DETAJET: Sulmuan KAZA-të, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD dhe militantë

20 Qershor 2019, 11:14Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet pas sulmeve që ndodhën ditën e djeshme ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD-ja dhe LSI-ja.

Militantët e PD dhe LSI si dhe zyrtarët dhe punonjësit e bashkive përkatëse prishën dhe dogjën materialet zgjedhore.

Kukës.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, tek gjimnazi “Havzi Nela”, në KZAZ nr.11 Kukës, ku disa persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, konkretisht:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Berat.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 tek Pallati Kulturës Skrapar, Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar, pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga Policia, kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)

B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat)

H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat)

M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)

K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),

G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat.

A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre Bashkive dhe mbështetës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Sulmet ndaj KZAZ-ve, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

D., 21 vjeç, banues në Burrel

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).

T., 49 vjeç, banues në Klos

Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

Gj., 62 vjeç, banues në Klos

L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)

D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:

D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

(TemA)

 

4 komente në “DETAJET: Sulmuan KAZA-të, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD dhe militantë”

  1. shpellari says:

    He pra, e shikoni qe krisma nuk paska pasur!!! Secilit hakun, qofte kushdo qofte. Vende ne burgje ka edhe per liken e berishen, se lulit i a ka prere bileten rusi.

  2. 19 says:

    merini kta vandale dhe tregojani ligjin qe qeveria bie vetem me vote dhe jo me dhune .policia duhet te tregoje forcen e ligjit

  3. Njutoni says:

    Atij qe babon ne Britani ti prishin pasporten se duhet t jet shkrujt si kosovar.
    T kooperojn me interpol.
    Le ta bejn shembull qe t tjeret qe jan “kosovar prej shqipnije” n Londer t dhjesin nga frika

  4. Lili says:

    5 vhet burg i kabe pak, te gjithe pa perjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje