Justin Bieber vendos të rikthehet, ja pse fansat duhet të falenderojnë Hailey Baldwin

23 Qershor 2019, 17:25Lifestyle TEMA

Justin Bieber ka disa vite që ka qëndruar në heshtje sa i përket muzikës. Albumi i tij i fundit daton para tre vitesh ndërsa kënga e fundit është dueti me Ed Sheeran.

Duket se artisti po punon për tu rikthyer fuqishëm, për të cilën është nxitur shumë nga bashkëshortja Hailey.

Me anë të një postimi të ri në Instagram, ai ka treguar se ndodhet në studio duke punuar, ndërkohë që modelja i qëndron pranë. Mesa dukej, bashkëshortja Hailey është arsyeja kryesore përse po rikthehet në muzikë pasi i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Justin nuk e ka mohuar që është larguar nga muzika për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Fansat ende shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet pasi kanë nevojë për muzikë të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje