Kryeministri shqiptar tha të premten se qëllimi kryesor i opozitës është të prishin përpjekjet e vendit për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Rama i tha “The Associated Press” në një intervistë të premten se ai ishte i vendosur se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen pavarësisht trazirave të opozitës që nga mesi i shkurtit.
“Është bërë për të ndikuar negativisht. Është bërë për të treguar në Evropë se ky vend nuk është i qëndrueshëm, që ky vend nuk meriton të merret seriozisht, “tha ai, duke iu referuar protestave që kanë qenë të dhunshme.
Rama kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra, me “PS 30” përpara duke iu referuar Partisë së tij dhe datën e zgjedhjeve vendore.
Partitë e opozitës së qendrës së djathtë po bojkotojnë votimet pasi për muaj me radhë kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme kombëtare dhe kanë akuzuar qeverinë për manipulimin e votave.
Presidenti Ilir Meta po mbështet çështjen e tyre dhe anuloi anulojë zgjedhjet duke thënë se ata do të ishin “jodemokratike” pa pjesëmarrjen e opozitës. Parlamenti i Shqipërisë ka filluar procedurën e gjatë për të rrëzuar Metën për shkak të shkeljes së Kushtetutës.
Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje tjetër përveç “është koha për të dëgjuar njerëzit”, duke shtuar se do të rifillojë thirrjet për dialog të pakushtëzuar pas sondazheve.
Vendet e BE shtynë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht paralajmërimeve se një vonesë mund të dëmtojë përpjekjet e reformave dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Rama tha se argumentet e opozitës “nuk qëndrojnë”, duke shtuar se ajo ka “një plan të qartë për të prishur procesin politik, negociatat me procesin e BE”.
Ai tha se udhëheqësit e opozitës kanë frikë se negociatat e anëtarësimit në BE do të hapen me një fokus në gjyqësorin, duke përfshirë nëse zyrtarët e lartë duhet të paditen në rastet e korrupsionit.
“Vendi duhej të provonte se ky është një vend ku sistemi i drejtësisë nuk ka asnjë problem për të paditur, për të dënuar dhe për të parandaluar veprimtarinë kriminale të askujt”, tha Rama.
“Epoka e mosndëshkimit do të përfundojë dhe ky është problemi” për opozitën, tha ai.
Protestat e opozitës janë kthyer në dhunë me demonstruesit që hedhin shashka ndaj oficerëve të policisë, të cilët kanë reaguar me gaz lotsjellës në disa raste.
Në ditët e fundit, opozita është përpjekur të parandalojë përgatitjen e zgjedhjeve në rrethet që ata menaxhojnë.
Opozita drejton 27 bashki, ndërsa socialistët 34.
Shtetet e Bashkuara, BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë bërë thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe për t’u ulur në bisedime.
EDI RAMA NUK E BEN KURRE ATE GAFE
– Ai nuk ka as mendesine as tagrin
te qeverise nje opozite qe nuk
qeverise dot vetveten !
– Mision i pamundur !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri i Shqiperise Edvin Rama i beri thirrje, iu pergjerua, ra ne gjunje mbi 99 here tre muajt e fundit si “Romeo para Xhuljetes” …para opozites shqiptare me shkrim e me goje per te hartuar Reformen Zgjedhore, per dialog demokratik pa kushte e pa kercenime, pa shantazh e pa ultimatume “ keshtu e asesi ndryshe”…
I ofroi edhe Karta Bianke dhe Veto asaj per ta hartuar ate dhe ata jo vetem e kthyen Altarin e demokracise Kuvendin e Shqiperise ne arene gladiatoresh, cizmesh, vezesh, boje te zeze e deri grushtash, por edhe e vetbraktisen Kuvendin dhe vetedogjen me goje e me shkrim, me vullnetin dhe vetdijen e plote te tyre mandatet e besimit te popullit te vet qe i votoi per ne Kuvend dhe jo per ta kthyer krejt Shqiperine ne arene gladiatoresh dhe molotovesh te “ Perandorise se Djallit” Putanin, Beogradit dhe Athines… dhe per thika te reja mbas shpine jo vetem ndaj Atdheut tone te vogel, por edhe kunder Kosoves e shqiptareve si komb ne teresi per integrim ne BE, ne familjen tone natyrore Evropiane !
Edi Rama eshte emeruar, votuar dhe mandatuar nga populli dhe Kuvendi i Shqiperise per te qeverisur Shqiperine.
Edi Rama nuk ka as mendesine e as tager te qeverise opoziten. Po ta bente ose beje nje hap te tille ai vertete do te kryente nje atentat, do te go diste pluralizmin politik dhe do ta varroste demokracine.
Edi Rama nuk eshte nga ai planet e nuk i perket atij taborri!
Edi Rama eshte i vetmi politikan shqiptar ne keto 106 vjet qe leshoi dhe dhuroi pushtet per te bere shtet, shtetin ligjor qe Shqiperia nuk e ka pase kurre!
Edi Rama eshte i vetmi politikan e shtetar qe rrezikoi seriozisht pushtetin dhe qeverisjen e tij tri here ne tri vjetet e fundit per te bere shtetin ligjor, qe i ka ligjet, por ka edhe SaLike Luigjet e 14 “ Ligji jam une “ pra ligj mbi ligjet…!
Nese Edi Rama do ta kishte detyruar opoziten te braktise Kuvendin dhe te djege mandatet, atehere shumica e shqiptareve dhe mbare Bota Demokratike me nenen e saj, ate amerikane ne krye, do ta kishin percjelle ate tek autokratet.
Ta akuzosh Edi Ramen si diktator e monokratik dhe sistemin politik shqiptar si monokraci sepse nje grusht lideresh te vetinkriminuar deri ne gryke me zerin e figuren e tyre para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve me krime te shkalles se Hages si ai i ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se Remzi Hoxhes, shkelja e embargos se naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit e deri kanibaleve te Ruandes, te 97-es, te Grushtit fashist paramilitar serb te 14 shtatorit, te Gerdecit, te Otrantos, te 21 janarit 2011 … i ka kapluar paniku, terbimi, ankthi i ndeshkimit ligjor nga Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe BKH-ja, eshte ti sherbesh dhe besh protektorin e SaLikekracise qe e kthyen pandeshkueshmerine ne sistem e menyre sundimi te krimit, vrasjeve seriale, korrupsionit, plackitjes dhe hajnise me cizme.
Aq me teper kur Edi Rama me zerin e figuren e tij deklaroi para shqiptareve dhe nderkombetareve qe “SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit te filloje se pari me mua”, cka nuk e ka bere asnje politikan tjeter shqiptar deri sot .
Do ishte varrosja perfundimtare e shtetit ligjor, e demokracise e per pasoje e krejt shtetit shqiptar, duke krijuar nje shembull te keq edhe per Kosoven e me gjere.
Edi Rama nuk e ben kurre ate gafe vetvrasese ndaj nje opozite qe nuk ka ide, projekte, platforme, taktika as strategji konkururse, kuturu, babale, ndaj nje opozite qe nuk qeverise dot vetveten, ndaj nje opozite qe vjedh jo vetem votat e familjes se vet politike, por edhe aspiratat e idealet e perkrahesve dhe anetareve te saj me shpirt demokrati, ndaj nje opozite qe ne vend te perdore trurin perdor gomat e djegura dhe cizmet, drurin e gurin, tritolin e Molotovin, … ndaj nje opozite veteperjashtuese, veterrenuese, vetvrasese !
Edi Rama eshte nga nje planet tjeter me plot gabime e faje… Por sic thote sovrani: Kush punon gabon !