Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.
Top Channel raporton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes për 30 qershorin, po ashtu edhe Ambasada e Italisë ka akredituar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes.
KQZ ka marrë vendim edhe për akreditimin e dy televizioneve ndërkombëtare, siç është Al Jazeera dhe televizioni austriak, ORT.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, por mazhoranca e konsideron dekretin si antikushtetues dhe të pazbatueshëm. Dekreti nuk u njoh as nga KQZ, ndërsa Kolegji Zgjedhor refuzoi të pranonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për heqjen e emrit nga fleta e votimit pas vendimit të Metës.
Ndërkohë, zhvillime të reja priten mesditën e sotme, pasi në Presidencë po zhvillohen takime me drejtuesit e opozitën për krizën politike. Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e Metës për dialog, duke theksuar edhe njëherë se zgjedhjet janë në 30 qershor.
20 vezhgues jane më se te mjaftueshëm. Perëndimi perdor racionalitetin. Nëse në 20 qendra votimet jane
korrekte Dhe nëse ne keto 20 qendra kemi arrixhinj demokratë që tentojne te tregojne pazhvillimin trunor me veprimet e tyre anti sociale Aq i mjafton SHBA-ve per te nxjerre konkluzionet. Keto 20 qendra do shërbejnë si laboratorë ku do testohen viruset antivlerë shoqërore.