"Është si hëna, herë e plotë, herë e qorruar", Rama: Meta anuloi zgjedhjet për të nxitur dhunën, bëri gabim fatal

21 Qershor 2019, 11:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi gabim fatal anulimin e zgjedhjeve nga Ilir Meta dhe këtë sipas shefit të qeverisë presidenti e bëri  për të nxitur dhunën.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 paraditen e sotme, Rama ironizoi  Metën teksa tha se ai është një personazh kompleks, “është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet”.

“Meta është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë të gabuara, nuk kemi se cfarë i bëjmë.

E bëri për të nxitur dhunën dhe gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës dhe ishte fatale për të.

Ai është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet” tha Rama.

Gjithashtu kreu qeverisë u rikthye edhe te mitingu dje në Shkodër dhe protestat që zhvilloi opozita kundër vizitës së tij.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që PD-ja dhe PS-ja të përplasen, gjithmonë mitingu i fundit negociohej dhe asnjëherë nuk kishte përplasje.

Kjo histori që i bën thirrje popullit që kryeministri të mos futet në qytet, kjo është si enversitët në 1990.

Ajo (Voltana Ademi) është mbretëresha e pisllëkut. Manipulojnë punonjësit, hajde këtu se do të heqim nga puna”– tha Rama. (TemA)

 

5 komente në ““Është si hëna, herë e plotë, herë e qorruar”, Rama: Meta anuloi zgjedhjet për të nxitur dhunën, bëri gabim fatal”

  1. FLUTURA says:

    Epo Ilir Meta edhe sulltan po te ishte nuk do ja duronte njeri henen e jo me President i nie Republike Parlamentare. Kemi c’i bejme e c’ke me te. Nuk ja kemi borxh askujt te na shqetesoje, pos halleve te perditshme.

  2. Cudia says:

    Nqs kjo eshte e vertete atehere perse nuk e arrestoni? U mbytem me fjale. Ligji ligji por kur te vìje Luigji.

  3. Edi i dashur !
    Pislleku i Voltanes ka mbuluar me kohe PS ne e Shkodres.
    Drejtuesit e Ps Shkoder ,drejtore te rendesishem i sherbejne hapur Voltanes.
    Kane zgjedhur te hane buken e PS duke i dhene dore Voltanes ne emerimin e kujdo njerezve te saj,duke minuar haptazi punen e qeverise.
    Pa patruar kete llum sherbetoresh e ke te veshtire ta fitosh Shkodren.
    Keta e minojne rruges Valdrin Pjetrin sepse nuk duan tu ndryshoje asgje.Ndjehen mire si drejtues me njeren dore ne pjaten e Voltanes.
    Mjafton te shikosh emerimet e bera.
    Te shkarkuarit e 2013 u rikthyen te rehabilituar.
    Po kot shpresoni te rehabilitimi i tyre.Ata prap votojne Pd ne.
    Socialistet enden rrugeve.Si gjithmone …
    Eshte e veshtire te jesh socialist ne Shkoder.

  4. Redi says:

    Eh mor Ed Roma je bo edhe ti içk diplomat.Si Arvizuja që i tha burrë shteti saliut dhe i futi gishtin. Mirë e ke se ke keq qenin e egësuar merret me të mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje