Nga Edmond Faber
Një akt kriminal i zhvilluar në Shkodër, në qytetin e kulturës dhe muzikës, një barbari që nuk ka ndodhur as në kohën e osmanëve dhe as në kohën e grekëve.
Asnjë pushtues nuk ka djegur shkolla, fatkeqsisht ndodhi dje ndodhi në Shkodrën e Voltanës dhe të Bardh Spahisë.
Ndjej shumë keqardhje, që Shkodrën të cilën e dua aq shumë, barbarët dogjën një shkollë.
Te ajo shkollë kanë dhënë mësim vjehrri dhe vjehrra ime, është shkolluar si qindra dhe mijëra fëmijë të tjerë edhe gruaja ime, dhe sot nipat dhe mbesat e saj.
Disa prej tyre edhe po i lexojnë këto rrjeshta.
Jam i bindur se demokratët shkodranë NUK DO DIGJNIN ASNJËHERË ASNJË SHKOLLË, këta barbarë që bënë këtë veprim, unë nuk do t’i quanja as talebanë, por terroristë të ISIS-it.
Ata digjnin libra edhe shkolla. Sot kam qenë dakort me Jozefinën, si një demokrate model dhe me kulturë.
Ky është kulmi,
Do ti bëj një thirrje të sinqertë të gjithë miqve të mi demokratë, a ndjeheni të turpëruar nga falangat e Al Nusrës të Voltanës dhe Bardhit??
Miq mos pështyni lart se do ju bjerë në fytyrë.
Boll gëlbazë keni nxjerrë nga gryka duke ndotur Shqipërinë.
Mos i vini dhe flamurin e Zi të ISIS-it.
Mos se do pendoheni, por do jetë vonë..