Barack Obama dhe familja e tij po shijojnë pushime përrallore në Europë, ku përveç bukurive të plazheve dhe qyteteve historike po kalojnë edhe kohë me yjet e muzikës dhe kinematografisë.
Të premten, Barack dhe bashkëshortja Michelle, bashkë me vajzat Sasha dhe Malia, kaluan një drekë të këndshme me solistin e U2, Bono, ndërsa destinacioni i tyre i ardhshëm është një vizitë disaditëshe në vilën luksoze të George dhe Amal Clonney në liqenin e Komos.
Ish-Presidenti është parë të shëtisë bashkë me Bonon dhe familjen e tij në qytetin mesjetar francez Èze ndërsa drekën e kanë konsumuar në restorantin luksoz “La Chèvre d’Or”. Bono dhe Obama kanë miqësi të hershme, si dhe kanë realizuar bashkë një projekt kur Obama ishte President.
Gjatë gjithë javës, familja Obama ka vizituar pika turistike në jug të Francës, ndërsa ndalesa e radhës është vila e aktorit amerikan Clooney. Për të siguruar qetësinë e tyre, autoritetet kanë vendosur që të gjobisin deri në 500 euro varkat që nuk qëndrojnë deri në 100 metra larg “Villa Oleandra”, rezidenca e Clooneyt, e cila zakonisht është e lejuar për t’u vizituar nga publiku.
Kam respekt te thelle per Barak dhe Mishel Obama.
E pastaj, c’na duhet ne se ku ha buke Obama dhe se ke takon ai, ai eshte nje qytetar i zakonshem dhe nuk eshte e vecante se cfare bene ai tani, kush pyet per te tani?????????!!!!!!!!!!!!!!!!
Kudo ne bote, ku ka pabuksa, kur fati i hedh drejt lartesive me rast apo pa rast,”shijojne” gjera qe nuk i kane imagjinuar ndonjehere,si ne rastin e ciftit Obama. T’i shijojojne sa nuk eshte vone……edhe ata kane te drejte qe parate e taksapaguesve amerikane t’i konsumojne sipas deshires se tyre,qofte edhe me vonese………
Ke edhe për Ramën LORA ,,??
E dimë dhe këtë ,
Po këta të këtij lajmi më lartë janë anëtarë të një organizate që ndihmon njerëzit mbarë botën, kurse Rama ndihmon xhepat e poturreve të tij..