Njihuni me ishullin ku ora është e panevojshme

22 Qershor 2019, 10:00Lifestyle TEMA

Mund të duket e pabesueshme, por që tani në një ishull në Norvegji koha dhe ora nuk do të kenë asnjë kuptim. Ishulli quhet Sommaroy dhe ka rreth 300 banorë.

Qytetarët thonë që vuajnë nga koha konvencionale, në vendin, në veri të rrethit polar arktik, për shkak të stinëve ku ka ditë plotësisht të errëta ose plot me dritë.

Në verë për shembull, diellin nuk perëndon për 60 ditë dhe orët bëhet kështu plotësisht të panevojshme.

“Në mes të natës, në verë, në qytet në orën dy të mëngjesit,-shpjegon për Cnn Kjell Ove Hveding, promotor i kësaj iniciative- mund të shohësh fëmijë që luajnë futboll, njerëz që lyejnë shtëpinë ose pastrojnë kopshtet e tyre, apo adoleshentët që shkojnë për tu larë’.

Për këtë motiv qytetarët e Sommaroy në maj kanë krijuar një asamble për të vendosur të eliminojnë oraret dhe të krijojnë kështu të parën ‘time-free zone’, në botë.

Objektivi i kësaj iniciative është të garantojë një fleksibilitet të madh për qytetarët dhe rrjedhimisht për shumë turistë, që çdo ditë vizitojnë ishullin, shumë i vizituar për plazhet e bardha që ka.

Edhe të huajt duhet të përshtaten, duke i lënë orët e tyre në urën, që shënon hyrjen në qytezë.

1 komente në “Njihuni me ishullin ku ora është e panevojshme”

  1. Kadriaj says:

    Jetojm neket bot edhe sdim boll per krejt qfare egziston neket bot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje