të Virxhinias.
Ekim Alptekin u padit në dhjetorin e kaluar me akuzën se kishte bërë komplot me biznesmenin i cili ishte bashkëpunëtor i Flynn, Bijan Rafiekian në lobimin e fushatës me qëllim të ekstradimit të Fethullah Gulen, një klerik musliman që fitoi azil në SHBA dhe jeton në Pensilvani.
Alptekini besohet të jetë në Turqi dhe u trajtua si çështje dytësore pasi prokurorët po përgatiteshin për një gjyq të planifikuar në datë 15 korrik për Rafiekian i njohur ndryshe dhe si Kian.
Megjithatë të ejnten avokatët e Alptekinit u shfaqën papritmas në senacën gjyqësore dhe i kërkuan gjykatësit të distriktit të SHBA, Anthony Trenga që t’i lejonte të kërkonin bllokimin e kërkesës së Prokurorisë për të cënuar privatësinë e komunikimeve të Alptekin.
Lëvizja e avokatëve aktual të Alptekin, Rodney Page and Jennifer Mammen të studios ligjore Brian Cave, është e vështirë sepse gjykatat zakonisht janë të gatshme të dëgjojnë avokatët e një të pandehuri që ndodhet në kërkim nga ligji i SHBA dhe me shumë gjasa një i arratisur.
Edhe pse zoti Alptekin u padit për këtë cështje, ai nuk është paraqitur para gjykatës dhe as nuk është proceduar. Është kërkuar një leje për të bërë një paraqitje speciale në emër të Alptekin për ta trajtuar çështjen si avokat-klient.
Prokurorët duket se duan të përdorin disa informacione nga Arent Fox kundër Kian, por këshilltari i Alptekin nënkuptonte se ky zbulim mund të ndikonte në çështjen e tij nëse do të dilte para gjyqit.
“Pasi iu hoq imuniteti dhe informacioni u lëshua, njohuritë e Qeverisë për këtë informacion nuk mund të fshihen.”-shkruajti Page dhe Mammen.
Avokatët gjithashtu pohuan pafajësinë e klientit të tyre, edhe pse ai ende nuk ka paraqitur ndonjë marrëveshje. “Alptekin nuk ka bërë asnjë krim”-shkruajnë ata.
Një përfaqesues i prokurorëve federalë në Aleksandria i cili nuk po merret me çështjen nuk iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës për të bërë një koment.
Por dokumentimi i Alptekin nënkupton që qeveria planifikon t’i rezistojë njohjes së kërkesës së avokatëve të tij nga gjykata.
Akuzat u rishfaqën vitin e kaluar ku Alptekin u akuzua për gënjeshtrat e vazhdueshme ndaj FBI në një intervistë në një televizion turk më 24 maj 2017, duke shtuar mohimin e përfshirjes së qeverisë turke në punësimin e Flynn dhe trupës së tij dhe duke deklaruar që paratë e supozuara të kthyera ndaj Alptekin ishin në fakt si rezultat i performancës së dobët nga ana e Flynn.
Të dhënat e e marra nga avokatët e studios ligjore të Alptekin Arent Fox shtruan terrenin për një takim formal me këshillin special të Robert Muller një javë pas emërimit të tij.
Është e paqartë kur Alptekin ndau kompaninë me Arent Fox por stafi ligjor i Bryan Cave mesa duket ka monitoruar intersin e qeverisë mbi këtë cështje për më shumë se një vit. Një nga dosjet e të enjtes thotë se pak muaj pas intervistës së majit të vitit 2017 studio ligjore e Alptekin ka dialoguar me ekipin e Muller në emër të shtetit turk.
Kolegët e Këshillit Special informuan avokatët e Z.Alptekin se Këshilli special nuk mori në konsideratë disa nga deklarimet e Z. Alptekin. Ata thanë se asnjëra nga palët nuk ishte përgatitur për këto takime të bëra dhe nëse Z. Alptekin ndryshon renditjen e eventeve dhe tregon të vërtetën (që do të thotë konfirmon renditjen e fakteve sipas asaj që ata besonin që faktet ishin), ata do të mund të operonin lehtësisht dhe çdo gjë do të falej. Page dhe Mmmen shkruajnë :
“Z.Alptekin refuzon të konfirmojë faktet sipas variantit të tyre, akuza u pasua për muaj me radhë”.
Alptekin dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën mesazheve që kërkonin koment për këtë histori. Flynn nuk u akuzua për rastin e paraqitur kundër Kian dhe Alptekin. Megjithatë, si pjesë e marrëveshjes së pranimit të fajësisë në vitin 2017, ish këshilltari i sigurimit kombëtar pranoi të gënjente për njohurinë e tij për përfshirjen e qeverisë turke në përpjekjet lobuese.(CNA.al)
O Mero . Mire e ben qe i je qepur Bashes, POR NE KETO MOMENTE SAPO ESHTE MIRATUAR FONDI PER NJE RRUGE 17 KM = 300 MILION EURO. NGA RILINDJA JONE QE VDEKT ME GJITHE FEMIJE E ME CA TE KETE .
O njerez te trashe qe hani çdo shpifje qe ju servirin ore e minut.
ju komentuesit anonime i dini te gjitha jeni hetues Police prokuror gjykates,inxhiniere ,administratore llogarite te shtepive cdo gje jeni vetem punetore nuk u pelqen.i bere gjithe shqipetaret kreminel. ..ore jeni ne vete apo jo.thote njeri nga klubi ku pi kafe nje genjeshter.e ju e trashni.qemtoni lajmet verifikojini mesoni e pastaj shprehni se keshtu i bejme dem vetes femijve e prespektives.duam te jetojme ne paqe e harmoni se keshtu besoj eshte me mire.lerini istitucionet te veprojne
Ç’po thua mor burr,po ti a ke femije,?
Apo je i vellai i neritan cekes?
Aaaaaaaaa, Politikane e mallkuar ,mallkimet nuk i takojn gazetarve ,kur mallkon rilindjen , thua vdekët me gjithë fëmijë ! Haaaaaaaaa !!!!
Shpenzimet gjithmon varen nga llojë e marka firmato e kostumit që vesh .Shqipëria deri tani asnjë rrugë nuk i ka të sandarteve ndërkombëtare ,pasi Saliu mbushte xhepat si Ali baba me 40 hajdut ,dhe gazetari i nderuar Mero Baze nuk ka faj ai vetëm pasqyron rrezikun nga ortaku i shoqërisë krimit me Bashën ,si dikur miqësia Saliut me spiunin serbo-Malazez -Damian – Fazlliç ,prandaj vjedhja e tradhëtia e PD-së dhe LSI-së s’ kan të sosur .Përveç vjedhjeve e spiunimeve ,Fazlliçin e qoi edhe në mbledhjen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë.
Harrove ,kur Sali GËRDALLA ,priste shirita rrugësh çdo ditë .kur mbulohej zhavori i rrugës me një cipë të hollë ziftë ,dhe ajo grryhej pas një muaji ,pa prerë shiritin tjetër rruga ishte prishur ,dhe akoma shqiptarët paguajn qimet e kokës për këto rrugë të pa mbaruara nga Ali Baba !..
VENDOS EMRIN TE QIFSHA MOTREN DHE GRUAN SE 30 VJET VETEM ME SHPIFJE DHE SAJESA JENI MAR QEVERIA SOSIALISTE SKA VRAR NJERI TE QIFSHA MOTREN KA DHE HAJDUTE POR VENDIN SE KAN SHITUR OBYTHQIR
VENDOS EMRIN TE QIFSHA MOTREN DHE GRUAN SE 30 VJET VETEM ME SHPIFJE DHE SAJESA JENI MAR QEVERIA SOSIALISTE SKA VRAR NJERI TE QIFSHA MOTREN KA DHE HAJDUTE POR VENDIN SE KAN SHITUR OBYTHQIR
Çdo të thotë kjo? Gjyqe të tilla ka me miliona në këtë botë. Ç’lidhje kanë të gjitha këtë që shkruhen këtu me Bashën? Merrni një artikull, e përktheni dhe e botoni për të krijuar tym. Nëse doni të informoni publikun shkruani vetëm për lidhjet e Bashës me këtë person. Sigurisht, nëse keni informacion. Dhe e keni për detyrë të zbuloni informacion. Por jo të merreni me tymnaja për të mbuluar të vërteta të tjera.
Gorki, tek “Një prift i moralit”, me të drejtë shkruan për një agjensi të krijuar me mision të vetëm prishjen e moralit publik,( siç është kthyer i gjithë shtypi tek ne) e krijuar posaçërisht për të përhapur tym dhe mbuluar të vërteta skandaloze. Ai aty thotë :” Detyra jonë si punonjës të kësaj agjensie është të bëjmë mikroskandale. Psh, nëse, ta zëmë kryetari i bashkisë zbulohet se ka vjedhur nga fondi publik, atëherë tërë punonjësit e agjensisë tonë shpërndahen dhe fusin duart në xhepat e qytetarëve. Dhe shtypi, nuk flet për vjedhjen e kryetarit, por për tonat. Pra, me një fjalë, nëse duam të mbulojmë një vjedhje e madhe, kjo mund të mbulohet vetëm me një numër të madh vjedhjesh të vogla. Dhe kështu për çdo skandal të madh, i cili, si rregull, mbulohet me një numër të madh skandalesh të vegjël.” E gjitha kjo pë të tërhequr vëmëndjen nga skandali kryesor.
E mrin e ka pederast se nuk paska fmije vete e nem fmijet e tjerve .e une po i them mos te zbardhte drita neser o B…I i PD
Përse nuk e botoni një koment timin këtu. Këtë BRSS si shumë me hatër e mbani, çdo koment ja botoni nga dy ose tre herë.
Te gjitha veprimet dhe perndjekjet origjinal si ato te sigurimit te diktatures.
Me ke po rrin.Me ke shoqerohet.Ke priti.Ke percjelli.Kush e priti.Kush e percjelli.Kushrini deri tek farefisi nga ma i largeti ne pergjime dhe konspiracion.
Te jetuarit dinetik ne te dy sistemet ne lidhje te cdo individit ne mardhenie me shtetin dhe sigurimin e shtetit