Zëdhënësja e qeverisë i përgjigjet Metës: Historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri! Pra, sa të kem Lulin e Monën me vete s’pyes për Amerikën e Europën

25 Qershor 2019, 10:24Politika TEMA

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali replikon me presidentin Ilir Meta i cili sot doli në një deklaratë për median ku i quajti zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare dhe se vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor ishte truk procedurial për të justifikuar veprimtarinë e organizatës socialiste të KQZ-së dhe për të ndërtuar një operacion propagandistik.

Me anë të postimi në Twitter, Spiropali shprehet se Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos ai.

Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli!

Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!”, shkruan Spiropali.

1 komente në “Zëdhënësja e qeverisë i përgjigjet Metës: Historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri! Pra, sa të kem Lulin e Monën me vete s’pyes për Amerikën e Europën”

  1. sa hall te madh ka kjo qe flet keshtu says:

    Ju doni Haxhi llesh president qe nga frika e enverit se mos e vriste ndau dhe gruan ? Nuk perseritet historia sa here do partia…e punes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje