Pavarësisht retorikave politike mazhorancë-opozitë, Partia Socialiste duket e vendosur për të zhvilluar procesin zgjedhor të 30 Qershorit.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka qenë e pranishme në njësinë 7 të kryeqytetit ku ka zhvilluar një dialog të zgjeruar me banorët e kësaj zone.
Ajo ka shkëmbyer një serë bashkëbisedimesh me grupmosha të ndryshme, ku ka dëgjuar shqetësimet, sugjerimet por edhe vlerësimet e tyre.
Teksa thekson rëndësinë e datës së zgjedhjeve, Gjonaj siguron se prespektiva e qytetarëve gjendet përpara.
“U mblodhëm të gjithë #Bashkë në sheshin pranë ? Shkollës “Dhora Leka” në Njësinë 7, ku flasin vetë si dëshmi punët konkrete të bëra nga#BashkiaTiranë.
Fokusi kryesor i punëve të mira në këtë zonë ka qenë për gjeneratën e ardhshme të qytetit, fëmijët ?.
Edhe më shumë besim se ditët më të mira janë përpara!
#30Qershor?
#PartiaSocialiste?”, nënvizon ministrja Gjonaj në rrjetin social Facebook, duke ndarë edhe disa fotografi të takimit. (TemA)
Sa me pelqen kjo zonje e fisme, e komunikueshme qe rrezaton mencuri dhe embelsi kur flet
Me kte gjenerata ardhshme nuk jam dakort….po neve? Pyeta dike kush eshte gjenerata ardhshme e di si me tha…ata qe nuk kane lindur…no per gje por vetes ja kane siguruar te ardhmen qe tani….ne duhet te presin…..xhanem ne nuk pritem po jemi ne Europe…po mjere te afermit e shoket tane.
Bravo Ministrja Gjonaj, jemi me ju. Respekte per figuren tuaj