Protesta e opozitës, Zef Brozi thirrje qytetarëve: Kuptoni dhe zbatoni mesazhin e Ambasadës amerikane. Shqipëria nuk e pranon talebanizmin

21 Qershor 2019, 08:37Politika TEMA

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë e Shqipërisë), Zef Brozi, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që do të jenë në protestë, të zbatojnë ligjin, të mos dhunojnë policet e institucionet, të mos dëmtojne pronën publike dhe pronat private të qytetarëve.

Brozi shkruan se eshte shume me teper se sa mesazh, duke nenvizuar ne te njejten kohe se Shqiperia nuk e pranon talebanizmin e opozites.

Postimi i plotë i Brozit:   

Duke qene se sot opozita do te protestoje ne Tirane, ju bej thirrje te gjithe atyre qe do jene ne proteste te zbatojne ligjin, te mos dhunojne policet e institucionet, te mos demtojne pronen publike dhe pronat private te qytetareve.

Protestoni por mos na e demtoni e turperoni Tiranen dhe Shqiperine tone te dashur e te bukur!

Dua te theksoj me force se eshte ne te mire te tyre dhe te Shqiperise qe drejtuesit e opozites ta lexojne,kuptojne dhe zbatojne plotesisht mesazhin e qarte te Ambasades Amerikane.

Ne fakt ai eshte shume me teper se mesazh. 

Shqiperia jone e dashur nuk duhet e as mund ta pranoje talebanizmin qe aq shemtueshem po shfaqet ne disa akte te opozites

1 komente në “Protesta e opozitës, Zef Brozi thirrje qytetarëve: Kuptoni dhe zbatoni mesazhin e Ambasadës amerikane. Shqipëria nuk e pranon talebanizmin”

  1. selim rroshi says:

    O i nderum Zef jam dakord qe te mos kete asnje dhune ne Shqiperi. Po kur shteti verteohet me ze e figure qe eshte nje bande keqberesish te cilet nuk leshojne asnje pe e vazhdojne cmendurine e tyre gangstere ku mos te linde dhuna. Aq medalje korrupsioni qe ka Rama ku mod te linde dhuna. Na permend Ameriken qe na do te miren dakord. Por vetem kujto ci bene Manuel Norieges amerikanet si leader real i Panamase qe erdhi ne pushtet me grusht shteti dhe e mbyti Ameriken me droge. E zune si miu me navy seals qe qe kriminel me pushtet.
    Po Rama a ska bere te njeten gje zgjedhjet i vodhi, Shqiperine e beri Kolumbi te Europes shkaterroi cdo insitucion demokratik ne funksion te droges. Eksportoi krim pa mase ne Europe e ja nxiu Shqiperise faqen.
    A nuk eshte ne te njejtin nivel me Noriegen Rama. Pse se trajton te tille Amerika ate. Duke e trajtuar te tille zgjidhet dhe precedenti( te cilin nuk duan te ndodhe) qe opozita ska hyre ne zgjedhje e vendi shkon ne zgjedhje te reja pa Noriegen shqiptar ne krye te njeres pale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje