Ilir Meta flet për ‘aktorë të jashtëm’ që duan konflikt në Shqipëri, por a po iu shërben ai atyre?

26 Qershor 2019, 19:39Politika TEMA

Në takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, presidenti Ilir Meta ka folur edhe për situatën në vend, që vijon të jetë e tensionuar katër ditë larg votimeve të 30 qershorit. Meta ka kërkuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

Njësoj si në deklaratën e bërë pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Meta ka folur sërish për ‘aktorë të huaj’ që kontribuojnë për skenarin e paligjshmërisë dhe konfliktit në Shqipëri.

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, është shprehur Meta gjatë takimit me Szijjártó.

Nuk dihet për kë aktor të jashtëm e ka pasur presidenti, pasi ata që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve me çdo kusht janë SHBA dhe BE.

Ndryshe nga Meta, që është kundër zgjedhjeve.

Është e sigurtë që SHBA dhe BE nuk duan destabilizimin e Shqipërisë, por në këtë rast lind pyetja, a po iu shërben Ilir Meta “aktorëve të jashtëm” që duan konflikt dhe destabilizim në Shqipëri, që në këtë rast nuk janë SHBA dhe BE?!(TemA)

6 komente në “Ilir Meta flet për ‘aktorë të jashtëm’ që duan konflikt në Shqipëri, por a po iu shërben ai atyre?”

  1. the american says:

    krruje me amerikanët krruje, o brekëçarçaf çorovode!

  2. Redi says:

    Kërcitjani byzylykët këtij përpara se të vrasi veten shtangisti se na duhet për inagurimin e Reçit.

  3. Rita says:

    Oh surrat i poshter, je bere tamam si personazhi “SMIGOL” tek “Lord of the Ring”. Sado miliona te kesh ligesia qe ke ne shpirt ta ka kthyer fytyren ne djall. I peshtire, rrenqethem kur shikoj surratin tend neper gazeta. Te zente mallkimi I cdo Shqiptari….po kur te ikesh mos harro te marresh me vete Mone kurven te shperfytyruar ne baxhelle.

  4. Jimi says:

    Perplasjen po e inskenon faktori i brendshem tI, qoftlargu, buratini Basha me konkubinen tende . Por qe neser ti shpetoni cfaredo pergjegjesie, sot kerkoni t’ja faturoni faktorit te jashtem.

  5. Oparaku says:

    Fitilin e ketij konflikti e ndeze ti si president duke e cdekretuar dekretin tend.Prandaj i pari qe duhet te japi llogari per situaten je ti dhe jo nderkombetaret.Keto te fundit kerkojne zgjedhje se sben me dt 30 ti i coroditeopozitaret ose me mire cove uje ne mullirin e opozites.gruas sate.se shqiperine ju si familje e konsideroni si oborrin e shtepisesuaj.dhe per ju do te ishte shume mire qe te iknin te gjithe shqiptaretqe ju te beni cfare dhe si te doni.Njeri me te pa fytyre se kete nuk ka dhe nuk do te kete.

  6. Vatra says:

    Atëhere thuaje hapur nga ku vjen rreziku e ke detyrë Rames i thu gjithëçka e të jashtmit i kursen por mirë që ma në fund hapur u radhit me faktorin e brendëshëm që në mënyrë ciklike e pengojnë dhe sabotojnë qeverinë në punë normale kurse qeverisja e tyre ka qen kolaps qoftë shoqëror qoftë financiar për vendin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje