Presidenti është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, madje Ilir Meta në më shumë se një rast e ka përsëritur këtë.
Por në këtë përplasje institucionale dhe të interpretimeve që i bëhet Kushtetutës, a ekziston sadopak rreziku që të shkojmë në një përballje hipotetike ushtri-polici?
Përgjigje kësaj pyetje i dha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN.
Sipas saj kjo gjë nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë dhe presidenti nuk e ka këtë mundësi në kohë paqeje.
“Absolutisht jo, në asnjë skenar. Ushtria del në rrugë në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila nuk ka lidhje fare me Presidentin, por me Këshillin e Ministrave që i propozon Parlamentit në kushtet kur Policia e Shtetit, jo është dorëzuar, por nuk arrin dot të mbrojë institucionet, rendin kushtetues dhe kërkon ndihmë më shumë.
Atëherë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet nga Këshilli i Ministrave dhe me vendim Parlamenti, ushtria mund të asistojë në vendosjen e rendit, në ruajtjen e rendit kushtetues. Nuk ka absolutisht asnjë shans të vetëm që në kohë paqeje Presidenti të urdhërojë ushtrinë të dalë në rrugë.
Përveçse në kohë lufte, në kohë paqeje Komandanti i Forcave të Armatosura ushtron të drejtën e tij përmes Kryeministrit dhe të Ministrit të Mbrojtjes.
Kur e dëgjova këtë mendova se ishte shaka sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër”, u shpreh Olta Xhaçka.
Aman mos na fyeni gjeneral armatin like floriri. Super komandanti i ushtrise shqiptare. Akoma me shume mqs vendi yne eshte ne NATO komandanti i ushtrise shqiptare mund te jete edhe komandant i NATO-s, e te gjeje vrime ku te futet rama pastaj.
jeni karragjoze a cmutin je mo gazetaret e leshit
te urdheroje M(u)eta Ushtrine???????
po ai MUT bure, nuk urdheron dot BAXHELLEN QE KA NE SHTEPI,e qe mburet TV se ka dy jave qe se shikon e si flet, se per te “fjetur” sbehet llaf se “fle” ku ta zere nata here me Randon e here me Iljazin
jeni dhe garetaruce, LEGENA