Klement Zguri 'ndryshon' qëndrim për dekretin e Metës, rikthehet në KQZ dhe voton pro kërkesës së OSBE për 150 vëzhgues

21 Qershor 2019, 10:35Politika TEMA
Klement Zguri 'ndryshon' qëndrim për dekretin e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën për 30 qershorin, pasi nuk e njeh dekretin e presidentit Ilir Meta.

Sot është zhvilluar mbledhja e radhës në KQZ.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i KQZ, Klement Zguri, i cili mbledhjet e kaluara i ka braktisur.

Në rendin e ditës ishin disa pika për miratim nga vëzhguesit afatshkurtër të OSBE/ODIHR, gazetarëve dhe operatorëve të televizioneve, por edhe disa anëtarëve të KZAZ- ve.

Kryetari i KQZ-së votoi pro rendit të ditës vetëm për pikën e miratimit të 150 vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ndërsa për të tjerat kundër.

Zguri tha se qëndrimin e tij për dekretin e ka bërë publik, duke qenë kundër, por shtoi se institucionet nuk po i binden.

“E kam bërë qëndrimin tim publik për dekretin e presidentit.

Nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë institucion për të bërë një lexim të dekretit.

Unë personalisht jam kundër vendimmarrjeve të KQZ-së. Vetëm për vëzhguesit do të votoj, për çdo vendimmarrje tjetër jam kundër” tha Zguri.

“Unë personalisht jam kundër vendmarrjeve në parim, nuk kam asgjë me brendinë, por në parim.

Ndërkohë që do çedoj nga ky qëndrim vetëm për vëzhguesit, ndërkombëtare apo vendas.

Me gjithë respektin janë monitoruesit e vërtetë të gjithçkaje që ndodh, janë ata që bëjnë një vlerësim korrekt të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm të të vendmmarrjeve të cilat janë në tejkalim të kërkesave të ligjit.

I thashë këto fjalë vetëm për arsyen e thjeshtë, për të konfirmuar se në vendimmarrjet që do vijnë, përjashtuar vëzhguesit, unë jam kundër në parim”, vijoi ai.

Por miratimi i vëzhguesve është pikë e rëndësishme, pasi praktikisht Zguri pranon kështu mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Rendi i ditës:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv.Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

15 komente në “Klement Zguri ‘ndryshon’ qëndrim për dekretin e Metës, rikthehet në KQZ dhe voton pro kërkesës së OSBE për 150 vëzhgues”

  1. Nje qytetar . says:

    Zigur Qarri.

  2. HYSA says:

    ka shkuar per te shpetuar mandatin, i cili perkthehet ne para, jo per parime.

    1. Hamit Kavaja says:

      Dakort me ty Hysa. Por kam edhe nje keshille per DENAR BIBEN.
      Ardhja e Zgurit lidhet edhe me kerkesen e Ilir Metes per procedurat e ndjekura per zevendesimin e mandateve.
      Kujdes kur te formulohet pergjigja per presidentin, sepse ai kerkon ta nxjerre ne kundershtim me ligjin.
      Per rrjedhoje do ti leverdiste shume qe ne pergjigjen zyrtare te KQZ-se te kishte nje formulim te dyshimte, te interpretueshem
      dhe te manget.
      Ruajuni nga ligesia e LIKE FLORIRIT dhe pabesia e KLEMENTIT.
      Kerkoni qe pergjigja per kerkesen e Metes te vleresohet nga te gjithe anetaret e KQZ.

  3. OOOOOOOOO zgeeeerrrrrrrrrrrrrrrr ( jo zgur) ti duhet te jesh i depolitizuar ne krye te kqz dhe pro ligjit, jo te tallesh bithen dhe koqet e qelbura se paguhesh nga parate tona dhe duhet te mbrosh pronen qe te eshte besuar, mos bej lojen e lesistave

  4. Arjan Madheshtori says:

    Ore pse nuk i anulloi tenderat e kqziut ky Zguri kur ishte pro dekretit te Metes?
    Se nqs eshte dekreti i ligjshem, keta te kqz jane duke bere shperdorim detyre. Po ata 4 socialistat te pakten thone qe dekreti eshte i paligjshem dhe mund te mbrohen, kurse ky edhe deklaron se Dekreti eshte i ligjshem, edhe nuk i anullon tenderat.
    Apo sdo te ktheje mbrapsht leket qe kam marre bakshish.

  5. FLUTURA says:

    Te gjithe do kthehen …

  6. Zani says:

    Ka Lesi ndonje koment per kete? E kuptojne tani qe çdo gje ka mare rrugen e duhur, e kane ne dore vet Shqiptaret qe mose te humbin jeten per te ardhme e femijve te Metes,Monikes, Saliut, Nokes, Ndokes, Xhelalit, Paloqes….e shume te tjerve. Te rroje USA Shqiperia e gjithe Shqiptarve pas 1 Korrikut , loja e sterzgjatur mbaron.

  7. Pellumbi says:

    Ky Zguri eshte burre ,apo burralec .Ky njeri nuk ja vlene te drejtoje K.Q.teZgjedhjeve .Ky qenkerka me dy fytyra ,perse u rkthye .Ky duhet te zvendsohet ,ska c’i duhet kujt .

  8. ziguri says:

    Ashtu ka qen gjith jeten luan me tre porta se shkollen ke plepat e ka bo.

  9. USA says:

    E cben USA te tredh o klement ty dhe ilirin prit se skein pare gje pas 1 korrikut !!!

  10. ZIGUR QARRI says:

    Fiks Zigur Qarri.

  11. USA says:

    Matrioshkat ruse te likes dhe saliut po bejne te pamunduren te mbijetojne. Jane djegur perni cdo ndodh pas 30 qershorit.

  12. MH says:

    Ziguri kerkoi te vinte brinat tashti si skrupuliq qe tregohet,na shet parimin dhe len edhe veshet.Te pranosh veshguesit e OSBE-s don te thote te parnosh si cecua edhe zgjedhjet ne diten e votimit 30 qershor.Jo po, ta dije dhe rrenacake Voltana e shkodres qe tjeter tergon per OSBE-n per interresin ne dufin e vet,e tjeter kerkon OSBE-ja per diten e votimit 30 qershor 2019.Te bahte dhe ne pranin e 150 veshguesve. Dhe pike.

  13. komentuesi says:

    Ehheee… nuk behet shaka me miellin e gjermanit. Pse nuk i tha edhe vezhguesve qe nuk ka zgjedhje? Qe i ka cdekretuar Likia. Apo ke hall se ta heqin vizen?

  14. Xhevair says:

    Po me urën ç’pate këta gjermanët valle apo donin me e marë miellin me bo bakllava për 30 qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje