Mes personave të përfshirë në përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane “Bild” ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Artan Gaçi, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN, ministrja Xhaçka u pyet edhe për përgjimet e “Bild” dhe konkretisht për rastin e bashkëshortit të saj.
Xhaçka u shpreh se fjalët nuk duhet të dalin nga konteksti.
Ajo u shpreh se e di mirë sesi ka qenë situata në Dibër në atë kohë.
Xhaçka thekson se kujton bandat e PD, ndërsa përmend edhe emra.
“Rasti i bashkëshortit tim… nuk e di, ndoshta është aty sepse është bashkëshorti im ose ndoshta sepse ka qenë deputet i Partisë Socialiste në atë kohë.
Bashkëshorti im ka qenë duke folur me një funksionar të PS në zonën e Maqellarës. Dy ditë përpara asaj telefonate ka qenë me të, kur mbi të është abuzuar, ka edhe një denoncim mbi këtë gjë.
Kanë qenë funksionar të PD… Ajo ka qenë një bisedë që mund të bëjë çdokush që do t’i japë kurajo dhe t’i thotë se të është vlerësuar puna. ‘Jo vetëm prej meje se unë e pash me sytë e mi, por edhe të lidershipit të partisë, i cili e vlerëson atë që t’i ke bërë në zonë’.
Edhe kur gjërat dalin jashtë kontekstit, kur diskutohet – “e ke kopsitur mirë” – njerëzit e kuptojnë i ke paguar të gjithë. Nuk ka lidhje fare. Po të flas për bashkëshortin për një arsye të thjeshtë.
Në atë kohë kam qenë edhe vetë në Dibër, si kryetare e Forumit të Grave të PS. Unë di se çfarë ka ngjarje.
Unë mbaj mend shumë mirë bandat e PD, shpërnguljen e PD, duke filluar nga ish-kryetari i komunës Lazarat bashkë me të tijtë, duke vazhduar më pas me shpurrën e Flamur Nokës, kryetarin e Bashkisë së Kamzës.
Unë e kujtoj situatën e tensionuar atje dhe patjetër frikën dhe sikletin, ndoshta edhe terrorin për t’u përballur me të gjithën këtë”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ne gjithe ato CD pergjimesh PD-ja ka “qeruar oriz” dhe ka nxjere nga konteksi ato qe do.
Per “PAR CONDICIO” te njejtat CD Prokuroria tja jape PS-se (te beje sikur i rane nga xhepi) dhe besoj do te gjenden xhevaire dhe nga pala tjeter… pastaj tja cojne te perkthyera nga PS shokut te zyres te gazetarit te Bild
Pas kesaj Portokallia do te mbetet pa pune.
Ata te pd dhe lsi dihet qe jane banda. Po dhe ju te ps me vila ministra dhe ishministra keni vjedh sa shume po te pakten skeni vrare Po pas 30 qershorit tmbarojne pune me kete opoziten rrugore. Ju vjen rradha juaj per hapsane e Keni qelbur.
sado dinake e gjoja e zgjuar kjo mjeshtrja e mashtrimit ,hi ne sy vetem fshatareve mund ti hedhe ,por jo qytetareve ,e sidomos kurre jo GJERMONEVE..keni lozur me pret e medha pa djerse ,jeni xbukuruar e shendoshur me hyrjen ne politike ..por ZOTI i shikon keto..do jepni shume llogari shume heret ..