REAGIMI/ Delegacioni i BE: Aktet e dhunës dhe përdorimi i eksplozivëve s'do tolerohen. Opozita të sigurojë protestë paqësore

21 Qershor 2019, 16:12Politika TEMA

Delegacioni i BE në Tiranë pak orë para nisjes së protestës së opozitës deklaron se asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë.

Në një deklaratë zyrtare BE i bën thirrje liderëve të protestës që të sigurojnë një tubim paqësor.

Gjithashtu delegacioni i BE ripërsërit thirrjet për dialog konstruktiv mes palëve politike për të kapërcyer situatën politike aktuale.

Reagimi i plotë:

“Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar.

Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit.

 Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm.

Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t’u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave.”  (TemA)

1 komente në “REAGIMI/ Delegacioni i BE: Aktet e dhunës dhe përdorimi i eksplozivëve s’do tolerohen. Opozita të sigurojë protestë paqësore”

  1. Maksi says:

    Ik ore pepino futi ndonje tas makarona. Ose haj ndonje pice. Se per kete pune jeni ju. Politikat e juaja na kane prure ne kete gjendje ku jemi sot.Breshkaxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje