Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi është shprehur i kënaqur se tashmë e gjithë bota e kishte parë se si kryeministri Edi Rama ishte i lidhur me krimin, theksoi se nuk do të bënte marrëveshje (pazar) me Ramën.
Në vijim, ai ka deklaruar se nuk do t’i zgjenjente mbështetësit e tij, pasi përsëriti disa herë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të kishte, duke ftuar popullin në rrugë.
Basha ka kërkuar edhe lirimin e të burgosurve, ku i referohej lirimit të personave që u ndaluan pasi u përplasën për KZAZ në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke nënvizuar se ikja e Edi Ramës ishte e panegociushme.
Ndër të tjera, Lulzim Basha tha:
Shpeshherë na kanë përbuzur, na kanë mosbesuar. Por sonte kjo merr fund njëherë e mirë. Rama ik, del sot nga kraharori i çdo shqiptari. Ora e të vërtetës erdhi. Gjashtë vite me radhë qëndruam dhe, ja, më në fund gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, krimin, me një qëllim, marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit, diçka që nuk do ta pranojmë kurrë.
Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë si gjithë Europa. Kjo betejë nuk do të ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës, por kur të kenë vendosur kushte si gjithë Europa.
Ai vazhdon drejt grushtit të shtetit, drejt votimit kriminal. Ta dijë mirë Edi Rama, ne nuk bëjmë asnjë hap pas, nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytet më qytet, fshat më fshat, demokracia kundër narkoshtetit, ndaj çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do dështojë me turp.
Ndërsa 30 Qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe Rilindjes së krimit. Këto mesazhe të qarta e të prera dua t’i bëj sonte të qarta për këdo që nuk i di. Nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë më në Shqipëri proces politik pa dënuar hajdutët e votave.
“Rama ti harrojë zgjedhjet më 30 qershor. Unë e di se mes jush që ka shumë që janë dëshpëruar, që po bëjnë gati valixhen të ikin.
Mbyllini valixhet, hapini zemrat për ndryshimin që po vjen, ndizini dritat sepse dikush tjetër po i bën gati valixhet tani që po flasim.
Ky është Edi Rama. Mos kini merak nuk kanë ku të shkojnë, vetëm në qelitë e burgut ku do ti çojë drejtësia e pavarur.
Basha vijoi: Jehona e “Bild” ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe nuk ka njeri që nuk e di çfarë banditi është kryeministri Edi Rama, prandaj e vetmja mënyre ishte skenari i turpshëm. Tik Taku i Edi Ramës po mbaron…
Në fund të fjalës së tij para kryeministrisë, Basha tha: Edi Rama është i pashprese pazar me opozitën nuk do të ketë. Do të ketë vetëm një rrugë dhe ajo është e përcaktuar në çdo manual kushtetuetues, rruga e drejtësie në burg hajdutët e votave. Ju ftoj në përmbyllje të kësaj protestë marshoni me mua drejt Parlamentit.”
Kur te kercenon vrases-haduti me burg! Hapu dhe!!!!!!! ? ? ?
Lulzim Basha eshte vetem nje karnaval,nje klloun qe ste ben te qeshesh
O Lulash te kame thene more hajvan se frika ka lindur tre vjet para trimerise.Kur edheti me 50 mije cetnik do me u ba sperfuqi.Me gjithe se ja del se ke komandante Voltana Ademin Ke trimin e qartun preg gore Mul Noken.
Amanet Mero mos e boto si shume te tjera.
Ti je nji cop muti me lesh. Mjere Ai vend per legenat qe ka.
I shkreti ti te qan syri po si do behesh kryeminister kur nuk te zgjedh njeri?
Bashar me vjen keq por je nje njeri kot fare, kurre ti nuk do te ngresh popullin sepse je nje kukull Kloun i Klonuar nga gjysh plaku Mere.
Ky Luli qenka teveqel.Shpreson te behet Ktyeminister.Po,si,qysh?Ne se do te ndaheshe,nga galloshja e vjeter,Sali,mbase.Eshte shume vone tani.Megjithate,mund te enderrosh.Dikur nje femije I vogel sapo u zgjua,thirri me te madhe Gjyshen.Gjeta 100S amund ti kem ato?Patjeter u pergjigj Gjyshja,jane te tuat
Kryeminister po bahem un para tejet Luliiiiiii.
E meritoj. A mkeni pa kund neper protesta?
Jam demokrat i madh un.
Edhe pak legen e hajn. Mos mi hapni letrat se nuk di ke marr me vedi.
Po me mi zbardh bisedat telefonike ne kohe zgjedhjesh , asht gallate e madhe. Kurrgja nuk kane ba socialistat sa kena ba , na demokratet e PD_se.
Drejtimin e burgjeve pritet ta marë komandant i naziskineve të Mamurrasit dhe i naziskineve të Haremit veror të Jales Flamur Herman Geringu kryegangsteri i pd leshelis, kjo në vitin 2029 Kur pd mund të vijë në pushtet
Basha, çdo dite qe kalon, po behet me qesharak.E ka kuptuar ne te kundert presidentin e Ukraines,qe nga aktor komik u be President.Tani kerkon te behet dhe K/Gjykates,qe te fuse ne burg Ramen,Sa xhevaire do te degjojme akoma si keto.Vertet ka budallenj nga militantet e PD-se,qe e besojne?Ne se po, atehere na mbyten budallenjte.
Edhe vete luli si beson ato qe thote .
Ore djalosh,po ti nuk di aritmetikën më elementare që sot fëmijët normalisht e dinë qysh në moshë 6 vjeçare , si mund të dish gjëra kaq të komplikuara kur vet një herë u more i pandehur për korrupsion ,një herë të shpëtoi babi kur vrave njerëz me duar në xhepa që proteston ,dhe aktualisht je nën akuzë si i pandehur ,jo dëshmitar,jo nën hetim por me paketën të përgatitur për në tre gjykata.
Kjo është se ç’është.ky është deri në brez i zhytur dhe flet si e ëma e Zeqos..