Zgjedhjet e 30 qershorit, Policia angazhon 7 mijë efektivë për procesin

24 Qershor 2019, 19:48Politika TEMA

Të shtunën në mbrëmje, rreth 7 mijë uniforma blu pritet të marrin në dorëzim materialet zgjedhore për procesin e 30 qershorit.

Hartuesit e planit parashikojnë që jashtë qendrave të votimit të qëndrojnë nga 2 punonjës policie, por për shkak të mungesës së kapaciteteve efektive, nga Tirana do të delegohen me detyra në rrethe.

Mësohet se në ndihmë do të vijnë dhe efektivë të emigracionit, por edhe të ruajtjes së objekteve. Gjithsej duhet të sigurohen 5 362 Qendra Votimi, 90 KZAZ dhe 90 vende të numërimit të votave.

Përplasjet e ditëve të fundit nga mbështetës të opozitës në ambientet e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe kundërshtimi i bashkive që kontrollojnë PD dhe LSI, kanë tensionuar situatën në disa qytete.

Pikërisht për të shmangur përplasjet në 30 qershor, është parashikuar që grupe efektivësh dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, të qëndrojnë në gatishmëri, raporton A2.

Krahas kësaj, Policia do të angazhojë një numër të efektivëve në ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë, të cilat pritet të sigurohen me forcat Komando, ndërsa Garda kryesisht me lëvizjen e personaliteteve.

Ndërkohë, prej vitit 2005, vetë shumica e trupës së policisë nuk ushtron të drejtën e votës. Dikur efektivët votonin aty ku shërbenin, por prej disa procesesh zgjedhore kjo mundësi nuk aplikohet më.

1 komente në “Zgjedhjet e 30 qershorit, Policia angazhon 7 mijë efektivë për procesin”

  1. niki says:

    Per te luftuar terrorizmin ne Europe ne te gjitha qytetet kryesore eshte dislokuar ushtria. Une vete jetoj prej 28 vitesh ne Firenze ,ku ushtria ruan me ushtaret e saj te armatosur qendren e Firenze-s ,stacionin e trenit etj.Dhe kjo ndodh prej disa vitesh.Perse me rastin e ketyre zgjedhjeve mos te vendosnim USHTRINE ne pikat kryesore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje