Vihet në sekuestro preventive hoteli 500.000 eurosh në Himarë

22 Qershor 2019, 14:40Kronika TEMA

Është vendosur në sekuestro preventive për një hotel në ndërtim në Himarë dhe truallin ku po ngrihet ndërtesa.

Leja për ndërtim është dhëna nga bashkia e Himarës në favor të një shoqërie me administrator shetasin me iniciale F. H.

Sekuestrimi u bë me akuzën e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”

Vlera financiare e objektit dhe truallit me sipërfaqe 700 m2 në Spile kap shifrën rreth 500.000 euro.

“Është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe  toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel,”-raporton policia.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

2 komente në “Vihet në sekuestro preventive hoteli 500.000 eurosh në Himarë”

  1. lalai says:

    Pse nuk i vini fshatarit të korçës Z.Manes sekuestro në Palasë për tokat që ka vjedhur….!!
    Shtet e popull bythë shqyer….!!

  2. Flm says:

    Jam i bindur (koha do tregoj) qe hoteli eshte prone e ndonje minortarit te pa bindur ndaj tekave te Ramutit.
    ###
    Termi falsifikim dokumentash, eshte nje term i pergjithshem, ju lutemi percaktojeni c’far fallcifikim, sepse “falsifikim” mund te quhet edhe deshmia e REME e nje punonjesi te administrates se PS-es qe “firma nuk eshte e imia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje