Meta: Shumë dakord me Ramën, zgjedhjet janë të popullit

21 Qershor 2019, 13:56Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për Radio Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga RTV Ora për një reagim lidhur me deklaratat e bëra nga Rama u shpreh: “Shumë dakord me kryeministrin.

Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”.

Ndërkohë Rama u shpreh gjatë intervistës se “zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit”.  (TemA)

1 komente në “Meta: Shumë dakord me Ramën, zgjedhjet janë të popullit”

  1. Haka Tekizoti says:

    He mo! Le ta shënojë populli këtë ngjarje. Ja ku u morën vesh për bukuri, dhe për çfarë? Për parime themelore, jo shaka. Dhe ne mendonim se kēta nuk bien dakord për asgjë. Bravo presidenti! Qenka alamet djali dhe populli e përflet si hajdut. Po ku kanë hajdutët parime sk këto të presidentit tonë të nderuar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje