Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Përballë” në RTSH, të gazetarit Lutfi Dervishi.
Pjesë nga intervista
Dakord, ju thoni opozita ka frikë nga drejtësia. Një logjikë thotë partia juaj ka 6 vite në pushtet. Nuk paska frikë një qeveri që ka kaluar 6 buxhete, nga drejtësia dhe paska frikë ata që kanë qenë para 10 vitesh?
Po, po si shpjegohet që unë që në sekondën e parë e kam vënë në program reformën në drejtësi, kur ekspertët thoshin mos e vërë në program sepse do shumicë të cilësuar, do shumicë kushtetuese etj, etj. Dhe si shpjrgohet që nga dita e parë deri më sot unë jam absolutisht i vendosur dhe s’kam asnjë lëkundje për këtë punë?! Unë s’kam frikë! S’kam frikë.
Le të thonë çfarë të duan e si të duan, nuk kam frikë. E kam thënë… pse nuk kam frikë? Sepse asnjëherë nuk kam bërë asgjë që të kem frikë. Kaq. Ndërkohë që të gjithë e dinë, të gjithë ata që punojnë me mua e dinë.
Unë jam mbrojtësi më i flaktë i punës së kujtdo, unë i vë gjoksin kur vjen puna te puna apo për të mbrojtur nga akuzat e padrejta. Në momentin që ka diçka që lidhet me drejtësinë, nëse është ok është i mirëseardhur, nëse nuk është ok, lamtumirë. Është shumë e thjeshtë.
E kam thënë gjithmonë, një familje në kuptimin e thjeshtë të fjalës, një organizatë, një parti, një ndërmarrje, një shtet, një anëtar i familjes së vogël, një djalë, një xhaxha, një vëlla, një motër, nuk gjykohet nga kjo, nga ajo që bën një pjesë e organizatës, gjykohet nga mënyra se si reagon.
A pajtohet apo nuk pajtohet me këtë?
A distancohet apo nuk distancohet nga kjo? A mban apo s’mban qëndrim? Ky është ndryshimi i madh mes meje dhe atyre që sonte janë bërë bashkë për t’i dalë për ndesh drejtësisë.
Pse? Sepse këtu kemi qenë kur drejtori i përgjithshëm i tatimeve ishte me arrest shtëpie nga gjykata dhe e mbanin akoma drejtor dhe kryeministri thoshte përderisa nuk ka vendim të formës së prerë “është i pafajshëm” dhe këtu kemi qenë kur unë i thashë një ish ministri të brendshëm “unë dua të të besoj, por nuk mjafton fjala jote.
Dil jashtë nga kjo shtëpi, shko përballu me drejtësinë, avokatët gjeji janë të tutë, ne nuk jemi avokatët e tu dhe kaq”. Këto janë standardet, nuk ka të tjera.
Me ngritjen së shpejti të BKH dhe SPAK, a parashikoni që do të duhet të mbani qëndrim ndaj shumë antarëve të familjes tuaj politike?
Unë mbaj qëndrime politike dhe morale ndërsa qëndrimet ligjore i mbajnë institucionet dhe të jeni i sigurt që me krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së kurrë nuk do të dëgjoni Edi Ramën që të thotë: kjo është e padrejtë, kjo s’është e padrejtë. Ata do të jenë të lirë të bëjnë punën e tyre dhe gjithkush që do të ketë probleme me ta duhet t’i zgjidhë vetë, jo nëpërmjet meje
Do shese ca ministra mjaft me shpetu vete ndaj thote nuk mbroj njerezit e mi nga drejtesia.Kjo duhej te kish ndodh me kohe tani ministrat nuk vlejne me nje grosh pas pergjimeve te bild per dibren, zgjedhjet.Cfare fjalori e inkriminimi.Mjere shqipnia ne duar te kujt paskemi qene. Zot shpetoje kete popull e vend.
Ok. Po ketu eshte bere plehu kapice. Kane 30 vjet vjedhje, korrupsion e padrejtesi dhe I tremb reforma, I tremb drita, duan erresiren, keshtu Jane mesuar. Kahja e levisjes eshte me Ty, populli eshte me Ty, njerezit punetore Jane me Ty. Hajdutet Jane pak, ata jane thyer, Jane deshperuar dhe po presin mandatin. Ram vazhdo; do fitosh dhe do hysh ne Histori.
do hyje ne histori, por se prapthi. do hyje si hajduti me I madh, qe nuk I doli te vjedhe buxhetin e vitit kur qeveriste,por po vjedh edhe buxhetet e viteve qe vijne. kjo me shpikjen e ben ahmetit.
U A THA SHKOQUR QE ESHTE I PASTER .PO TE KISHTE PASUR QOFTE DHE NJE MAJE GISHTI TE LYER QENHANJA DO TA KISHTE AMPLIFIKU AQ SA DO THONIN QE KA VJEDHUR JO 230 MILION SA LULI POR ME SIGURI 500 MILION.CONI FAKTET NE PROKURORI ATE E KENI PASUR DERI DJE MADJE DHE SOT ESHTE E JUAJA E PD .PO GJITHMON KENI LEHUE SI QENI QE BENE DUA TI BIEN KOCKA NGA LARTE. MUNDET TE KETE SHUME GABIME NE MENAXHIMIN E SHTETIT MADJE NE NDONJE VEND DHE FAJ POR DOR SKA VENE NE PASURI TE POPULLIT DUKE TJERRUR BUXHETET. BARDI
Nderkohe duhej te ishte perfunduar ne maj pastaj u shty per ne qershor tani flitet per ne fund te vitit qe rrjedhimisht shtyhet dhe hapja e bisedimeve
Pra pyetja duhej te ishte kush jane shkaqet e shtyrjes pa afat te spak?
Nqs rama do perfundonte spak misioni i tij qeveritar do ishte i mbyllur ku spak do merrte ne dor te gjitha dosjet dhe do sakatonte te gjitha partite ne zgjedhjet e para
Pra shtyrja e spak eshte zgjatja e jetes e kesaj qeverie
Qe ta mbyllim me thenjen e balles me pare partia pastaj shqiperia
Eshte vene ne pergjim Partia Soc ialiste duke filluar nga kryetari dhe gjith drejtuesit
Eshte ligjore.
Cfare komedie…
Dhe populli dele qe beson cdo gje qe sheh dhe i gatshem te behet mish per top per politiken edhe pas 4 vrasjeve ne bulevard!
Ca lajme flash : ndersa Basha proteston dhunshem ku der Rames, Kunati bashes vjedh fondet publike me kompanine e re ne fushen e informatikes.