Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, ambasada gjermane në Tiranë deklaron se dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme.
Më tej ajo i bën thirrje përfaqësueve të opozitës që të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.
+++ Deklaratë e Ambasadores Schütz +++
„Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme!
Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi.
Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.
Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.
U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.“ (TemA)
Mos na caj trapin moj ambasadore, e i bie anash e anash, po thuaje cope : Lulzimja, Salia, Moniku dhe Ilirja duhet te shkojne ne burg!!!
Pavarsishtë sa keq ka punuar qeveria rama, që nga mosmbajta e premtimeve,korrupsionit ekonomik apo elektoral, shqiptarët nuk duhen braktisur nga europa e në veçanti nga gjermania në këto momente ku mundësia e përplasieve civile,dhunës,dhe terrorit që po shpalos opozita është kthyer në kërcënim kombëtar! A mund të jetë e ligjëshme nesër një qeveri e opozitës,e ardhur qoftë edhe me zgjedhje mbas gjithë kësaj klime të dhunshme terrori në popull! Sa e moralshme do të jetë për qeverin gjermane të bashkpunojë me një qeveri të opozitës që duart i ka të përcëlluara nga zjarri i revolucinit me shkollat e të qelbur nga era molotovit!!
Ja presin pak hovin Sales! Po ben si kafsha e plagosur, ne grahamat e fundit
Mire bejne qe bejne thirje per qetesi , e protesta paqesore , po qellimi i ketyre protestave , nuk eshte dalja nga gjendja e rrende , keq qeverisja , rrezimi i Rames apo gjithfare parullash a po fjalimesh qe shikojme e degjojme , c’do dite .
Qellimi kryesor eshte , nxirja qe duan t’i bejne Shqiperise , per t’a bllokuar drejt Europes , e natyrisht dhe pengimin e ca reformave qe Europa e Amerika kane nisur , dhe duan t’i perfundojne .
Ka kunj me gazetarin e vet Peter kjo qe as me goje nuk e ze? Nuk i beson sistemit ne vendin e vet kjo? Nese eshte keshtu cna duhet ta degjojme kete hipokrite dhe mercenare, mekat ti thuash gjermane!
Motre fol me Berishen se ne te tjeret dakord jemi.!!